Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tërnovo RUNs” vrapon për shëndet

БНР Новини

Të jesh shëndosh gjatë tërë vitit, ky është misioni i Kalin Vasilevit, organizatori i “Tërnovo RUNs” – një lëvizje që fiton popullaritet gjithnjë e më të madh te ne. Ajo ka qëllim të krijojë një mjedisi aktiv, social dhe shëndetësor në Veliko Tërnovo. Kush është Kalin dhe si ka arritur në idenë e “vrapimit”. Ai ka mbaruar gjimnazin e shkencave natyrore-matematike në Tërnovo. Ka fituar bursë për studime në një kolegj amerikan, ku ka mbaruar për bachelor në degën e biologjisë dhe kimisë. Zhvillimi i tij akademik nuk mbaron këtu, por vazhdon së pari me mbrojtjen e doktoratës në lëmin e inxhinierisë gjenetike në universitetin Karnegi Melën dhe me një specializim në Kembrixh. Kështu erdhi momenti, kur Kalin duhej të bënte hapin tjetër, duke zgjedhur midis karrierës së madhe dhe pushimit të shkurtër. Ai zgjodhi atë të dytë dhe u kthye në Bulgari.

СнимкаBullgaria gjithmonë ka qenë në mendimet e mia. Vazhdimisht e ndjekja situatën në vendin tonë dhe prisja një moment të përshtatshëm për t’u kthyer për pak pushime. Në vitin 2014 vendosa të kthehem për 6-7 muaj. Në atë kohë mirëmbajtja kontakte me shumë organizata rinore dhe meqenëse jam vrapues – amator pata shumë të njohur në këto rrethe. U takova me shumë njerëz të buzëqeshur dhe pozitivë dhe kjo më bëri për t’u mbetur më shumë kohë. Kështu erdhi momenti i lindjes së ideve që pata në atë kohë.”

Që prej 8 vitesh Kalin merret me vrapim, jogë dhe përpiqet të jetojë në mënyrë shëndetësore. Ai frymëzohet nga idetë e miqve të tij nga Kalifornia, të cilët e informojnë për rrymat e reja në këtë sferë. Kështu, pasi u kthye në vend ai pa se këtu ka domosdoshmëri për zhvillimin e ideve të tilla. Kalin është nga një familje mjekësh dhe nuk është e rastit se ka dëshirë t’i ndihmojë njerëzit. Sipas tij çelësi është prevenca dhe jo mjekësia moderne, ku njerëzit varen nga kompanitë farmaceutike.

Снимка

Në fillim të vitit 2014 e startova grupin tim për lëvizje dhe shëndet në Veliko Tërnovo. Rreth 8 muaj nuk kishte zhvillim dhe interes. Nuk kisha përgatitje, por me ndihmën e diturive të mia dhe përvojës së grumbulluar gjatë viteve u përpoqa ta zhvilloja idenë. Shëtitja në qytet duke kërkuar përkrahës. Në të njëjtën kohë kërkoja përgjigje të pyetjes nëse të shkojë përsëri jashtë, ose të mbetem këtu. Fillova t’u shkruaja mediave dhe papritmas situata ndryshoi, numri i përkrahësve të mi u rrit. Në fillim ishim 2-3 dhe pas disa muajsh u bëmë qindra.”

СнимкаTërë projekti është falas dhe kjo na kushton shumë kohë dhe punë. Të gjitha stërvitjet zhvillohen në të hapur, kurse për këtë qëllim nuk ka nevojë për pajisje speciale për fitnes. Ushtrimet janë të tilla, kështu qe ta përdorim trupin tonë si pajisje për trajnime. Strategjia dhe dëshirat e Kalinit janë lidhur me përmirësimin e shëndetit të njerëzve në vend. Prandaj një prej prioriteteve të tij kryesore është ta tërheqë vëmendjen e pjesëmarrësve, duke ofruar aktivitete më të ndryshme, si shëtitje, jogë, takime, seminare të ndryshme shëndetësore. Mirëpo, a do të zgjerohet “Tërnovo RUNs” në diçka më të madhe? 

Kam një frazë të dashur – Veliko Tërnovoja është kryeqyteti i ri i shëndetit. Ëndrra ime është që në qytetin tonë të krijojmë një qendër shëndetësore falas, ku njerëzit të mund të konsultohen për përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Misioni “shëndet” duhet të jetë një prioritet absolut dhe kjo nuk do të ndodhë vetëm me disa stërvitje në park. Shpresoj se një ditë ai do të zgjerohet dhe se qendra të tilla do të ketë në çdo një qytet, duke formuar një rrjet kombëtar.”

СнимкаAktualisht Kalin bashkë me përkrahësit e tij është duke zhvilluar projektin në fjalë dhe janë të bindur se po të vazhdojnë të japin shembullin e drejtë, do t’i ndjekin edhe qytete të tjera. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD