Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një drejtor sipërmarrës krijoi shkollën e së ardhmes në fshatin Bell Kamen

БНР Новини

Ka njerëz, për të cilët profesioni i tyre është mision. Një njeri i tillë është Alish Vakljov, i cili punon si drejtor i një shkolle në një fshat me emrin e bukur Bell Kamen – atje fëmijët mësohen t’i ndihmojnë të tjerët, t’i dashurojnë njerëzit, të udhëtojnë në botë nga dhoma e mësimit dhe ta bëjnë arsimin qëllimin më të rëndësishëm të të gjithë banorëve në krahinë.

Kur gjatë vitit 2009 mësuesi i kimisë dhe i biologjisë Alish Vakljov u bë drejtor i shkollës, ai kuptoi se do të duhet të bëhet sipërmarrës, që të dalë shkolla e vogël nga varfëria në të cilën ndodhej. Prandaj ai filloi të kërkojë informacion në internet dhe së shpejti mori vendime, të cilat e ndryshuan fatin e shkollës – vendimi i parë ishte lidhur me kandidimin për mësues të anglishtes nga Korpusi i Paqes, kurse ai i dytë – të paraqesë një projekt për një sallë moderne kompjuterike para fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Kështu në fshat mbërriti për dy vjet vullnetarja Suzi Rouz, që t’i mësojë fëmijët dhe të moshuarit në gjuhën e saj amtare. Me mjetet e fituara shkolla u meremetua dhe u modernizua me një kabinet kompjuterik me 13 vende pune, një dërrasë interaktive, multimedia, ekran të bardh, një audio sistem, LED televizor, kamerë etj.

СнимкаNe disponojmë gjithashtu një lidhje shumë të shpejtë internetit. Në saje të internetit fëmijët mësojnë shumë gjëra për botën – tregon Alish Vakljov. – Sigurisht që si një shkollë e vogël dhe e varfër nuk kemi mjaftë harta, kurse të paktat që i kemi nuk janë në gjendje të mirë dhe përdoren vështirë. Mirëpo, në rrjetin e internetit mund të gjejmë harta më të ndryshme të botës – atje ka portale arsimore, ka mësime online. Kurse në saje të dërrasës sonë interaktive ndihemi sikurse të jemi në kinema.

Aktualisht shkolla “Neofit Rillski” ka 40 nxënës, të cilët mësojnë në klasa të përziera. Alish Vakljov thotë se për mësuesin është shumë vështirë ta përqendrojë vëmendjen e vet te nxënës të moshës së ndryshme. Megjithatë fëmijët paraqiten shumë mirë më vonë në gjimnazet e qyteteve të afërta. Kjo deri duku u detyrohet edhe përpjekjeve të vullnetares amerikane nga Korpusi i Paqes, e cila është një burim i vërtetë diturish.

СнимкаNga ajo u mësuam se nuk mjafton ta japim mësimin dhe t’i kontrollojmë detyrat e shtëpisë – na tregoi gjithashtu drejtori. – U mësuam se ka nevojë për më shumë punë me fëmijët jashtë orës së mësimit – pasdreke në klubet e interesit. U mësuam se duhet t’i provokojmë prindërit, në mënyrën e mirë të fjalës, kështu qe ata të vijnë më shpesh në shkollë dhe të interesohen se çfarë ndodh me fëmijët e tyre.

Prandaj drejtori i hap gjerësisht dyert e shkollës për të gjithë banorët e fshatit, të cilët gjithashtu ulen para kompjuterëve.

Ëndrra ime është që shkolla të bëhet qendër e bashkësisë sonë dhe kjo sikurse tashmë është fakt – thotë Alish Vakljov. – Përveç shkollës në fshat nuk ka institucion tjetër, i cili t’i arsimojë dhe t’i edukojë banorët. Nuk ka bibliotekë, teatër, klub të pensionistit, kinema etj – kemi vetëm një shkollë dhe në oborrin e tij është kopshti i fëmijëve. Ëndrra ime është që të gjithë ne të punojmë së bashku, sepse në fakt ne e krijojmë të ardhmen e Bullgarisë. Dhe këtu është shumë i rëndësishëm roli i prindërve. Pa ndihmën e tyre nuk do të ketë dobi nga shkolla, nuk do të arrihen qëllimet e arsimit.

СнимкаDrejtori është i bindur se pa shkollën gjysma e fëmijëve nuk do të arsimohen dhe do të mbeten analfabetë, si banorët më të moshuar të Bell Kamenit. Prandaj ai ka ambicien që shkolla të përfshihet në listën shtetërore të shkollave të mbrojtura, të cilat nuk duhet të mbyllen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: cityzen.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD