Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhoell Soler: Gërshetojmë më të mirën nga boksi bullgar dhe ai kuban

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Përparim. Në këtë mënyrë e përcakton situatën trajneri i përgjithshëm Zhoell Soler situatën në skuadrën tonë kombëtare të boksit disa ditë përpara botimit të 68 të turnirit ndërkombëtar “Stranxha”, turniri më i vjetër i boksit në Evropë. Ai do të zhvillohet në Sofje nga data 21 deri më 29 shkurt me pjesëmarrjen e mbi 280 sportistëve prej 35 shteteve. Soler, i cili zuri postin gjatë nëntorit të vitit 2015 shpreh kënaqësi nga puna e përbashkët me sportistët:

СнимкаE ndërtojmë dhe më tej traditën bullgare në boks, i cili ka qenë gjithmonë në një nivel shumë të lartë. Një vit e më shumë po punojmë bashkë duke e përmirësuar teknikën e boksit si dhe taktikën. Muajt e parë, puna e përbashkët me atletët ishte e përcaktuar mbi faktin të mund të përshtatemi njëri me tjetrin, boksierët mundoheshin të mësohen me teknikat e reja. Në punën tonë kemi dhe përkrahjen pa rezerva të gjithë shtabit të trajnerëve dhe të presidentit të federatës sportive Krasimir Ininski – nënvizon trajneri i përgjithshëm.

Me Daniel AsenovinKurse për stilin e tij të ri të punës të skuadrës ai thotë: Si tërësi boksierët në Evropë mbështeten tek forca fizike. Në Amerikën Latine  punohet më shumë me këmbë mbi parimin “Unë të godas dhe nuk të lë ti të më godasësh”, me hapa mënjanë, me shumë shtirje. Qëllimi im është të përziej stilin latin-amerikan dhe stilin bullgar të boksit. Ky qëndrim jep rezultate të mira. Në fillim sportistëve u ishte mjaft e vështirë të mësohen me stilin e ri të boksit gjatë kohës së stërvitjeve dhe pas kësaj dhe në ndeshjet zyrtare. Por u qe interesante, sepse është më elegante. Një shembull për sukseset tona është Daniell Asenov në kategorinë deri më 52 kilogramë, i cili mori medalje të artë në turneun olimpik për kualifikimet në Baku- Azerbajxhan. Ai fitoi në të gjitha takimet e tij me një boks shumë të bukur, duke lëvizur në mënyrë të shkëlqyer me këmbë dhe shtirje të shumta. Të gjithë qenë të mahnitur nga loja e tij.

Zhoel ka lindur gjatë vitit 1981 dhe ka një përvojë të madhe. Pasi kalon përmes sporteve të ndryshme, 11 vjeçar e zgjedh boksin. Tregon rezultate shumë të mira dhe që atëherë nuk mund ta përfytyrojë jetën e tij pa këtë sport. Që nga viti 2009 deri në vitin 2014 është zëvendës drejtor teknik i skuadrës kombëtare të boksit në Kubë:

Atëherë skuadra tonë kombëtare po përjetonte një periudhë të vështirë. Shumë nga kampionët tanë olimpik ishin nisur jashtë shtetit  dhe kishin mbetur aty. Filluam të punojmë me trajnerin Rollando Aseball. Mes arritjeve tona qenë dhe dy kampionë olimpikë Robejsi Ramires dhe Josvani Vejtija nga Londra 2012 dhe 3 kampionë olimpik – Hulio Sesar Lla Krus , Llasaro Allvare dhe Arlen Llopes.

Kur mbërrin në Bullgari ai fillon punë në skuadrën “Lokomotivë”.

Dhamë rezultate shumë të mira në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Punova me Veselin Todorovin gjatë përgatitjes së djemve në 15-16 vjeç për kampionatin evropian në Hungari. Emi-Mari Todorova fitoj floririn, një vajzë tjetër-bronzin. Pas kësaj me Borisllav Gjeorgjievin i përgatitëm vajzat në moshë 13-14 vjeçe për kampionatin evropian në Rusi, nga ku u kthyen me 4 medalje. Atëherë Federata më propozoi të punoj me kombëtarët. Sportistët tanimë kanë përvojë me mënyrën e re të stërvitjes. Fryma në skuadër është shumë e lartë” – ve në dukje Zhoell.

Sa medalje për Bullgarinë mund të presim nga turneu “Stanxhata”?

Unë jam një njeri shumë pozitiv. Në qoftë se më pyet për medalje, do të thosha, se do t’i marrim që të gjitha. Por, le të jemi realist dhe të pranojmë se arbritrat nganjëherë marrin vendime në dëmin tonë.  Por kështu ose ndryshe, çdo një nga sportistët tanë është gati të fitojë luftën e vet. Për kampionatin evropian po kështu pres të kalojmë rezultatin e mëparshëm. Atëherë Daniell Asenov u bë kampion. Sipas meje, tani mund të fitojmë 4 medalje, nga të cilat minimum një të artë. Të mëdha janë pritjet tona dhe nga kampionati botëror.

Javën e kaluar skuadra u kthye nga kampi në mal, ku u stërvitën mjaft mirë dhe programi u realizua në 100%.

Sivjet federata në krye me Krasimir Ininskin startoi një projekt të ri. Në kampin në bazën e shkëlqyer sportive “Bellmeken” me kombëtarët u ngjitën dhe talentet e rinj me potencial për të marrë pjesë  në olimpiadën në Tokio gjatë vitit 2020. Ata stërviteshin bashkë, si një familje, me idhujt e vet Daniell Asenov, Simeon Çamov, Tinko Benabakov... Ky kishte një efekt shumë pozitiv” – nënvizoi Zhoell.

СнимкаNë fund të bisedës ai nënvizon sesa është e rëndësishme që fëmijët të merren me sport. Përveç se kalitin shpirtin dhe trupin, ata mësohen dhe me patriotizëm, sepse kur del në ringun ndërkombëtar, ti nuk je vet – pas teje është e gjithë Bullgaria.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov nominohet për sportivitet për të dytin vit radhazi

Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..

botuar më 24-11-26 11.56.PD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov e mbyll vitin në Top 10 të renditjes botërore

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..

botuar më 24-11-18 6.50.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi maratonën më të gjatë të zinxhirit Ocean 7

Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..

botuar më 24-11-11 9.34.PD