Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe Putini filloi të flasë për ringjalljen e gazsjellësit “Rryma Jugore 2”

БНР Новини
Foto: BGNES

Përpara pak më shumë se dy vjet, me urdhrin personal të presidentit rus Vlladimir Putin ishte ndërprerë projekti për gazsjellësin nga Rusia nëpër fundin e Detit të Zi deri në Bullgari dhe më tej drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Pas bisedimeve të gjata, të vështira dhe mjaft kontradiktore Moska dhe Ankaraja firmosën për gazsjellës të ri “Rryma Turke” nëpër fundin e Detit të Zi deri në Evropë. Dhe deri tani nuk është shumë e qartë se si pikërisht do të duket ky gazsjellës në qoftë se do të ndërtohet si një alternativë të “Rrymës Jugore” dhe a do të mund me të vërtetë ta zëvendësojë. Këtë në mënyrë të tërthortë e pohoi edhe Presidenti Rus Putin në Budapest gjatë javës së kaluar, kur rikujtoi se, Moska po vazhdon të kërkojë të zhvillojë bashkëpunimin e vet me Evropën, por ngulmon dhe për garanci. Putini nuk la pa akuzuar dhe Bullgarinë për dështimin e “Rrymës Jugore”, e cila ka dalë se është shpirtvogël dhe është përkulur para presionit të Brukselit, që shikon me një sy jo të mirë këtë projekt prej mjaft kohe. A mundet deklarata e Putinit në Hungari të shpjegohet si një sondazh për projekte eventuale të reja të gazit me pjesëmarrjen e Bullgarisë? Mundet. Mundet sepse këto manovra përgatitore nuk datojnë nga java e kaluar, por në forma të ndryshme po vazhdojnë që nga ndërprerja përfundimtare e “Rrymës Jugore” përpara më shumë se dy vjetëve. Natyrisht, veprimet hulumtuese të Moskës filluan në një nivel të ulët, në nivelin e më shumë ose më pak ekspertëve të njohur të gazit, të cilët studiuan dhe vizatuan variantet e mundshme për ndërtimin ose transformimin e projektit për gazsjellës.

Çfarëdo qoftë sqarimesh, konkluzionesh dhe parashikimesh që të bëheshin, në to patjetër merrte pjesë harta e gazit rus në Evropë gjoja e fshirë nga Putini. Më e njohur u bë ideja që një nga dy tubat e parashikuara të “Rrymës Turke” të kalojë përmes Bullgarisë, një lloj “Rrymë Jugore” të minimizuar. Kjo u ka pëlqyer qeveritarëve të deritanishëm, të cilët bënin plane sesi do të ndërtojnë në vendin, ku do të dalë “Rryma Jugore” nga deti, një qendër shpërndarëse dhe prej saj do të shesin me fitim gaz të gjitha shteteve fqinje dhe bile edhe Evropës Qendrore. Tani këto shpresa përsëri ringjallen me idenë për ndarjen e dy tubave të “Rrymës Turke”, një nga të cilat do të arrijë deri në bregun bullgar të Detit të Zi. Më të lumtur nga një mundësi të ngjashme teorike akoma janë rusofilët nga Partia Socialiste Bullgare dhe për më tepër eksperti më i mirë në energjetikën e kësaj partie Javor Kujumxhiev. Ai parashikoi sukses për këtë projekt, ndaj së cilës shtoi po kështu në bazë të vijës ruse centralin e dytë elektrik atomik të ngrirë në Belene dhe ndërtimin edhe të një reaktori tjetër ndaj atij ekzistues dhe i cili punon me sukses bullgar Centrali Elektrik Atomik “Kozlloduj”.

Për shkak të mungesës së parlamentit, të një qeverie të zgjedhur në mënyrë legjitime, reagime publike të autoriteteve bullgare zyrtarisht nuk ka. Se ka pasur sondazhe dhe bisedime është më se e qartë, por është më se e qartë se asnjë në prag të zgjedhjeve parlamentare nuk do të thotë se çfarë mendon mbi këtë çështje. Thjesht nuk ka se kush ta bëjë, dhe më të paktën këtë mund ta bëjë qeveria teknike, e cila a do të kalojë 4-5 muaj në pushtet apo jo. Por, vendimi është i një karakteri të tillë strategjik, saqë është e pamundur të pritet një pozitë më të qartë bullgare përpara zgjedhjeve dhe përpara krijimit të një qeverie të re të rregullt, por kur do të bëhet kjo nuk është e qartë. Përveç kësaj, njëherë provuar mbi kurriz ndikimin e Brukselit mbi çështjen, Putini nuk do të montojë një tub të gazsjellësit, pa garancitë përkatëse dhe koordinim me Bashkimin Evropian. Në rast të fitores në zgjedhjet gjatë muajit mars Partia Socialiste Bullgare do ta lehtësojë mjaftë këtë detyrë. Këtë e tha shefja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova, e cila deklaroi akoma pas fitores së kandidatit të përkrahur nga partia e saj për president gjeneral Rumen Radev, se ky është vetëm fillimi i ndryshimeve. Kurse në to një vend të konsiderueshëm zënë afrimi dhe bashkëpunimi me Rusinë e Putinit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD