Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Hodullov: Zhvillimi i hokejit të fëmijëve dhe të rriturve në Bullgari kalon përmes ndërtimit të fushave me akull

БНР Новини

Muajit dimërorë me acar në Bullgari, kur lëvizja nëpër rrugët e akullta të qyteteve kërkon aftësi speciale nga ana e këmbësorëve, ndoshta ka prindër, të cilët mendojnë cili nga sportet dimërore do të jetë më i përshtatshëm për fëmijët e tyre. Për më tepër në se i shikojnë shpesh të qëndrojnë para ekraneve të pajisjeve elektronike.

Hokeji mbi akull është një sport, i cili forcon shëndetin dhe ndihmon koordinimin dhe përqendrimin e mirë. Hokejin mund ta ushtrojnë edhe fëmijët 5-vjeçar, si dhe nxënësit më të mëdhenj. Dëshira dhe këmbëngulja janë me rëndësi të madhe.

СнимкаQë të mësojmë më shumë iu drejtuam presidentit të Klubit të Hokejit CSKA dhe trajner, Kirill Hodullov. Ai i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të shkollës së fëmijëve dhe të rriturve, nga ku në të ardhmen mund të dalin talentet e reja të Bullgarisë në këtë sport. E pyetëm zotin Hodullov a kanë fëmijët në Bullgari dëshirë të luajnë hokejin mbi akull dhe çfarë cilësi zhvillon ky sport te ta:

Mund të them, se ata shfaqin interes të vërtetë. Kur fëmijët vijnë në sheshin e akullt të shikojnë lojën ose të shoqërojnë ndonjë bashkënxënës në trajnimet, shumë shpejt zgjohet kureshtja e tyre ndaj lojës. Në radhë të parë hokeji formon te fëmijët disiplinë dhe respekt ndaj bashkë lojtarëve dhe trajnerëve. Kjo sjellje shumë shpejtë transferohet edhe në shkollë. Zhvillohen cilësi si shpejtësia, zhdërvjelltësia, mundësia për marrjen e vendimeve. Të gjitha ato veti luajnë rol të madh në jetën e fëmijëve edhe jashtë sallës sportive dhe jashtë sheshit të akullt.

СнимкаPër fat të keq shkaku që hokeji në akull nuk ka popullaritet ndër të rinjtë dhe fëmijët është prozaik – mungesa e kushteve të mira për trajnim.

Mund të tingëllojë si një klishe, por problemi i vërtetë janë bazat. Nuk disponojmë baza. Shumë nga fushat e akullta që ekzistuan para vitit 1990 u mbyllën. Disa prej tyre ishin në të hapur por në shumë shtete hokeji për fëmijë praktikohet edhe në sheshe në të hapur. Nuk është e domosdoshme që në ndonjë vendbanim të ketë ndonjë sallë me shesh të akullt që të praktikohet hokeji që nga nëntori deri në mars. Duhet të krijohen kushte edhe në vendbanimet e vogla, ku ngandonjëherë hasen më shumë talente sportive. Mendoj, se kjo është mënyra e vetme, kur sporti bëhet në masë.”

СнимкаMegjithë këtë Kirill Hodullov është optimist për të ardhmen e sportive në akull në vendin tonë:

Gjithnjë kam qenë optimist dhe do të vazhdoj të jem, pasi çdo ditë jam në fushën e akullt. Jam optimist sepse shikoj interes edhe në bashkitë të ndërtojnë salla, në të cilat të ketë edhe fusha të akullta dhe të trajnohet hokeji, patinazhi, short-treku, pse jo edhe kërlingu. Ky është një sport jashtëzakonisht interesant për të cilin nuk kërkohen këpucë të posaçme, nuk ka kufizime në moshë dhe secili mund të praktikojë në kohën e lirë. Jam me shpresë, se ministria e sportit dhe kryetarët e bashkive do të shfaqin interes ndaj ndërtimit të bazave.

Trajneri Kirill Hodullov është i bindur, se nxënësit duhet të inkurajohen të ushtrojnë ndonjë sport, sepse sporti ka ndikim pozitiv mbi zhvillimin e tyre, si dhe mbi zhvillimin e sportit në tersi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES dhe hockeycska.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto: (nga e majta në të djathtë) Borjana Kalejn, Presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar Vesella Leçeva dhe Presidentja e Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Bullgar, Maria Grozdeva

Borjana Kalejn në betejë për Komisionin e Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian

Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..

botuar më 25-11-12 3.55.PD
Devora Avramova

Bullgaria merr pjesë me 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit në Rumani

Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..

botuar më 25-11-08 4.10.PD

Dy peshëngritës bullgarë arritën të tërheqin veçmas një Airbus A220-300 40 tonësh

Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...

botuar më 25-11-04 5.26.MD