“Atdheu im është atje, ku është biblioteka ime”. Këto janë fjalët e një prej personaliteteve më kozmopolite në historinë botërore Erazmo Roterdami. Për shkak të qëllimit të tij për marrjen e gjithnjë e më shumë diturive, ai ka refuzuar të caktohet kombësia e tij dhe e ka konsideruar latinishten si gjuhën e tij amtare.
Qindra bashkatdhetarë tanët e kanë kuptuar fuqinë magjike të librave, të cilat e modelojnë mënyrën e të menduarit të njeriut dhe na ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Ata përdorin çdo një minutë të lirë, që të jenë në kontakt me letërsinë artistike. I takojmë në metro, në stolin e parkut, në kafene, por sigurisht që është më lehtë t’i shohim në bibliotekë. Miqtë e librave janë një shoqëri e posaçme, zakonisht këta janë njerëz me sukses në ndonjë profesion dhe me një pikëpamje të gjerë mbi jetën. Leximi për shumë prej tyre është provë për t’u larguar nga problemet, kurse librat e tyre të dashura janë ata, ku në ndonjë mënyrë ata e gjejnë vetveten. Libri i bukur gjithmonë është në modë – thotë ekipi i Bibliotekës së Kryeqytetit, e cila për të dytën herë me radhë ishte mikpritëse e ceremonisë së dorëzimit të çmimeve “Lexuesi i vitit”. Në iniciativë u përfshinë 27 biblioteka regjionale në vend dhe çdo një prej tyre shpalli lexuesin e saj, që ka huajtur më shumë libra gjatë 2016-ës. Qëllimi kryesor i fushatës së iniciuar nga eurodeputetja Maria Gabriel është të inkurajojë leximin ndër njerëzit e të gjitha moshave. Të gjithë lexuesit e dekoruar këtë vit do të mund të vizitojnë Parlamentin Evropian në Bruksel. Bashkë me ta do të jenë edhe lexuesit e vitit 2015, sepse udhëtimi i tyre deri në Bruksel u shty për shkak të koincidimit me riskun nga atentatet në kryeqytetin e Belgjikës.
“Sivjet organizatorët e fushatës kombëtare vendosën të dekorojnë më shumë lexues me këtë çmim nderi. Vendimi është rrjedhojë e faktit se rezultatet e tyre janë shumë të afërta – shumica e tyre kanë huajtur dhe lexuar mbi 200 libra gjatë këtij viti” – thotë drejtoresha e Bibliotekës së Kryeqytetit Julia Cinzova.
“Të gjithë ata i meritojnë përshëndetjet dhe çmimet tona. Me më shumë libra të huajtura sivjet është lexuesi i vitit i Bibliotekës së Kryeqytetit, i cili ka lexuar 231 libra për 365 ditë. Këta janë njerëz, të cilët preferojnë të kalojnë çdo një minutë të tyre të lirë me librin. Ata jo vetëm lexojnë, ata janë lobistë në lexim. Unë e di se një pjesë e madhe e këtyre njerëzve organizojnë rreth vetes shumë miq dhe të afërm, të cilët gjithashtu i lexojnë librat e huajtura nga ata dhe pas kësaj këta njerëz gjithashtu bëhen lexues të bibliotekës sonë. Prandaj abonentët në bibliotekën tonë bëhen gjithnjë e më shumë dhe tashmë janë 41 mijë. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të para të vitit 2017 librat e huajtur nga lexuesit janë 10 mijë. Kjo është një shenjë e qartë se biblioteka bëhet një institucion gjithnjë e më i vizituar.”
Ekaterina Shulc është “Lexuesi i vitit” i 2016-ës në qytetin Varna. Ajo është vetëm 17 vjeçare dhe mëson në Gjimnazin e Matematikës në qytetin e saj të lindjes. Ajo i është përkushtuar leximit pas klasës së pestë, sepse është gjendur ndër njerëz, të cilët i duan shumë librat dhe e kanë provokuar interesin e saj ndaj librave. Ekaterina thotë se shija e saj ndaj librave është zhvilluar me kalimin e kohës. Në fillim ajo ka preferuar romanet “fantasy”, kurse tani preferon letërsinë klasike.
Ja se çfarë tjetër na tregoi Ekaterina Shulc: “Më pëlqen leximi. Shpeshherë vizitoj bibliotekën e shkollës, ajo është shumë e bukur dhe për mendimin tim është një shembull i mirë i lidhjes së mirë midis bibliotekës si institucion dhe lexuesve. Atje ka një bibliotekar, por kur blihen librat, atëherë ne grumbullojmë para, duke organizuar tregje bamirëse. Përgatitim vetë ushqim, të cilin ia shitim nxënësve dhe me mjetet e grumbulluara blejmë libra për bibliotekën. Kështu i zgjedhim vetë titujt dhe ky është një shembull i shkëlqyeshëm i funksionimit të një biblioteke, kështu qe të jenë të kënaqur edhe lexuesit.”
“Për mua ky është një çmim i madh, leximi është gëzim, është një magji dhe është mirë të marrësh çmime për gjëra kaq të këndshme” – thotë një mbajtëse tjetër e çmimit. Kjo është Kallojana Sllavova, e cila e përdor fondin e Bibliotekës së Kryeqytetit dhe jo vetëm është një lexuese shumë aktive, por edhe rekomandon librat e huajtura nga ajo në internet:
“Më pëlqen Letërsia artistike dhe të gjitha librat, të cilat në ndonjë mënyrë më prekin. Më pëlqejnë librat e autorëve bashkëkohorë, të cilët kohët e fundit kanë fituar famë, si Jonathan Franzen. Më pëlqejnë gjithashtu librat për jetën, për njerëzit, për marrëdhëniet tona të komplikuara, për peripecitë me të cilat është ndeshur njerëzimi. Shpeshherë ne e gjejmë vetveten në libra, mund të kuptojmë se si kanë reaguar njerëzit në situatat në të cilat ne ndodhemi, të pasurojmë gjuhën tonë nëpërmjet gjuhës së pasur të përdorur nga autorët në librat e tyre. Kjo me të vërtetë më gëzon shumë. Leximi është një kënaqësi për shpirtin. Ai është edhe domosdoshmëri dhe siç thonë disa autorë leximi është “droga e lejuar”, tërë jetën nuk mund ta braktisësh.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..