Sot, më 3 mars, shënojmë Festën Kombëtare të Bullgarisë. Mbushen 139 vjet nga Çlirimi i shtetit tone nga sundimi pesëshekullor osman. Në këtë ditë më 1878-ën është nënshkruar Traktati i Shën-Stefanit ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane – dokumenti, i cili i dha fund Luftës Ruso-Turke (1877-1878), e njohur tek ne si Lufta Çlirimtare. Me të u njoh humbja e Perandorisë Osmane dhe u vunë themelet e Shtetit të Tretë Bullgar. Bullgaria u bë një shtet autonom, mirëpo vasal i Perandorisë Osmane, me kufij, të cilët përfshijnë pothuaj të gjitha territoret në pjesën evropiane të Perandorisë, të populluara me bullgarë. Sipërfaqja e saj e atëhershme është më se 170 mijë kilometra katrore. Bullgarisë i janë dhënë një varg të drejtash, duke përfshirë të drejtën që ajo të kërkojë njohjen e saj nga shtetet, të cilat nuk e kanë nënshkruar Traktatin e Shën-Stefanit. Ajo fitoi gjithashtu të drejtën që të ketë ushtri dhe polici të vet dhe të zhvillojë marrëdhënie të pavarura ndërkombëtare në fushën e tregtisë. Traktati i Shën-Stefanit ia dha Bullgarisë idealin për unitet kombëtar. Data e nënshkrimit të tij në vazhdim të dhjetëra viteve është shënuar si festë zyrtare. Në vitin 1990 me një vendim të Këshillit Shtetëror dhe të Kuvendit data 3 mars u shpall për Festën Kombëtare. Sot përvjetori i njëqind e tridhjetë e nëntë nga Çlirimi i Bullgarisë festohet me ceremoni të ndryshme në tërë shtetin.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..