Është Krishtlindja. Në këto çaste jemi së bashku me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe për atë të Mesme Antonij.
“Gëzuar Krishtlindjet! Sot është një prej festave të mëdha të krishtera – Lindja e Shpëtimtarit tonë Jisu Krishti. Festa, e cila bashkon të gjitha të krishterët në botë. Kjo është festa e mishërimit të Birit të Zotit, i cili na jep shpresa për një të ardhme më të mirë, i bën shpirtrat tona më të ndritshme.”
Këtë ditë të madhe ne i bëjmë pyetje vetes nëse i kemi ruajtur vlerat tona të krishtera. Në botën tonë bashkëkohore vazhdimisht ndeshemi me agresion, me akte terroriste, me lakminë në trafikimin e njerëzve dhe të imigrantëve ilegalë. A është kjo paqja jonë?
“Veset dhe pasionet gjithmonë kanë qenë një përvojë e hidhur për të gjithë njerëzit e Planetit dhe sigurisht që kjo i përket edhe tërë popullit bullgar, i cili thellë në zemër i ruan traditat dhe fenë e vet të krishterë. Mirëpo, si njerëz, të gjithë ne i mbajmë me vete edhe të metat tona dhe duhet t’i përballojmë me dhurim, besë dhe shpresë, me dashuri ndaj Zotit. Nuk duhet ta humbasim shpresën, sepse kudo ka pengesa, duhet të mësohemi nga gabimet tona dhe të përpiqemi të jemi më të mirë.”
Le ta përqendrojmë vëmendjen tonë te festa e ndritshme. Sa janë tempujt, ku bullgarët mund të shkojnë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore?
“Në Evropën Perëndimore dhe në atë Qendrore kemi 35 komuna kishtare, në 15 kryeqytete evropiane. Kështu qe Krishtlindjet i presim me një gëzim të madh. Në këta tempuj bashkatdhetarët tanë përshëndeten njëri tjetrin me lindjen e Shpëtimtarit, marrin pjesë në lutjet e liturgjisë së shenjtë. Në ditën e Krishtlindjeve mbaron periudha e Kreshmëve dhe fillon përgatitja e një feste tjetër të madhe – më 6 janar, kur shënojmë pagëzimin e Shpëtimtarit tonë Jisu Krishti në ujërat e lumit Jordan. Atëherë do ta hedhim kryqin në ujërat, që të jetë me ne Krishti gjatë tërë vitit.”
Çfarë është urimi juaj ndaj të gjithë të krishterëve dhe më konkretisht ndaj bullgarëve?
“Të gëzohen në zemrat e tyre, të mos e humbasin shpresën, të besojnë, të mbajnë mend historinë dhe traditat e tyre, t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashuri ndaj atdheut.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...