OKB-ja i akuzoi vendet ballkanike për kthim të paligjshëm të migrantëve
Agjencia për refugjatët pranë OKB-së  alarmoi se, shtetet ballkanike në mënyrë të paligjshme vazhdojnë të deportojnë migrantë,  të cilët duan të arrijnë deri në Evropën Perëndimore nëpër të ashtuquajturin  “itinerar ballkanik”. Zëdhënësja e degës serbe të agjencisë Mirjana Milenkovska  komenton përpara AFP se, vetëm gjatë muajit nëntor janë kthyer mbrapsht nëpër këtë  itinerar mbi 1000 veta nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Organizatat joqeveritare  për të drejtat e njeriu paralajmëruan se, numri i migrantëve të regjistruar në  mënyrë të ligjshme, të cilët kanën qenë të “deportuar në mënyrë të paligjshme”  nga Serbia për në Bullgari dhe Maqedoni, po shtohet.
Pesimizmi i grekëve po rritet
Sipas një anketimi kombëtar në Greqi, të  cituar nga gazeta “Kathimerini”, pesimizmi i popullit grek rritet dhe 63% nga  qytetarët besojnë se, gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje përpara  afatit. Shkaku bazë për këtë pritje është përçarja midis qeverisë greke dhe  kreditorëve ndërkombëtarë. Të lutur të thonë fjalën, e cila më saktë pasqyron  ndjenjat e tyre, 63,1% nga të anketuarit kanë treguar “shqetësimin”, kurse  47,9% “frikën”. Dy përcaktimet e tjera më të njohura janë “zemëratë” dhe “turp”.  7 në çdo 10 pjesëmarrës në studimin e bërë pohon se, në qoftë se ka mundësi do  të emigrojë menjëherë.
Në Bashkimin Evropian mund të kthehen deri më 2500 terroristë nga Siria dhe Iraku
Ministri boshnjak i sigurimit Dragan  Mektiç deklaroi se, në Bashkimin Evropian mund të kthehen deri më 2500 veta, të  cilët kanë luftuar në Siri dhe në Irak në anën e terroristëve. Kjo mënyrë të  foluri qe e shkaktuar nga pohimi i presidentes kroate zonja Kolinda  Grabar-Kitaroviç, se në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të kthehen rreth 1000  luftëtarë islamist. Sipas Mektiç, ky pohim është “tepër jo serioz, i pamatur  dhe pa bazë”. Në Bosnjë tanimë janë kthyer 46 veta nga fushat luftarake në Siri  dhe Irak, kurse 115 boshnjakët e tjerë në këto dy vende mbase nuk do të kthehen  në atdhe.
Serbia do të shkurtojë 5000 nëpunës shtetëror gjatë vitit 2017
Ministrja e administratës shtetërore dhe  lokale Ana Brnabiç shpalli se, gjatë vitit 2017 qeveria serbe planifikon të  shkurtojë rreth 5000 nëpunës shtetëror. Një numër më të madh të shkurtuar do të  ketë në Ministritë e arsimit dhe të shëndetësisë. Aktualisht në administratën  serbe janë të zënë pak mbi 425 mijë veta, që është me 23 mijë më pak, sesa  gjatë dhjetorit të vitit 2014.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..