Koncerti “Mr. Sax” është më 15 shkurt dhe është i pari prej një serie të tërësishme, në të cilën mund të dëgjohen të gjithë në radio-formacion. Nuk është sekret se instrumentistët në orkestër janë ndër emrat më të njohur në skenën bullgare të xhazit. Disa prej tyre kanë krijuar jo pak projekte autori. Këtu nuk duhet harruar emri i Antoni Donçevit – dirigjent i Big Bendit, pianist dhe kompozitor me shumë çmime dhe karrierë botërore. Solistët e orkestrës janë: Vasill Ençev, Dimitër Ljolev, Petër Momçev, Boris Petrov dhe Atanas Haxhiev.
Me të gjithë këta saksofonistë të shkëlqyeshëm kam punuar në formacione të ndryshme jashtë punës sime në Big Bend. Mund të them se jemi shumë të afërte, madje do të përdorja fjalën “miq”. Kjo ndikon edhe mbi punën tonë të përbashkët në orkestër, sepse çdo një projekt mban në vetvete diçka të ndryshme, i pasuron muzikantët dhe ata vijnë në repeticionet në studion e parë të mbushur me energji.”
Siç u bë e qartë nga intervista e Antoni Donçevit, të gjitha pjesët në program do të tingëllojnë për herë të parë, të përgatitura posaçërisht për koncertin “Mr. Sax”. Mirëpo, solistët kanë qindra incizime në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..