Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 130 vjet nga hulumtimet e para meteorologjike në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Mbushen 130 vjet nga fillimi i hulumtimeve të rregullta meteorologjike në Bullgari. Data është pak e njohur jashtë qarqeve të meteorologëve, por ka të bëjë me ngjarjet më të rëndësishme në fushën e shkencës dhe teknikës gjatë shekullit XIX tek ne, pra krijimi i stacionit të parë meteorologjik bullgar.

Sot, kur territori i Bullgarisë është i mbuluar me një rrjet të dendur të stacioneve meteorologjike, dhe jemi pjesë e shkëmbimit ndërkombëtar meteorologjik, vështirë mund të përfytyrojmë se si filloi gjithçka. Më 1 shkurt të vitit 1887 stacioni i parë i përhershëm meteorologjik bënë matjet e para në oborrin e Gjimnazit Klasik të Sofjes. Vëzhgimet meteorologjike i bëri Marin Bëçvarov, në atë kohë pedagog në Gjimnazin e Meshkujve në Sofje dhe profesor i ardhshëm i astronomisë në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Rezultatet u botuan në Gazetën Shtetërore. Me këtë u hodhën themelet e sigurimit të rregullt të këtij lloji informacioni për shoqërinë. Ky akt jo vetëm që ishte një hap në fushën e meteorologjisë, por e radhiti vendin krahas shteteve të zhvilluara evropiane dhe hapi horizonte të reja për vendin në këtë fushë. Tre vjet më vonë stacioni u bë qendror për Bullgarinë. Gradualisht në vend filloi të krijohet një rrjet meteorologjik. Në vitin 1891 Bullgaria u përfshi si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Drejtorëve të Dikastereve Meteorologjike në Mënik.

Çfarë arriti meteorologjia bullgare gjatë kësaj periudhe 130 vjeçare, përgjigjet docent doktori Georgi Raçev, klimatolog dhe pedagog në Universitetin e Sofjes:

Në atë kohë, Bullgaria e varfër, e cila porsa u çlirua, në sajë të disa specialistëve të mbaruar në Gjermani, arriti të radhitet krahas shteteve të zhvilluara evropiane. Bullgaria shtrihet në këndin jugor të brezit të mesëm klimatik. Ato veçori klimatike, në gërshetim të reliefit kërkojnë një njohje të detajeve dhe të karakteristikave të veçanta. Për shembull klima në Sofje dallohet nga ajo, që është 100 kilometra larg saj. Kjo për shkak se në këtë distancë shtrihen katër zona të ndryshme me klimë të vet unike. Si para 130 vitesh, ashtu edhe tani dëshira jonë është të dimë sa më shumë për klimën tonë unike dhe për motin tonë unik.

Sipas docentit Raçev mungesa e informacionit për situatën meteorologjike mund të bëhet shkak për humbjen e jetës njerëzore. “Pa meteorologjinë nuk mund të zhvillohen mirë as bujqësia, as turizmi, as lundrimi dhe aviacioni – thekson docenti Raçev. – Ne jemi pjesë e botës, ndërsa bota ecën përpara. Është pak e çuditshme politika e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave,  i cili tashmë mbylli 2/3 e stacioneve sinoptike në Bullgari, të dhënat e të cilëve përcilleshin në shkëmbimin ndërkombëtar. Jemi në një nga vendet e fundit në Evropë për nga pastërtia e ajrit. Kështu që t’i refuzojmë informacion meteorologjik Qendrës Evropiane, e cila harton parashikimet afatshkurtra dhe afatmesme me arsyetimin, se të dhënat mund të shfrytëzohen me qëllime komerciale, nuk është e lejueshme. Themelet e Organizatës Ndërkombëtare Meteorologjike bazohen mbi sigurimin e informacionit pakorisi nga çdo shteti.

Dhe është mirë që të pyesim në çfarë gjendje do të lëmë rrjetin meteorologjik pas nesh – trashëgimtarët e atyre, të cilët para 130 vitesh filluan formimin e tij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD