Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Joanna Viktorova: “Arti ka një mesazh të ndryshëm për çdo njeri”

Le të përfytyrojmë për një moment një botë, e përmbushur me heronj nga filmat tanë të dashur vizatimor. E tillë është ajo për vajzën, me të cilën do t’u takojmë sot. Njihuni me Joanna Viktorovën. Ajo fillon të pikturojë akoma si fëmijë, por prej 6 vjetëve e ka zgjedhur artin e pikturimit si puna të vet. Thotë se gjithmonë e ka ditur se, pikërisht kjo do t}i sigurojë një pavarësi dhe mundësi që vetë të kujdeset për veten e vet. Mbase do të thoni, një klishe e zakonshme, se një artist ose një muzikant nuk ushqen shtëpinë, por Joanna është një dëshmi e shkëlqyer për të kundërtën. Ajo hedh poshtë edhe një mit tjetër se, tek ne bullgarët e rinj nuk mund të realizohen, kurse shpëtimi i vetëm për ta është aeroporti. Në fakt mjafton që ata të kenë qëllim, dëshirë, talent dhe këmbëngulje. Suksesi për vajzën e re vjen në momentin, kur shikon diçka, të cilën e ka pikturuar dhe ajo e pëlqen atë, pa rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë. Kurse për frymëzimin  mendon se, fshihet në çdo gjë përreth – një ndonjë libër ose film të mirë, në natyrë, në takimet me njerëzit, në emocionet personale dhe në mendimet e njeriut.

Joanna i boton krijimet e veta në sajtin e saj dhe në faqen e Facebookut. Në fillim të muajit një prej tyre – “Razkajanieto” (“Pendimi”) fiton një popullaritet të papritur, pas paraqitjes në një faqe, ku është parë prej mbi gjysmë milionë veta. Ja se çfarë e frymëzoi vajzën e re, që ta bëjë këtë pikturë dhe të lërë një vijë të Vizatimi “Pendimi” fitoi popullaritet të papritur në rrjetet socialepërgjakur pas vetes:

Duhej të ishte më tepër një fije e kuqe. Ashtu siç tingëllon titulli, më frymëzoi vet pendimi. Një natë, në të cilën në vend që të fle, truri im vendosi të merret me mendime dhe kujtime të errëta.

Ajo e pikturoi këtë vepër përpara 1 viti, kur ka kaluar përmes një periudhe të rëndë në jetën e saj dhe ka rimenduar shumë nga veprimet e veta. Ata, të cilët e kanë parë pikturën e saj, i shkruajnë me shumë falënderim se artistja mundej të pasqyronte pikërisht emocionet e tyre. Joanna mendon se, njerëzit e pranojnë artin në mënyrë të ndryshme. I njëjti krijim mund të mbajë mesazhe të ndryshme për njerëzit e ndryshëm.

Përveç pikturave, ajo ilustron libra, krijon filma vizatimor dhe heronj për lojëra kompjuterike. Nga kompania, në të cilën e kanë marrë në punë, janë mahnitur nga talenti i saj dhe sot ajo është autorja e mbi 10 heronjve të lojërave të njohura. Shkruan poezi për gjërat, të cilat e emocionojnë. Por cilët janë për të heronjtë më të preferuar nga filmat e vizatuara dhe sa janë ndryshuar filmat vizatimor sot:

Kam shumë heronj të dashur vizatimor nga Cartoon Network dhe Foks Kids me të cilët u rrita. Nuk jam e sigurt, se tani është më keq, por është më e ndryshme. Pavarësisht se mungon deri diku bukuria e filmave të dikurshëm vizatimor të Disnit. Tani thjesht gjërat rastisin më shpejt me teknologjitë e reja. Filmat vizatimor ndryshohen, por akoma janë të dobishëm për fëmijët. Në qoftë se ata shikojnë filmat që duhet, mund të mësojnë shumë për mirësitë e vërteta dhe vlerat në jetë. Ato do të ushqejnë dhe besimin e tyre në të mirën, të cilën ne të moshuarit filluam ta humbasim. I urojmë sukses Joannës dhe shpresojmë, se me historinë e saj, mundëm të kthejmë shpresën se, në Bullgari ka një të ardhme për secilin prej nesh. Është i nevojshëm vetëm vullnet dhe dëshirë të ndjekim rrugën, të cilën e kemi nisur, pavarësisht nga mendimi i të tjerëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD