Në Bullgari jemi në krizë qeveritare, për të cilën askush nuk di se kur do të përfundojë. Ndoshta kjo do të bëhet pranverën. D.m.th. presim akoma gjashtë muaj të paqëndrueshmërisë politike. Ekonomia është në rritje, mirëpo shumë analizatorë mendojnë se kulmi i saj tashmë është arritur e këtej e tutje do të ketë një ngadalësim të rritjes ekonomike. Kjo do të thotë se retë mbi qeverisjen e shtetit po dendësohen.
Dhe pikërisht në këtë moment Ministria e Financave aktualizoi prognozat e veta për rritjen ekonomike për sivjet. Më parë prognoza ishte për rritje prej 2,6%, tani ajo është për 3,2%. Për vitin e ardhshëm pritet një rezultat më modest, mirëpo gjithashtu pozitiv – 2,9%. Këto shifra tingëllojnë në mënyrë inkurajuese, aq më shumë se pritje pozitive ka edhe biznesi bullgar.
Po të kemi parasysh mendimin e Asociacionit të Kapitelit Industrial, i cili është një nga organizatat më të mëdha të punëdhënësve në Bullgari, biznesi edhe në situatën e tronditjeve politike mbetet i qëndrueshëm, tani për të nuk ka shqetësime, më shumë mund të flasim për njëfarë kujdesi. Mirëpo nuk mungon edhe optimizmi për të ardhmen e afërt. Kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme, disa prej tyre bile thellohen, mirëpo në përgjithësi pritjet për vitin e ardhshëm janë të mira.
Një analizë e Asociacionit të Kapitalit Industrial për pritjet e anëtarëve të tij tregon se shumica prej tyre presin një vit të mirë për ekonominë tonë. Parashikojnë rritje të shitjeve, planifikojnë edhe rritje të pagave dhe zgjerim të personelit. Duke folur për krahun e punës, duhet nënvizuar se ky është shqetësimi më i madh i punëdhënësve në Bullgari. Jo vetëm industria është prekur nga mungesa e kuadrove të kualifikuara, probleme të tilla kanë edhe në sektorin e shërbimeve, bujqësi, dhe në pothuaj të gjitha sektorët e ekonomisë. Dhe pikërisht për shkak të kësaj mospërputhjeje midis kërkimit dhe ofrimit në tregun e punës, punëdhënësit janë gati të japin më shumë para për kuadrot e përgatitura. Mirëpo ata kuptojnë se kështu problemi nuk zgjidhet. Ka nevojë për reforma urgjente në sistemin e arsimit, i cili është përgjegjës për përgatitjen e kuadrove. Dhe pikërisht këtu reformat nuk zhvillohen kështu siç duhet dhe biznesi nuk pret rezultate në kuadrin e gjashtë muajve e ardhshme, kur presim shumë ngjarje në jetën tonë politike dhe të cilat me siguri do të shkëpusin vëmendjen e politikanëve nga objektivat e rëndësishme të afatgjata.
Mirëpo biznesi e argumenton optimizmin e tij të matur për vitin me energjinë dhe inercinë e akumuluar pozitive në ekonominë e vendit. Ekonomia jonë zë pozitën e dytë në tërë Bashkimin Evropian për nga tempet e rritjes për këtë vit. Biznesi, pavarësisht sa fleksibil është, nuk duron ndryshime të papritura dhe adaptohet ndaj realiteteve të reja sociale dhe ekonomike me pak vonesë. Pikërisht për këtë shkak paqëndrueshmëria e ardhshme politike nuk do të shkaktojë tronditje të mëdha ekonomike gjatë vitit 2017, janë të bindur shefat e kompanive.
Është vështirë të thuhet nëse ata kanë qindpërqind të drejtë. Nuk ka përputhje të plotë mes vlerësimeve dhe parashikimeve të ekspertëve ndërkombëtarë sa i përket së ardhmes së afërt të ekonomisë bullgare. Mirëpo dallimet mes tyre qëndrojnë kryesisht në nuancat dhe detajet, kurse të gjithë pajtohen se po vjen një vit i rritjes ekonomike, rritjes së PBB-së dhe rritjes graduale të prodhimtarisë Si pasojë presim edhe rritje të të ardhurave të punëtorëve dhe nëpunësve. Kjo rritje do të tejkalojë 2.5 për qind. Financat publike do të jenë të qëndrueshme, të hyrat e biznesit gjithashtu nuk do të jenë më të vogla nga të deritanishmet. Ashtu në fund fare duket, se faktorët me efekt pozitiv do të dominojnë mbi tendencat negative në ekonominë bullgare gjatë vitit të vijueshëm. Gjithë kjo tregon, se ajo është kaq e zhvilluar dhe e pjekur, se mund t’i rezistojë tronditjet politike, të cilat ekzistojnë në shoqëritë bashkëkohore demokratike.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..