Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavlina Dokovska: Pedagogu është i detyruar të formojë personalitete – njerëz të lumtur, bujarë dhe të mirë

Madje të provohemi, ka pak të ngjarë të gjejmë fjalët më të përshtatshme, që të përshkruajmë shkurtimisht rëndësinë e asaj, që bën Pavlina Dokovska dekada me radhë. Bullgarja jep koncerte dhe incizon disqe, udhëheq klasa mjeshtri dhe merr pjesë aktivisht në jurinë e konkurseve të mëdha ndërkombëtare...




Ajo është kryetare e katedrës për piano në Mannes College The New School for Music. Krahas kësaj është themeluese e tri festivaleve në SHBA. Është drejtore artistike e dy prej tyre.

Festivalin muzikor në Menas prof. Dokovska e krijon, që ta zgjerojë edhe më shumë horizontin jo vetëm para studentëve të saj, por edhe para të gjithëve, të cilët bëjnë studime në shkollën prestigjioze.

Foto: arkiv personalFestivali i parë në Menas u zhvillua në vitin 1999 dhe ishte i pari, i cili iu kushtua krijimtarisë së Shopenit – sqaron ajo. – Për herë të parë në SHBA u interpretuan të gjitha veprat e njohura të kompozitorit të madh polak – jo vetëm veprat për piano, por edhe ato të dhomës, këngët etj. Festivali mbahet çdo vit dhe vazhdon të zhvillohet. Merrem shumë aktivisht me veprimtari pedagogjike dhe aktualisht kam klasën më të madhe në Menas – 20 studentë. Mund të them se grupi është shumë i mirë. Ndër të tjera, një student imi ishte gjysmëfinalist në konkursin “P. I. Çajkovski” gjatë vitit 2015, një prej dy amerikanëve, që u paraqitën në konkurs. Studentët e mi janë nga vende të ndryshme – nga SHBA-ja, Rusia, Polonia, Japonia, Koreja, Kina, Meksika. Është shumë bukur se janë përfaqësues të kulturave të ndryshme dhe mësohen njëri nga tjetri.

Pavlina Dokovska është nxënëse e pedagogëve legjendarë bullgarë – Lidia Kuteva, në klasën e së cilës mbaron Shkollën Kombëtare Muzikore dhe Xhulia dhe Konstantin Ganevi në Akademinë Muzikore Kombëtare. Ajo është mbajtëse e çmimit të parë të Konkursit Ndërkombëtar “Klod Debjusi” në Francë dhe ka marrë bursë. Në saje të kësaj burse ajo ka bërë studime te Ivon Lefebjur në Paris. Ka mbaruar klasë mjeshtri në Julliard School.

Duke bërë studime atje ajo takoi basin bullgar me famë botërore Nikollaj Gjaurov, me të cilin rreth dhjetë vjet më vonë incizoi një album.

Është mbajtëse e disa çmimeve të para nga konkurse të ndryshme prestigjioze. Cilat janë parimet e prof. Dokovska në punën e saj pedagogjike?

“Për mendimin tim puna me njeriun është diçka shumë e rëndësishme në profesionin e pianistit. Ka shumë psikologji në profesionin tonë. Detyra e pedagogut është të krijojë një personalitet të lumtur dhe të bindur në aftësitë e veta. Duhet të krijojmë artistë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë, të cilët janë bujarë dhe të mirë. Gjithmonë kam thënë se krijimi i qëndrimit moral duhet të ndodhë në procesin e punës. Po vazhdoj të japë koncerte, por ato janë koordinuar me angazhimet e mia të tjera. Po vazhdoj të punoj edhe për festivalet. Mirëmbaj kontakte me Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”. Për mua kjo është me rëndësi të madhe, sepse unë jam produkt i kësaj shkolle. Bursa, që themelova me emrin e mësueses sime të dashur Lidia Kuteva ka një rëndësi të madhe emocionale për mua. Gëzohem shumë se shkolla ime zhvillohet mirë dhe ka një drejtoreshë kaq të mirë – Millka Miteva. Megjithë mjetet e pakta financiare, të cilat livrohen në Bullgari për zhvillimin e kulturës, ajo arrin të zhvillojë jo vetëm bazën materiale, por edhe të sigurojë mundësi për shfaqje të ndryshme të nxënësve. Jam e lumtur ta shohë pasionin ndaj muzikës edhe në brezat e rinj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Prova e

"Rigoletto" është premiera e parë e operës në vitin e përvjetorit të Operës së Stara Zagorës 2025

Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..

botuar më 25-03-27 6.10.PD

Kristian Kostov bën një fillim të ri me këngën e tij "Unë jam ti"

Kristian Kostov, edhe pse i ri, tashmë është një interpretues dhe autor i njohur. Ai la një përshtypje të fortë gjatë sezonit të katërt të X Factor në vendin tonë, duke arritur në finalen e madhe dhe duke fituar një audiencë të madhe. Më pas ai u shfaq..

botuar më 25-03-26 6.05.PD

"Më e shtrenjta" nga Danny Levan

Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e..

botuar më 25-03-24 2.10.MD