“Mundohej nëna e Zotit nga Dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje..., kur lindi fëmija e Zotit” – këto janë fjalët e një prej këngëve më të përhapura kushtuar Krishtlindjeve në traditën folklorike, e cila ka shumë variante melodike në mbarë vendin. Ajo interpretohet nga 20 dhjetori, kur është Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit deri në orët e para të Krishtlindjeve më 25 dhjetor. Sipas besimeve popullore Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit vë fillimin e festave të Krishtlindjeve, sepse këtë ditë kanë filluar dhimbjet e lindjes të Shën Mërisë.
“Nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit e gjer te Krishtlindjet” – kështu titullohet edhe koncerti festiv në City Mark Art Qendër. Pikërisht në ditën e Shën Ignatit në sallën e meremetuar të dhomës të ish kinemasë “Levski” publiku do të mund të dëgjojë këngët e bukura të dy këngëtarëve të njohur bullgar të muzikës pop – Vanja Kostova dhe Bojan Mihajllov.“Krishtlindjet bashkë me Pashkët janë festat e mia më të dashura – thotë Vanja Kostova. – Jam e bindur se shpirti i Krishtlindjeve duhet të jetë gjithmonë me ne, të mos presim vetëm kohën nga Dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje. Çdo ditë në shpirtrat tona duhet të lindet Zoti. Prandaj edhe në këngët që zgjodhëm bashkë me birin tim Bojan, rrëfehet jo vetëm për lindjen e Krishtit, por edhe për virtytet e njeriut, për bujarinë, për ngushëllimin. Për shembull, në tekstin e këngës “Dashuria është të japësh”, poetesha Nadezhda Zaharieva tregon: “Dashuria është të ndihmosh, dashuria është të japësh. “T’i japësh të uriturit shpresë, të kënaqurit – dashuri... Dashuria është ta japësh shpirtin tënd dhe të harrosh se çfarë dhe kujt ke dhënë...”
Vanja Kostova është një prej këngëtareve më të dashura bullgare të muzikës pop. Në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar ajo u bë e njohur si soliste e grupit vokal “Tonika SV”. Gjashtë vjet më vonë ajo filloi karrierë me vete dhe në vitin 1987 ishte i gatshëm albumi i saj i parë solo. Është vështirë të thuhet nga kur nëna dhe biri janë së bashku në skenë, por gjatë disa viteve të fundit ata e gëzojnë publikun me koncertet e tyre të përbashkëta, në të cilat këndojnë edhe së bashku në duet, edhe si solistë.
Disa prej këngëve të përfshira në programin “Nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit e gjer te Krishtlindjet” janë krijuar gjatë disa viteve të fundit. Shumë këngë të tjera në duet janë hitet e arta të Vanja Kostovës, por me orkestrim të ri, që të mund të interpretohen në duet. Duhet të shënojmë se koncerti në Sofje është vetëm një pjesë e shfaqjeve të Vanja Kostovës dhe Bojan Mihajllovit para festave të fundvitit. Në koncertin e tyre më 20 dhjetor do të marrin pjesë gjithashtu Stefan Vraçev (pianist në Filarmoninë e Sofjes) dhe Kostadin Atanasov (gajdexhi në Ansamblin Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e..
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej..