Para një viti katër artistë bullgarë për here të pare vizituan Indinë. Sellma Todorova, Aglika Gajtanikova, Ivan Dodov dhe Stefan Çurçuliev ishin përfaqësuesit e shtetit tone në edicionin e pare të Bienales Ndërkombëtare për Akuarel në Delhi (1st International Watercolor Society India Bienale), ku u prezantuan veprat e akoma nëntë piktorëve bullgarë. Sipas fjalëve të tyre gjëja më emocionuese gjatë qëndrimit të tyre në Indi ishte mundësia që të vizatonin në rrëzat e Himalaieve. Këtë mundësi të shkëlqyeshme piktorët e patën në saj të Fondacionit Indologjik “Lindja - Perëndimi” dhe falë mikpritësit të tyre në Shtëpinë e Kulturës “Sushma” – doktorit Karan Çauhan. Shoqëria Ndërkombëtare e Akuarelistëve në Bullgari dhe Ambasada e Republikës së Indisë tek ne gjithashtu kontribuuan për realizimin e këtij udhëtimi. Pikturat e artistëve bullgarë nga India u prezantuan tek ne më parë në qytetin bregdetar Varna dhe tani po ndodhen në galerinë “Serdika” të kryeqytetit.
Para se t’ju prezantojmë ngjarjen përmes vështrimit të pjesëmarrësve, ju ofrojmë një pjesë të intervistës me kritikun e artit prof. Çavdar Popov:
“Alla Prima” është një term, i cili përdoret në art vetëm në lidhje me akuarelin. Bëhet fjalë për përshtypjen e parë, format e para – pa përsëritje, pa ndryshime në vizatimin e imazhit. “Alla prima” është emëruesi i përbashkët midis piktorëve të ndryshëm në këtë ekspozitë. Veprat e tyre janë krijuar me një frymë, duke improvizuar dhe mbajnë përshtypjet e tyre të freskëta. Është me rëndësi të madhe se këtu vetëshprehja mbetet në plan të dytë. Pavarësisht nga veçoritë e tyre, piktorët kanë pranuar një mënyrë të përbashkët për shprehje. Dhe kjo në këtë rast është shumë pozitive, në plan të parë janë madhësia, rëndësia e temës, e natyrës, arkitekturës, fytyrave të vizatuara. Ka një mendim të shprehur nga Rockwell Kenti “Nganjëherë, duke qëndruar para madhësisë së natyrës apo të motivit, të cilin e rikrijosh, dëshirosh më shumë që të mos shprehësh veten, kurse të harrosh për veten”. Këtu qëndrimi i piktorëve është i tillë.”
Ja se çfarë tha Sellma Todorova, kuratorja e ekspozitës:
“Dëshiroja të vizitoja Indinë dhe fola për këtë me zonjën Bojanova, kryetaren e Fondacionit indologjik “Lindja – Perëndimi”. Ideja e saj ishte që të bënim diçka më shumë se një vizitë në Indi. Para më se dy dekadash doktori Karan Çahuan ka qenë profesor në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe që atëherë ai dhe zonja Bojanova janë kolegë dhe miq. Dr. Çahuan nuk kishte vizituar Bullgarinë prej shumë kohe dhe pikërisht verën e kaluar erdhi këtu. Atëherë na ftoi në “Sushma”. Të gjithët ishim shumë të motivuar dhe përdornim çdo një çast atje për të vizatuar.”
“Për mua është një ëndërr e plotësuar – diçka, të cilën gjithmonë e kamë dëshiruar, por nuk kam menduar se do të bëhet – këto janë fjalët e Aglika Gajtanikovës. – Ishte një muaj i jashtëzakonshëm. Tani shikoj pikturat më qetë. Atëherë isha tepër kritike ndaj vetes. Nuk mund të harroj majat dhe njerëzit atje, pastërtinë e vështrimeve dhe buzëqeshjet e tyre.”
“India është një shtet i befasive – është i bindur Stefan Çurçuliev. – Njeriu duhet të nisë një udhëtim të papërgatitur, pa paramendime dhe të presë gjithçka. Punonim si në një ëndërr, improvizonim. India është një sfidë me koloritin e saj, vetëm emri i shtetit provokon një shpërthim ngjyrash.”
“Akoma ndiej ngrohtësinë. Ajo ishte gjëja e parë, me të cilën na pritën mikpritësit tanë – tha Ivan Dodov. – Njerëz aq të ngrohtë dhe aq të përkushtuar nuk kisha takuar më parë. Gjëja tjetër tërheqëse për mua është madhështia dhe në të njëjtën kohë qetësia e këtij vargmali, e Himalaieve. Ndjeva një fortësi, e cila akoma më ndihmon. Lejova veten të shikoja jo nga vendi, ku isha, por nga një lartësi më e madh dhe pasi nuk pata mundësi ta bëj këtë fizikisht, e bëra me forcën e imagjinatës. Dhoma, në të cilën flija ndodhej në katin e dytë dhe çdo mëngjes e kisha mundësinë të vështroja lindjen e diellit. Çdo mëngjes malli, ngjyrat ishin të pabesueshme – 14 lindje të ndryshme. Kjo ishte një dhuratë e vërtetë për mua.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..