Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i ri vjen me gjoba më të larta për shkelësit e rregullave rrugore

БНР Новини
Foto: BGNES

Vetëm për një fundjavë gjatë muajit dhjetor në Sofje janë regjistruar rreth 17 shoferë të dehur, ku tek 3 prej tyre drageri ka shënuar 1 promil e gjysmë ose konsum të jo më pak se gjysmë litër koncentrat. Një shkelje tjetër e shpeshtë është se tek kufizimi i shpejtësisë prej 50 kilometra në një vend të populluar, ka shoferë, të cilët e drejtojnë makinën me mbi 100 kilometra në orë. Në fund të vitit statistika e zezë tregon se, të vrarët në rrugë janë mbi 700, kurse të plagosurit janë mbi 9 mijë. Rekord është dhe numri i fëmijëve të vrarë në rrugë – deri në këtë moment ata janë mbi 30.

Gjatë ditëve të fundit përpara pushimeve me rastin e Krishtlindjeve deputetët miratuan masa të menjëhershme për shoferët e pandërgjegjshëm. Ata të cilët kanë përdorur alkool nga 0,5 deri më 0,8 promil do të mbeten pa patenta deri më 6 muaj dhe do të paguajnë gjobë deri më 500 leva (250 euro). Për ata të cilët janë kapur me një promil më të lartë do të ketë dhe sanksione më të mëdha, kurse makina e shkelësit nuk do të mund të përdoret një vit të tërë. Për këtë qëllim ligji vendos dhe heqjen dhe të tabelave regjistruese nga automobili i shkelësit. Gjobat e reja do të hyjnë në fuqi pas 1 janari.

Sipas Vlladimir Todorov, Kryetar i Asociacionit bullgar të njerëzve të aksidentuar gjatë katastrofave, masa do të ketë një efekt më të madh mbi shoferët, të cilët ulen pas timonit pas përdorimit të alkoolit. Sipas fjalëve të tij sanksionet kanë efekt, por duhet të zgjerohet përfshirja e shkeljeve, gjatë të cilave aplikohen. “Shteti ynë është në vendin e parë për nga numri i kalimtarëve të vrarë gjatë aksidenteve rrugore. Këmbësorët janë rreth 30% nga viktimat e “luftës nëpër rrugë. Ka dy shkaqe për këtë – nga njëra anë është qëndrimi jo tolerant i shoferëve. Në Bullgari, makinat akoma nuk ndalojnë në vendet për kalimin e kalimtarëve dhe me përjashtim të 3-4 qyteteve, ku u bënë rrugica të ngritura për kalimtarët, në pjesën tjetër nga vendi po vazhdojmë të shikojmë një qëndrim jo tolerant të shoferëve ndaj këmbësorëve. Nga ana tjetër vetë këmbësorët janë të padisiplinuar dhe kalojnë në vende jashtëzakonisht të rrezikshme. Në këtë periudhë të vitit, kur dita është më e shkurtër, ka një problem të madh me njerëzit e moshuar. Në vendet më të vogla ata ecin nëpër rrugë dhe janë të veshur në rrobe të zeza. Kështu ata vet bëhen një premisë për incidente rrugore. Në ligjin për lëvizje nëpër rrugë duhet të spastrohet kjo kundërvënie, e cila tani ekziston dhe nga njëra anë thotë se këmbësori duhet të mund të llogarisë shpejtësinë e automobilit i cili vjen përballë, kurse nga ana tjetër thotë se kur këmbësori ka shkelur në zebër, shoferët duhet të ndalojnë ose të ulin shpejtësinë. Ne si një organizatë këmbëngulim që ligji të ndryshohet sa më shpejt.

Muaji nëntor qe një nga të katër muajt gjatë vitit sa i përket numrit të viktimave gjatë katastrofave, të cilat gjatë këtij viti qenë më shumë se vjet. Këtë e llogariti komisari Bojko Ranovski, shef i “Policisë Rrugore”:

Ndryshimi nga kushtet verore drejt kushteve dimërore në rrugë i gjeti shoferët të papërgatitur dhe ata i nënvleftësuan rreziqet të cilat u dalin përpara, kur ka mjegull, reshje të dëborës, kur sipërfaqja rrugore është e lagur. Disa nga katastrofat e rënda qenë për shkak të gabimeve të tilla të shoferëve. Parimisht arsimi i parrezikshmërisë rrugore duhet të fillojë që në një moshë fare të vogël tek fëmijët. Fëmijët kur mësohen të ecin, prindërit fillojnë t’i mësojnë se cila është parrezikshmëria dhe çfarë nuk duhet të bëjnë, por asnjë nuk i mëson se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjnë në rrugë. Prindërit mbështeten tek fakti se kur do të rriten ndokush tjetër do t’i mësojë për këtë. Shembulli i parë, të cilin e japin prindërit është më i rëndësishëm për fëmijët dhe ai mbahet mend për gjithë jetën. Ka dhe një gjë tjetër, në kopsht dhe në shkollë, fëmijët shumë shpejt e zbatojnë këtë, të cilën e mësojnë nga mësuesi, por pas kësaj ndeshen me shembullin e keq të prindërve dhe kështu gabimet forcohen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD