Arti modern i vallëzimit mund t’ju befasojë! Valltarët nuk tregojnë përralla me motive folklorike dhe legjenda për kohëra të moçme. Luftimi midis së mirës dhe së keqes tashmë u transferua në ditët tona, kur njeriu nga publiku vet duhet të bëjë zgjedhjen në anën e të cilit do të qëndrojë. Mendime nëpërmjet mjeteve shprehëse të vallëzimit bënë provë të provokojë edhe koreografi dhe regjisor i ri Zhivko Zheljzkov në spektaklin prej autori “SINNER”. Puna e tij u nominua për çmimin IKAR 2017. Kjo për mënyrën provokuese dhe origjinale, në të cilën ai shtron një problem të vjetër, i cili megjithë avancimin e teknologjive mbetet i pazgjidhur edhe ditët tona.
Nga skena e Qendrës “Derida Dens” ku prezantohet shfaqja, ai përqendron vëmendjen e publikut mbi kotësinë njerëzore, e cila ngandonjëherë është e pangopur. Që të kënaqë kotësinë e vet ka raste kur njeriu është i prirë të vret mijëra kafshë për të marrë lëkurën e tyre. Pikërisht mbi këtë egërsi të pajustifikuar mendon regjisori Zhivko Zheljazkov:
“Tema, mbi të cilën përqendrova vëmendjen është një praktikë arkaike, të marrim resurse nga natyra, pa menduar se u dëmtojmë krijesave të tjera. Në shumicën e rasteve plotësojmë kotësinë tonë ose teket tona. Vëmendja e spektaklit ngulet mbi qëndrimin tonë ndaj kafshëve dhe lëkurëve, të cilat marrim prej tyre. Në mjedisin, në të cilin jetojmë, me depërtimin e teknologjive në të gjitha sferat, kemi mundësi të kënaqim këtë nevojë në një mënyrë krejt të ndryshme – me përdorimin e materialeve moderne. Mendoj, se problemi përqendrohet në mungesën e bilancit. Nuk ka asgjë e keqe në këtë që njeriu të shfaq një dozë kotësie, por ai duhet të jetë i matur dhe më modest. Është një gjë të disponoj një palë këpucësh prej lëkure, të cilat të më ngrohin gjatë dimrit, por është një gjë krejt e ndryshme të disponoj një gardërobë plotë këpucësh dhe veshjesh prej lëkure, veshje me të cilat dëshiroj të dukem i rëndësishëm në sytë e të tjerëve. Në shfaqjen tonë, ne nuk akuzojmë njerëzit, më tepër përpiqemi të provokojmë arsyen dhe ndjenjat e tyre, kështu që secili të fillojë të mendojë për këtë se ku është bilanci i tij, a nuk ka kaluar kufirin e lejueshëm. Qëndrimi ynë ndaj kafshëve dhe natyrës është me rëndësi. Ai vjen të sugjerojë qëndrimin tonë ndaj njerëzve.”
Koncepti i koreografit Zhivko Zheljazkov iu bazohet problemeve të shoqërisë së kënaqur prej konsumatori dhe e lidh këtë me një normë tjetër të shkelur, pikërisht tolerancën midis njerëzve. “Pa shfaqur tolerancë nuk është e mundshme që të jemi të lirë dhe qetë të shprehim mendimet dhe ndjenjat, të cilat na preokupojnë” – mendon koreografi. Për një kontribut të vet më të madh në përkrahjen e larmisë dhe tolerancës ai konsideron krijimin e Qendrës “Derida Dens”. Ajo përbën një skenë për shfaqjen e krijuesve të rinj, të cilët kanë një qëndrim jo standard ndaj artit të vallëzimit. Vjet ekipi i udhëhequr nga Zhivko Zheljazkovi, u dallua nga Komisioni Evropian si njeri prej tri modeleve më të suksesshme evropiane për sipërmarrje në sferën e kulturës. Lidhur me këtë koreografi i ri shpjegon:
“Ne punojmë shumë mbi aspektin social dhe tërheqim njerëz, të hapur ndaj artit modern dhe kanë qëndrim kreativ ndaj botës. Gjatë viteve qendra u imponua si një skenë e mirë për shfaqje të vallëzimit nga tipi i ri. Nëpërmjet programit tonë ndërkombëtar, përafërsisht 20 koreografë për vit kanë mundësi të punojnë në të. Ata jo vetëm vënë në skenë spektaklet e tyre, por kanë mundësi të vendosin partneritet me valltarë të mirë bullgarë. Kështu i japim mundësi secilit të punojë dhe të zhvillojë talentin. Tek ne vijnë koreografë nga SHBA-ja, Tajvani, Afrika dhe shtete të ndryshme evropiane. Kështu tërheqim krijues të cilët paraqesin qëndrimin e tyre prej novatori në punën skenike.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit...