Motoja e kryeqytetit bullgar Sofja është “Ritet por nuk plaket”. Kjo moto nuk pranohet në mënyrë të njëanshme nga shumica dhe bile është shkak për shaka dhe tallje në lidhje me faktin se, “Rritet, por nuk bëhet më i mirë për të jetuar”, “Rritet por nuk zbukurohet” e kështu me radhë. Në këto thënie ironike dhe përçmuese mund të ketë dhe pak të vërtetë, sepse ne e dimë shumë mirë se një lumturi të plotë nuk ekziston dhe të pakënaqur do të gjenden gjithmonë. Por, një shëtitje të vogël nëpër rrugët e Sofjes dhe një statistikë të shkurtër, flasin më tepër për një gjë tjetër. Sofja nuk është vetëm qyteti më i madh në Bullgari me afro 2 milionë banorë, por dhe një qendër e padiskutueshme e jetës ekonomike, politike dhe kulturore. Gjatë viteve të fundit Sofja modernizohet përherë, bëhet më komode për të jetuar, më atraktive por dhe me të vërtetë nuk plaket – as infrastruktura e saj, as banorët.
Sofja në sfondin e qyteteve të tjera në vend, është një qytet shumë i pasur, i cili lejon një luks dhe një cilësi të lartë të jetës, për të cilën vendbanimet e tjera në vend as që mund të mendojnë. Është e mjaftueshme të themi në këtë drejtim se, Sofja do të disponojë mot me një buxhet i cili i tejkalon 600 milionë eurot, që është bile më shumë nga të gjitha subvencionet shtetërore vjetore për mbrojtje ose për sigurinë dhe afro pesë herë më shumë, sesa buxheti i qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari – Plovdivi. Kjo i dedikohet në një shkallë të madhe dhe ekonomisë të zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer të Sofjes, e cila me rrogat e veta bujare dhe astronomike në krahasim me pjesën tjetër të vendit dhe me bollëkun e vendeve të punës, tërheq çdo një të ri ambicioz, të aftë dhe të kualifikuar nga brendësia e vendit. Prandaj pjesa e dytë nga motoja e saj – se nuk plaket, është krejtësisht e vërtetë. Akoma më tepër, se ky pohim është i lidhur dhe me infrastrukturën e kryeqytetit bullgar. Gjatë 10 vjetëve të fundit, bashkia e kryeqytetit modernizoi bulevardet kryesore, forcoi masat dhe kërkesat për pastërti, krijoi kushte tërheqëse për ndërtimin e lagjeve të tëra. Me vendosmëri u modernizua transporti publik dhe sikurse papritmas kryeqytetasit dhe turistët kanë një metro të shkëlqyer, zgjerimi i të cilit po vazhdon. Kurse për pronën e patundshme private, mirëmbajtjen dhe modernizimin u kujdesën vet kryeqytetasit e pasur, në sajë të së cilës godina të cilat deri vonë dukeshin në mënyrë të mjerë dhe duke u shkatërruar, sot kanë një pamje të shkëlqyer dhe zbulojnë dinjitetin e vet arkitekturor. Kurse se kryeqytetasit tanimë janë në kategorinë e klasës së mesme relativisht të pasur flet fakti se rroga mesatare në kryeqytet tanimë nuk dallohet shumë nga pagat normale në këtë drejtim në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
Buxheti i madh për përpjesëtimet bullgare i Sofjes për vitin 2017 do të duhet të financojë zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Një aksent i veçantë parashikohet të vihet mbi transportin publik dhe për më tepër ndërtimin e vijës së tretë të metrosë, mbi rinovimin e transportit publik me autobusë më të pastër ekologjike dhe tramvaje më moderne, gjelbërimin intensiv dhe në masë në të gjitha pjesët e qytetit, masa vendimtare për vënien e rrugicave të vogla në një pamje moderne, të cilat deri vonë qenë në hijen e bulevardeve dhe të rrugëve tregtare. Të mos të harrojmë dhe restaurimin e gërmimeve arkeologjike, të cilat i ka në bollëk qendra e qytetit, e cila dikur ka luajtur një rol të rëndësishëm në Perandorinë Romake. Dhe e gjithë kjo pa u shtuar taksat për kryeqytetasit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lajmet dhe koncertet e transmetuara nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) janë më të dëgjuarat nga auditori. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i "Alfa Research" i porositur nga Këshilli i Mediave Elektronike që eksploron misionin publik të BNR-së..
Një takim i zgjeruar i Këshillit të Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë u mbajt më 5 qershor në Burgas, bënë të ditur sot nga këshilli në një njoftim për shtyp. Ndër të pranishmit në takim ishte edhe drejtoresha ekzekutive e Agjencisë..
Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..
Rajoni në SHBA, i mbyllur midis shteteve të Illinois, Ohajo, Miçigan dhe Indiana, është shtëpia e komunitetit më të vjetër bullgar në Amerikë, i cili u..
30 vjet më vonë sërish në shtëpi! Pikërisht kjo po ndodh me trupën e ansamblit më të vjetër bullgar folklorik në Amerikën Veriore, "At Paisij", pranë..
Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton..