Në Komisionin mbi politikat për bullgarët jashtë shtetit të zhvilluar në parlament, u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme:Politika arsimore ndaj bashkësive bullgare jashtë kufirit për vitin 2016, vendet e shtuara në shkollat e larta bullgare për bashkatdhetarët tanë nga jashtë nga 400 në 1000. Në qendër të vëmendjes ishte çështja me statutin e ardhshëm të Universitetit shtetëror të Taraklisë në Moldavi, si dhe ndërtimi i Gjimnazit bullgar në qytetin Odes në Ukrainë.
Qëllimet e vendit bullgar janë që Universiteti i Taraklisë të ri transformohet dhe të bëhet filial i shkollës së lartë bullgare. Realizimi i shpejt i këtij projekti është me një rëndësi të madhe, sepse në këtë mënyrë do të ruhet dhe do të përmirësohet cilësia e arsimit aty. Gjatë katër muajve të ardhshëm është parashikuar të këmbehet një projektmarrëveshje me Moldavinë.
Për ndërtimin e Shkollës bullgare në Odes nga Ministria e Shkencës dhe të Arsimit thanë se, kanë motivet më të mëdha që kjo të rastis. Një gjimnaz i tillë mund të përfshijë mbi 150 nxënës, që e justifikon financimin e këtij projekti. Qëllimi i Ministrisë është që gjimnazi i ardhshëm të jetë në ngjashmëri të këtyre të cilët i kemi në Pragë dhe në Bratislavë.
Kryetari i Agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë shtetit Boris Vangjellov komenton:
“Dua të dallojë hapat pozitivë, të cilët u bënë nga Ministria e Shkencës dhe të Arsimit. Në vend të parë është rritja me 45% të bursës për bullgarët nga bashkësitë historike jashtë vendit, të cilët studiojnë në Bullgari. Një hap tjetër i madh në drejtimin e saktë ishte numri i shtuar i bullgarëve të cilët mësojnë në shkollat bullgare jashtë shteit. Nuk duhet të harrojmë se, viti i sivjetshëm është një vit pilot dhe shumë nga bashkësitë akoma nuk dinë për këtë vendim. Gjëja tjetër e rëndësishme është se në Ministrinë e Shkencës dhe të Arsimit formuan një drejtori e cila të përgjigjet për shkollat bullgare jashtë kufirit, gjë e cila ndihmon për një kontakt mjaft më intensiv dhe me cilësi midis tyre dhe institucionit. Sa i përket Universitetit të Taraklisë, ruajtja e tij është me një rëndësi të madhe, me qenë se është i lidhur me ruajtjen e identitetit kombëtar bullgar të bashkatdhetarëve tanë aty. Gjërat zhvillohen mirë, ku nga pala moldaviane nuk takohen pengesa. Kjo është shkolla e vetme mësimore të këtij lloji jashtë Bullgarisë, qëllimi bazë i së cilës është ruajtja e identitetit bullgar dhe është fare e natyrshme të presim një garë me vendin rumun, por bullgarët aty janë një realitet historik, të cilin Bullgaria është e detyruar ta marrë parasysh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..