“Ky është një prej projekteve tona shumë speciale, në të cilat paraqesim nga afër krijues me kontribute dhe merita të mëdha për kulturën muzikore bullgare. Në edicionin e sivjetshëm do të marrë pjesë një formacion dhe dy solistë. Po filloj me praninë e femrave. Bëhet fjalë për “Bëllgarka Xhunior Kuartet” – këto janë këngëtare të shkëlqyeshme, të cilat kanë filluar të këndojnë së bashku në fillim të viteve 90 në ansamblin “Trakia”. Le të rikujtojmë se ato janë zbulim i muzikologes Rumjana Cincarska. Hristina Anastasova, Elena Bëdeleva, Fanka Kojnarova dhe Tonka Koleva janë këngëtare me zëra të mrekullueshëm. Ato janë soliste të shkëlqyeshme, të cilat do të interpretojnë këngë me orkestrim të solistëve nga orkestra – Angell Dimitrov, Kostadin Gençev, si dhe të Marek Djakovit. “Bëllgarka Xhunior” është një kuartet pak i njohur në Bullgari, por këngëtaret udhëtojnë vazhdimisht jashtë, ku fitojnë njohjen e specialistëve dhe të publikut."
"Mysafiri ynë i dytë është Krasimir Kondov, i cili është i njohur si autor orkestrimesh. Ka shumë pjesë të tij të incizuara nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Aktualisht është udhëheqës artistik i Ansamblit të Veriut “Ivan Vëlev”. Është një njeri interesant, me kontribute të mëdha dhe pedagog i mirë. Do të dëgjojmë disa prej pjesëve të tij, të ekzekutuara nga ai me gajde, dhe të përgatitura posaçërisht për këtë koncert."
"Mysafiri ynë i tretë dhe i fundit, por jo i fundit për nga rëndësia, është Matjo Dobrev. Ai nuk ka nevojë për prezantim special – një plejadë muzikantësh (jo vetëm fyelltarë) janë mësuar nga meloditë e tij të bukura. Kohët e fundit ai ka shfaqje vetëm në skenat e mëdha, si pjesë e orkestrës së Ivo Papazovit. Për mua dhe kolegët e mi është një kënaqësi e madhe se do të jemi së bashku me të në një skenë. Ai nuk ka asnjë incizim solo, të bërë posaçërisht për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Kështu qe kjo pjesëmarrje e tij do të mbetet një arkiv i vlershëm. Orkestrimet e veprave të interpretuara nga ai janë të Pejo Peevit. Koncerti është plotë muzikë të bukur, të interpretuar nga disa solistë të shkëlqyeshëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..