Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhueshmëria e punës po rritet, por a do të ndikojë kjo mbi të ardhurat?

БНР Новини
Foto: BGNES

Dua edhe 100 leva shtesë ndaj rrogës sime! Për një vit më të mirë 2017” – kjo ishte shkruar në kartolinat të cilat Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (sindikata më e madhe në Bullgari), u dërgoi punëdhënësve të shumtë bullgarë në lidhje me Festat e Krishtlindjes. Sipas sindikatës, në Bullgari ka një dumping social dhe një çmim të ulët të punës, gjë e cila nuk u përgjigjet ritmeve, me të cilat rritet prodhueshmëria e punës.

Konkluzioni është se, vendi mbetet mbrapa si një nivel të pagimit, kurse prodhueshmëria e punës në disa sektorë bile është edhe më e lartë nga vendet me një ekonomi të zhvilluar më mirë. Sipas të dhënave të Evrostatit për prodhueshmërinë e punës, në përshtatje me rrogën, Bullgaria është në një nga pozitat e para në industrinë e përpunimit. Pagimi i punës në industrinë përpunuese është midis 50 dhe 80% më i ulët kundrejt vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Sindikatat japin shembull se, në qoftë se në Bullgari një i zënë në sferën e industrisë përpunuese merr 395 euro, në Spanjë për të njëjtën punë rroga e tij do të jetë rreth 2200 euro, përafërsisht pesë herë më shumë.

Duke pasur parasysh vëllimin e llogaritur të prodhueshmërisë me 4% gjatë vitit të kaluar, liderët e sindikatave këmbëngulin për një shtim të rrogave në të gjitha sektorët. Sipas tyre ekonomia jonë aktualisht lejon të paguhen 145 leva më shumë ndaj rrogës së çdo njërit të marrë në punë. Sipas fjalëve të Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë – një shtim i tillë do të thotë dhe një vëllim prej rreth 10% të pagës mesatare për vendin.

Ne paraqitën të dhëna për të gjithë periudhën. Zhvilluam statistikë sesi gjatë 27 vjetëve të fundit është zhvilluar prodhueshmëria e punës, mbivlera, fitimi në bazë të sektorëve të veçantë dhe dëshmuam se bullgari prodhon dy herë më shumë, sesa merr mesatarisht. Në industritë e rënda prodhueshmëria është 3-4, deri më 5 herë më shumë. Këto janë fakte, të cilat secili mund t’i ndjekë nga tabelat tona. Në sajtin tonë, të titulluar “Dua 100 leva”, ka informacion për çdo një sektor. Kur flasin numrat, disa vëzhgues duhet të heshtin. Kur kemi prodhuar gjatë viteve dhe nuk kemi marrë kaq, saç është duhur, biznesi ka përvetësuar mbivlerën. Tani po vjen koha, kur tregu i punës dikton një realitet tjetër. Unë jam optimist, se të ardhurat do të rriten në bazë të dy shkaqeve. Nga njëra anë, ekonomia mund t’i lejojë vetes të paguajë më shumë. Nga ana tjetër – tregu i punës është i diferencuar fortë dhe imponon një shtim të të ardhurave, mjaft që punëdhënësit të duan të gjejnë specialistë, pa rëndësi nëse do ti tërheqin për punë nga jashtë.

Të ardhurat e tejkalojnë prodhueshmërinë e punës – ky është plusi tjetër në llogarinë, në të cilën qëndrojnë punëdhënësit. Këtë pohim e argumentoi Bozhidar Danev, kryetar i Dhomës Industriale-Tregtare Bullgare.

Sivjet kishte mundësi të shkëlqyera, favorizuese për ekonominë bullgare. Por arritëm një rritje të matur të produktit të brendshëm bruto” – pohon ai. Mes faktorëve favorizues në një përpjesëtim botëror, ai ve në dukje rënien e çmimeve të lëndëve djegëse me pothuajse 50%, që është e rëndësishme për ekonominë tonë. Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, po kështu supozon një ngarkim të  industrisë sonë të armëve. “Dritë në tunel gjatë vitit të ri ka dhe ajo është në një ristrukturim serioz të eksportit të Bullgarisë – mendon Bozhidar Danev. – Përpara, eksporti kishte një karakter lëndësh – kryesisht lëndë djegëse, grurë metale, koncentrate. Për herë të parë në pozita fillestare doli dhe makinë-ndërtimi, industria elektronike dhe prodhimi i produkteve me një mbivlerë më të lartë. Mjerisht, gjatë viteve të fundit kemi një vëllim të prodhueshmërisë së punës me rreth 1,3%, derisa vëllimi në të ardhurat është nga 7-8%. Të ardhurat e tejkalojnë prodhueshmërinë e punës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD