Qëndrueshmëri e paqëndrueshme na pret gjatë vitit 2017. Në këtë sfond do të ketë edhe bilanc të forcave. Një parashikim të tillë bëri profesoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare Nina Djullgerova në takimin me mediat me temë “Viti 2017 – theksa dhe ndryshime në gjeopolitikën dhe sigurinë”. Takimi u mbajt në Agjencinë Telegrafike Bullgare. Ja se çfarë tjetër theksoi profesoresha Djullgerova:
“Në hapësirën globale shihet një ndryshim, i cili do të jetë i ndjeshëm. Ai ka të bëjë me rezultatet zgjedhore si në SHBA-në, ashtu edhe në Moldavi dhe Bullgari. Në Ballkan do të ndjehet një nivel i lartë i pasigurisë. Do të ketë një qëndrueshmëri të paqëndrueshme, por kudo do të kërkohet bilanci. Në përmasë botërore do të ketë aksione terroriste, konflikte ushtarake, por me siguri luftë botërore nuk do të ketë. Do të ketë konflikte lokale. Që prej 2 vitesh shihet një variant radikal për ndryshimin e botës në fushat kyçe, të cilat caktojnë të tanishmen dhe të ardhmen. ShBA do të vazhdojnë të komentojnë se sa e dobët është BE-ja dhe se duhet të luftojmë kundër Rusisë. Duhet të kërkojmë ristrukturim të zhvillimeve, konfiguracioneve dhe proceseve lokale dhe globale. Që nga data 20 janar i vitit 2017 bota kalon në etapën tjetër të zhvillimit të vet, në të cilën miliarderët do të shpjegojnë çfarë kërkojnë dhe do të bëjnë gjithçka të mundshme, që kjo të ndodhë. Do të formulohen rregulla, të cilat të respektohen.
Neoliberalizmi gjatë dekadave të fundit tregoi dobësinë e tij kryesore – rregulla është që të mos respektohen rregullat. Gjatë muajve të ardhshëm BE-ja do të ketë probleme me migracionin. Interesat kombëtare do të dallohen si kryesore për çdo shtet anëtar të BE-së. Mendoj, se nuk është e domosdoshme që të kemi frikë nga marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së. Vija e frontit e Turqisë nuk është me BE-në.”
Sipas diplomatit Simeon Nikollov nga Qendra e Analizave Strategjike në sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, gjatë vitit 2016 u bëmë dëshmitarë të një lufte në fushën e informacionit. Dezinformacioni dhe ndikimi mbi opinionin shoqëror janë premisat për të ashtuquajturën luftë hibride. Ky fenomen do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017, mendon eksperti. Ai theksoi, se lufta në fushën e informacionit ka edhe anën e saj pozitive – shumë vështirë të dhënat mund të manipulohen pa kjo të bëhet e qartë në shoqëri. Mbi gjeopolitikën e Evropës dhe të botës do të ndikojnë edhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, Francë dhe Holandë. Diplomati Simeon Nikollov mendon, se viti 2017 do të jetë “një vit i tensionit” plotë sfida, por edhe mundësi. Sipas tij një nga ndryshimet më të vështira të cilat duhet të bëhen janë në të menduarit dhe në konceptet fondamentale, ndërsa periudha për kalimin e botës në një gjendje tjetër do të jetë e gjatë.
“Bullgaria gjatë vitit 2017 do të jetë në kthetrat e proceseve të paqëndrueshme – një Turqi gjithnjë e më pak të qëndrueshme nga juglindja, tension ushtarak në rajonin e Detit të Zi, paqëndrueshmëri ekonomike në Ukrainë në verilindje, përgatitje ushtarake në disa vende veriore, paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, fluks emigrantësh nga jugu dhe terrorizmi. Qëndrueshmëria e Turqisë është me rëndësi si për tërë rajonin, ashtu edhe për Bullgarinë – pohon diplomati Nikollov. – Parashikimet për vitin 2017 janë negative, megjithë vendosmërinë e demonstruar nga Erdogani. Aktet terroriste do të shtohen për një sërë shkaqesh. Edhe Viti i Ri në Stamboll filloi me një të tillë. Strategjia antiterroriste e Turqisë duhet të mendohet mirë dhe ajo nuk duhet të akuzojë NATO-në, BE-në, SHBA-në, por të kërkojë shkaqet vet ajo. Do të vazhdojë edhe ndarja e shoqërisë civile. Opozita në vend ekziston. Sulmet terroriste gjatë vitit 2016 rritën ndjenjën e pasigurisë kudo dhe kjo do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..