Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja vallëzon “Vallet e Bullgarisë”

Foto: klubi “BG Ritëm”

Më 25 nëntor klubi “BG Ritëm” u shndërrua në një vend, ku folklori bullgar, vallet dhe këngët bashkojnë të gjithë brezat në magjinë e “Valleve të Bullgarisë”. Autori i këtij projekti është Ljudmill Makaronski. Ai është udhëheqës artistik dhe koreograf i formacionit koreografik kombëtar dhe i klubit koreografik “Geraci”. Jeta e tij është lidhur me folklorin bullgar.

Ljudmill Makaronski ka mbaruar klasën e parë të Asen Pavllovit në Shkollën Kombëtare për Art Koreografik, pas kësaj ka mësuar koreografi dhe art menaxhim në Akademinë Muzikore të Plovdivit. Karriera e tij profesionale është lidhur me ansamblin “Çinari” dhe me ansamblin folklorik “Trakia”. Ka vallëzuar në grupin e Neshka Robevës, ku ka marrë pjesë në krijimin e koreografisë. Mysafiri – koreograf në mbrëmjen e së premtes ishte Anton Andonov, pedagog dhe udhëheqës i katedrës së koreografisë në Akademinë Muzikore të Plovdivit. Ai gjithashtu është artist, solist-balerin dhe mjeshtër baleti i ansamblit “Trakia”. Çfarë përbën vetë projekti, për këtë na tregoi Katja Vasileva, një nga organizatorët e projektit “Vallet e Bullgarisë”.

Ai e tërheq publikun në traditën muzikore-koreografike dhe në folklorin autentik bullgar nga të gjitha krahinat. Në “Vallet e Bullgarisë” mund të përfshihen të gjithë, të cilët duan ta prekin magjinë dhe koloritin e valles bullgare. Gjatë mbrëmjeve të ndryshme do të paraqitim shumëllojshmërinë e traditave folklorike koreografike të Bullgarisë. Theksi në programin tonë më 25 nëntor ishin vallet “Gajdja Avasi” nga krahina etnografike e Pirinit, “vallet e kallgamashëve” nga krahina e Stranxhës dhe “Gllavnishka Kopanica” nga Trakia.

Mësimet e folklorit gjithmonë do të jenë në sfondin e muzikës live në interpretim të orkestrës “Geraci”. “Vallet e Bullgarisë” do të zhvillohen çdo muaj, kurse ideja është që mbrëmjet e ndryshme tematike ta ruajnë traditën muzikore koreografike bullgare. Vallet popullore janë një emocion i madh, si për valltarët, ashtu edhe për shikuesit, sepse vallja nuk është vetëm lëvizje, por diçka më shumë. Ky është një tregim i shpirtit. Unikaliteti i valleve popullore bullgare i detyrohet pasionit dhe ndjenjave, të cilat i mbushin me emocion.

A mund të marrë pjesë çdonjëri?

Absolutisht të gjithë, të cilët duan ta prekin magjinë e folklorit bullgar dhe të mësohen të vallëzojnë, mund të marrin pjesë në “Vallet e Bullgarisë”. Ky është shkaku të ftojmë disa prej koreografëve dhe profesionistëve më të mirë të Bullgarisë, që të mund të sigurojmë mësimet më të mira të valleve.

Gjithnjë e më shumë njerëz të rinj i drejtohen folklorit bullgar. Është shumë bukur se ne bullgarët kthehemi te rrënjat tona. Pikërisht për këtë shkak formacioni koreografik “Geraci” përpunon një projekt të përbashkët bashkë me motrat Valentinovi, të quajtur “Është Surva!”. Ata janë duke përgatitur këngë, valle dhe tradita të lidhura me trashëgiminë jomateriale kulturore bullgare të mbrojtur nga “UNESKO”-ja – me kulturën e kukerëve.

Në projektin tonë kemi trashëgimtarë të vërtetë të folklorit të Graovos. Përpiqemi të gërshetojmë imazhin e të ashtuquajturit “Survakar” (djalë që shkon shtëpi në shtëpi për të uruar Vitin e Ri) në koreografinë profesionale të “Geraci” dhe në muzikën e autorit të Iva dhe Eva Valentinovit. Kemi qëllim ta tregojmë traditat e vjetra nga pikëpamja e ekipit tonë të ri prej valltarësh dhe muzikantësh profesionalë. Përpiqemi të paraqesim përveç valleve dhe melodive të zakoneve të vjetra, edhe disa simbole të vjetra të folklorit tonë. Një element kryesor në program është Krahina Folklorike e Graovos, sepse besojmë se jemi të fortë dhe interesantë në interpretimin e zakoneve të vjetra bullgare, të ideve muzikore, të legjendave familjare dhe të traditave.

Mbrëmja e “Valleve të Bullgarisë” mirëpriti shumë njerëz, që dëshirojnë të mësojnë më shumë për vallet popullore dhe folklorin tonë në përgjithësi. Svetosllav Ivanov na tregoi nga vjen pasioni i tij ndaj valleve dhe cilat janë vështirësitë e valles popullore bullgare?

Aktualisht jam në ansamblin koreografik “Ballkan”. U gjenda atje me ndihmën e nënës sime, sepse ajo ka vallëzuar atje. Prandaj vendosa të provoj edhe unë. Gjëja e vështirë në vallet popullore është specifika e muzikës bullgare, e cila kërkon lëvizje specifike. Vallja popullore është e vështirë, por është e bukur. Atje, ku unë vallëzoj, ka shumë njerëz të rinj dhe kjo më gëzon. Në koncertet vallëzojnë kryesisht njerëz të rinj. Ka edhe shumë fëmijë, të cilët merren me valle popullore dhe kjo është shumë e bukur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD