Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkëndijë paraelektorale midis Sofjes dhe Ankarasë

Foto: arkiv

Pasi për një kohë të gjatë evituan tensionin midis njëra tjetrës rreth krizës me refugjatët, vetëm për një javë Sofja dhe Ankaraja dy herë u konfrontuan mbi temën “zgjedhje”. Më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë protestoi kundër deklaratave të ministrit turk të punës Mehmet Müezzinoğlu, deklarata këto të cilat në Bullgari pranohen si një përkrahje e papranueshme për një parti të caktuar politike dhe për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të vendit. Ministria rikujtoi, se me lejen që shtetas bullgarë të votojnë në territorin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vet pala turke ndaloi të zhvillohet propagandë politike në vend. Një ditë më vonë Ankaraja iu përgjigj me një apel, që Bullgaria t’u japë fund masave për kufizimin e të drejtave politike të pakicave. Sipas Ministrisë së Jashtme Turke kufizimi për hapjen e maksimumit të 35 vendvotimeve në vendet jashtë BE-së ka për qëllim t’u pengohet shtetasve bullgarë në Turqi të votojnë. Kufizimin në fjalë forcat politike në Bullgari e miratuan, pas debateve të ashpra, që vitin e kaluar, por atëherë Ankaraja nuk protestoi. Kjo ndjeshmëri e rritur mbi këtë çështje në momentin e tanishëm nuk iu detyrohet vetëm protestës së Sofjes, por edhe kritikave të ngjashme nga ana e Gjermanisë, e cila deshi të kufizojë agjitacionin politik të përfaqësuesve zyrtarë turq në territorin e saj në lidhje me referendumin në Turqi. Ashpërsia e deklaratave të shkëmbyera devijoi vëmendjen nga  disa nuanca, të cilat vjen të sugjerojnë, se tensioni nuk është aq kërcënues. Në protestën e saj Ministria e Jashtme Bullgare i bëri apel Turqisë, që në të ardhmen të mos lejojë shkelje të tilla, kështu që të dy vendet të jenë në gjendje të përqendrohen mbi “tema të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”. Ndryshe kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov e caktoi agjitacionin e ministrit turk të punës vetëm si “i pahijshëm”. Kjo zbutje e tonit nuk përbën një refuzim të argumenteve për protestën. Nuk është e rastit, që pas kundërprotestës turke Ministria e Jashtme Bullgare ripohoi pozitën edhe një herë. Mirëpo, kabineti teknik me të drejtë mendon, se në marrëdhëniet dypalëshe ka çështje më të rëndësishme. Është mirë që to të diskutohen me Turqinë nga qeveria, e cila do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve më 26 mars të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësi i

Asen Vasilev mbi përzgjedhjen e menaxherit special të “Lukoil” në Bullgari: "Një shaka e keqe"

Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..

botuar më 25-11-14 4.42.MD

Radev dhe Sijarto: Rikthimi i paqes në Evropë është i mundur përmes diplomacisë

Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..

botuar më 25-11-13 3.49.MD

Parlamenti kapërceu veton e presidentit mbi ndryshimet që përkojnë “Lukoil”

Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..

botuar më 25-11-13 12.54.MD