Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Luftën e Parë Botërore: 1916

БНР Новини
6
Foto: BGNES

Në Muzeun Kombëtar Ushtarak Historik u hap ekspozita “1916: Fitore dhe sprova”. Ajo i kushtohet Luftës së Parë Botërore, dhe më saktë – pjesëmarrjes së vendit në konfliktin botëror të vitit 1916. Bullgaria hyri në të në vitin 1915 në anën e Forcave Qendrore. Ajo arriti një armëpushim në vitin 1918.

Për Radio Bullgarinë më shumë hollësi sjell Lilija Krivorova, kryeekspertе në muze: “Viti 1916 ishte një vit, në të cilin Bullgaria shënoi fitore jashtëzakonisht të mëdha, krahas disfatave. Në sfondin e fitoreve, disfatat nuk janë shumë. Gjatë muajit gusht të vitit 1916 Ushtria Bullgare dhe më saktë Brigada e saj e Dytë e Divizionit të Dytë të Trakisë të Këmbësorisë, në të cilin ishin Regjimentet e 27-të dhe 28-të Çepinski të Këmbësorisë, si dhe Regjimenti i 28-të Stremski, iu bënë ballë pesë sulmeve të armikut afër brigjeve të lumit Vardar dhe te Dojrani. Trupat anglo-franceze nuk arritën të çajnë frontin. Ky ishte një episod heroik i ngjarjeve të verës së nxehtë të vitit 1916. Një arritje e Ushtrisë Bullgare ishin edhe dy sulmet realizuara përpara gjatë gushtit të vitit 1916. Ato janë operacionet sulmuese të njohura si Lerinska dhe Strumska. Me ato dy sulme të Ushtrisë së Parë dhe të Dytë u përmirësua situata e përgjithshme operative në Frontin Jugor.

Ushtarët e Regjimentit të 4-të Maqedonas të Këmbësorisë duke qitur kundër aeroplanit armiqësor, Fronti Jugor, më 1916
Duhet të përmendim edhe betejat gjakderdhëse në majën Kajmakçallan. Nga data 12 deri më 30 shtator Regjimenti i 11-të Slivenski i Këmbësorisë dhe një pjesë prej Regjimentit të 24-të të Këmbësorisë zhvilluan beteja jashtëzakonisht të rënda dhe të përgjakshme aty. Në to vdiqën 2 mijë oficerë dhe ushtarë. Përleshjet ishin aq të ashpra, se kjo majë më të lartë të malit Nixhe, në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, u ul me 10 metra si rezultat i zjarrit të pandërprerë të artilerisë. Disa prej ushtarëve bullgarë, që u shpëtuan humbën aftësinë për të menduar normalisht, ndërsa të tjerë u bënë të shurdhër. Pak ishin ata, të cilët u shpëtuan. Bullgarët mbrapsën dhe serbët pushtuan majën. Përleshjet u zhvilluan kundër Divizionit Serb të Drinit.

Refugjatë nga rajoni i Serresit më 1916Ky ishte një nga mossukseset e ushtarëve bullgarë në vitin 1916. Mirëpo, më 1 shtator të vitit 1916 filloi ngadhënjimi i Ushtrisë së Tretë Bullgare në Dobruxhë. Me një goditje të shpejtë dhe të papritur repartet nën komandën e gjeneralit Stefan Toshev pushtuan Kështjellën e Tutrakatit – një fortifikatë moderne. Kjo ishte një nga fitoret më të mëdha të Ushtrisë Bullgare në vitin 1916. Pas kësaj vazhdoi marshimi fitimtar i Ushtrisë së Tretë në Dobruxhën Veriore. Është me rëndësi të përmendim, se në Ushtrinë Aleate të Danubit, në përbërjen e së cilës kishte reparte gjermane dhe turke, kishte edhe dy divizione bullgare. Kjo Ushtri Aleate avancoi dhe arriti deri te gryka e lumit Seret në dhjetor të vitit 1916.

Spaletat e gjeneralit rumun Konstantin Teodoresku, komandant i Kështjellës së TutrakanitNdërkohë, më 19 nëntor armiku arriti të shtyjë trupat bullgare në Frontin Jugore te Bitola dhe të pushtojë qytetin – thekson zonja Krivorova. – Repartet tona mbrapsën dhe kjo ishte një nga disfatat. Në fakt me humbjen në Kajmakçallan u bënë dy, por kjo ndodhi në sfondin e të gjitha fitoreve të tjera. Prandaj edhe ekspozita jonë titullohet “1916: Fitore dhe sprova”. Kjo për arsye se fitoret u arritën në sajë të qëndrimit të ushtarëve bullgarë të të gjitha vështirësive dhe për fat të keq të shumë sakrificave njerëzore.

Linja mbrojtëse përgjatë lumit të Danubit, Fronti Verior, më 1916
Mirëpo, a ishin të armatosura dhe të pajisura mirë ushtritë bullgare në vitin 1916 dhe në ç’shkallë fitoret i detyroheshin frymës së tyre dhe gatishmërisë të sakrifikojnë jetën?

Kapiten Prodan Tarakçiev para kryerjes së detyrës luftarake, Aeroporti i Belicës, më 1916Mendoj, se në atë vit trupat tona ishin të armatosura dhe të pajisura mirë, gjithashtu të furnizuara mirë. Mirëpo, ato fitore në radhë të parë i detyrohen frymës së lartë luftarake të ushtarit bullgar, të cilën ai e tregoi jo vetëm në këtë luftë, por edhe në luftërat e mëparshme për bashkim kombëtar. Sepse e dimë, se Lufta e Parë Botërore ishte njëra prej luftërave për bashkimin kombëtar, ashtu edhe si Luftërat Ballkanike. Në të gjitha luftërat ushtari bullgar tregoi se është një ushtar sypatrembur dhe vetëmohues.

Dekorimi i ushtarëve të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë të Plevenit me kryqin “Për trimëri”, Fronti Jugor, më 1916Në ekspozitë paraqiten afro 200 pamje të digjitalizuar nga fondi me fotografi të muzeut, të cilat rikrijojnë verën e nxehtë dhe vjeshtën luftarake të vitit 1916. Krahas sendeve të komandantëve të regjimenteve, brigadave, divizioneve shihen edhe sende të ushtarëve, të cilët morën pjesë në betejat e shumta.

СнимкаNjë eksponat interesant është për shembull luga për Kungatën e Shenjtë të ushtarëve të Ushtrisë së Dytë nga kisha “Shën Gjergji” në fshatin Capari, rajoni i Bitolës/Manastirit. Në ekspozitë ka edhe aplikacione interaktive për vizituesit. Njeri prej tyre është “Vija e Kohës”, e cila mund të plotësojë dituritë e vizituesve me ngjarje nga Fronti Jugor dhe Verior dhe nga frontet e tjera, ku përfshihen dy koalicionet – Antanta dhe Forcat Qendrore. Një nga aplikacionet është me kujtime të bashkëkohësve të luftës, duke përfshirë edhe pjesëmarrësve në të. Për vizituesit më të vegjël ka ekran me prekje me ndihmën e të cilit mund të mësojnë më shumë për ushtarët bullgarë dhe për betejat më vendimtare të luftës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD