Cila është lidhja midis arkeologjisë, astronomisë dhe ekologjisë? Përgjigja e kësaj pyetjeje na shpie në një sferë, e cila mund të rikthejë besimin në aftësitë e kombit bullgar. S’ka nevojë të shkoni në CERN, NASA apo Harvard për të mësuar për arritjet e fundit shkencore. Të njëjtën mund ta bëni, po të vizitoni “Grupin Studimor të Astronomisë”, të organizuar nga Fakulteti Fizik pranë Universitetit të Sofjes.
Ligjëratat gjatë marsit i janë kushtuar pjesëmarrjes bullgare në laboratorin më të madh shkencor në botë – CERN, i njohur me eksperimentet e kryera nëpërmjet Përplasësit të Madh të Hadroneve dhe me provën e Higgs Boson-it – shpikjen, e cilësuar si më e madhja e shekullit të XXI-rë. Temat e këtij grupi për mars janë: “Arkeologjia e Gjithësisë”, “Ndryshoret e ndritur blu – gjigantet djegëse” dhe “Ngrohja globale dhe zgjidhja globale”.
Sipas fjalëve të Ivajllo Stanevit – organizatorit të grupit studimor, gjëja e përbashkët midis tri temave është prezenca bullgare në të gjitha nivelet e fizikës botërore – fizikën bërthamore, astronomi, gjeofizikë. Arkeologjia e Gjatësisë analizon të kaluarën e saj, therorinë për Shpërthimin e Madh, prej të cilit supozohet se është formuar ashtuquajtura “supa fillestare”.
Komponentët e saj janë grimcat elementare, siç është higgs boson-i – sqaron doc. Venelin Kozhuharov, një nga fizikët bullgarë, të cilët kanë punuar në CERN:
“Aktualisht disponojmë me të dhëna të sigurta për këtë se në Kozmos ekziston një lëndë, e cila i detyron galaktikat që të tërhiqen fortë ndaj njëra-tjetrës – materia e errët. Ajo zë 25% të Gjithësisë. Më interesantja është se diçka tjetër që ekziston në Gjithësidhe i shtyn galaktikat – ashtuquajtura energjia e errët, e cila përbën 70% të saj. Kështu që jo gjithçka mbaron me higgs boson-in, mirëpo ai është një hapë e rëndësishme për përpunimin e një modeli më të plotë të Gjithësisë dhe të së ardhmes së saj.”
Për arsyen, për të cilën astronomia tregon një interes të posaçëm ndaj ndryshoreve të ndritur blu, të cilat shpërthejnë në supernova, na tregon Ganço Gançev, doktorant pranë katedrës “Astronomia”. “Në fillim është vetë Edwin Hubble – sqaron ai – kurse vëzhgimet në Bullgari fillojnë në vitit e 80-të të shekullit të 20-të dhe vazhdojnë deri tani.
Këto ngjarje na ndihmojnë të zbulojmë të fshehtën e evolucionit të Gjithësisë, mirëpo në të njëjtën kohë të shpjegojmë shfaqjen e elementeve, prej të cilave jemi ndërtuar ne. Ne jemi përbërë nga elementet e yjeve! Për shembull në gjakun tonë ka hekur, por duhet pasur parasysh se hekuri është formuar pikërisht në bërthamat e supernovave. Siç ka thënë Lavoisier: asgjë nuk humbet.”
Mirëpo fjalët e kimikut të shquar nuk mund t’i themi, po të drejtojmë vëmendjen tonë tek ngrohja globale. Për këtë a ekziston një zgjidhje globale e problemit, lektori Tihomir Dimitrov (magjistër në katedrën “Astronomia”) është kategorik:
“Zgjidhje ekziston, mirëpo ajo varret nga ne personalisht dhe nga qeveritë në plan global. Ka nevojë për masa konkrete kundër njerëzve, të cilët ndotin mjedisin, kryesisht me dyoksid karboni. Të dhënat tregojnë se nivelet e tij në atmosferë po i arrijnë nivelet kritike. Problemi keqësohet duke u përshpejtuar.”
Më shumë për kontributin bullgar në astronominë botërore mund të mësoni, po të vizitoni ligjëratat e grupit studimor. Dyert e tij janë hapur për të gjithë të interesuarit, pavarësisht nga mosha dhe arsimi. Dhe duke iu referuar përsëri fjalëve të Lavoisier, mund të them, se asgjë nuk humbet, posaçërisht duke folur për kontribut në shkencë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..