Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bord valutor deri në hyrje në Eurozonë ose shfuqizim akoma që tani

БНР Новини
Foto: arkiv

Që prej 20 vjetëve në Bullgari ekziston bordi valutor. Ky është një sistem parash,në të cilin aplikohet një kurs i fiksuar ndaj ndonjë valute të caktuar të huaj dhe gjatë së cilës paratë në qarkullim kanë një mbulim 100% në valutën e zgjedhur. Bullgaria është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian me një sistem të tillë të aplikuar gjatë vitit 1997 me qëllim të mund të stabilizohet sistemi valutor i vendit, i cili tronditej nga inflacioni prej afro 500%. Bordi valutor vepron në mënyrë stabilizuese, por dhe në mënyrë kufizuese sa i përket politikës së parave të bankës qendrore, e cila në shumë drejtime është me duar të lidhura.

Deri vonë në rrethet politike në Bullgari kishte pothuajse një unitet të plotë, se bordi valutor duhet të ruhet deri në hyrjen e vendit në Eurozonë. Në fakt, nga ana objektive, vendi e ka aplikuar euron, sepse valuta, ndaj së cilës është përshtatur leva bullgare, është pikërisht euroja, gjatë një kursi të vazhdueshëm të këmbimit nga përafërsisht 2 leva ] për 1 euro. Me euro nuk mund të paguani në dyqanet në Bullgari, por shumë marrëveshje lidhen dhe realizohen në këtë valutë– më posaçërisht pronat e patundshme, të cilat shiten dhe blihen në euro.

Kohët e fundit u paraqitën dy tendenca të reja. Ekonomistë të njohur dhe politikanë në mënyrë gjithnjë e më këmbëngulëse ngulmojnë për shfuqizimin e bordit valutor dhe kalimin drejt kursit të lirë valutor, përcaktimin e interesave nga banka qendrore, dhe jo automatikisht. Kjo do t’i lejojë bankës qendrore të zhvillojë një politikë fleksibile të parave në përkrahje të ekonomisë, por do të mund të jetë dhe kreditore nga instanca e fundit për bankat.

Qeveria teknike e kryeministrit Ognjan Gerxhikov doli shumë e ndjeshme dhe e përgjegjshme ndaj kritikave kundër bordit valutor dhe sado e përkohshme që të jetë ajo, shpalli publikisht se ka ndërmend të përshpejtojë punën mbi hyrjen në ERM-2, e ashtuquajtura dhomë e pritjes në Eurozonë dhe eventualisht të verë kandidaturën bullgare. Bile formoi një grup të posaçëm pune, i cili të punojë në mënyrë të përshpejtuar mbi këtë çështje. Në fakt kjo është një zgjidhje Solomoni, sepse dhe kritikët dhe përkrahësit e bordit valutor janë të kënaqur. Të parët nga perspektiva e cila po afrohet për të dalë nga bordi, të dytët nga fakti se ai nuk do të zhduket para kohe përpara futjes së euros.

Fati i bordit valutor varet rrjedhimisht nga hyrja në Eurozonë, dhe në këtë moment përpjekjet për këtë dyfishohen. Shumica në Bullgari janë në një gjendje mjaft skeptike ndaj mundësisë në një të ardhme vendi të pranohet në dhomën e pritjes të Eurozonës. Nga ana teknike Bullgaria i përgjigjet 3 nga të 4 kritereve, por vendimi është para së gjithësh politik. Kurse kur bëhet fjalë për argumente politike, Bullgaria humbet gjithmonë. I tillë është rasti me Shengenin, ku vendi ynë i përgjigjet të gjitha kritereve teknike, por në bazë të shkaqeve politike nuk e lejojnë deri tek zona për një lëvizje të lirë. Është shumë e mundshme bile të lejohet deri tek dhoma e pritjes e Eurozonës, dhe Bullgaria të mbetet aty për një kohë të gjatë të papërcaktuar.

Nuk duhet të harrohet se vullneti për zgjerim në Bashkimin Evropian në çfarëdo qoftë sferash bëhet gjithnjë e më e vogël dhe më e vogël. Në qoftë se shtojmë dhe idetë për Evropë me dy shpejtësi, shanset e Bullgarisë të dalë nga bordi valutor që të hyjë në Eurozonë fillojnë të anojnë drejt zeros në një të ardhme të afërt.

A do të thotë kjo se, bordi valutor dhe pa euron duhet të shqufizohet, siç duan shumica? Vet fakti se vendi është i vetmi në Bashkimin Evropian me një sistem të tillë parash, flet se, ai është një farë anomali, një vendim margjinal. Bullgaria grumbulloi përvojë të mjaftueshme, mjeshtëri dhe kompetenca në drejtimin e proceseve ekomomike dhe financiare, që të ketë nevojë akoma për këtë patericë. Bile ajo fillon me të vërtetë t’i pengojë vendimet fleksibile drejtuese dhe të politikat më të përshtatshme. Në qoftë se do, kurse kjo është e detyrueshme, ritme më të shpejta të rritjes ekonomike, të cilat të lejojnë të arrihen nivelet e prodhueshmërisë së jetës në Evropën e bashkuar, ka ardhur koha që Bullgaria të mendojë për një politikë të re të parave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD