Përpara ditëve të numëruara, këngëtari i muzikës pop Ljubo Kirov u prezantoi adhuruesve të vet albumin e tij më të ri “E di” – më e mira nga Ljubo Kirovi”. Në të ai ka përfshirë një pjesë nga këngët e veta, të cilat janë kthyer në këngë të njohura gjatë 15 vjetëve të fundit nga karriera e tij. Emrin e projektit ia jep një nga këngët e tij të dashura “E di”.
Siç e dimë, asgjë e mirë nuk është e përjetshme. Por asnjëherë njeriu nuk e di nëse një ndarje është për mirë apo për keq. Në rastin e largimit të Ljubos nga grupi “Te”, doli se është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tij të ardhshëm profesional. Kjo rastis gjatë pranverës së vitit 2007. Që këtu e tutje sikurse vjen lartësimi i talentit të tij si interpretues dhe si një autor tekstesh. Ai bën duete interesante me italianen Alesija D’Andrea në këngën “Tonight”, me Maria Ilievën, me Vlladi Ampovin dhe Orlin Pavllovin, me Kamelia Todorovën.
Viti 2010 del se është një vit mjaft i dobishëm për këngëtarin. Ai boton albumin e tij të parë vetjak, të titulluar “Ljubo 2010”. Në të përfshin disa nga këngët më të njohura, të krijuara gjatë dy vjetëve të fundit si “Mundem”, “Më flit në ti”, “Unë dhe ti”, “Në fund të botës”, “Një dashuri e ndaluar” e të tjera. Talenti i tij është i njohur dhe nga MTV-Europe’s World Chart Express. Aty transmetohen 3 këngë nga albumi i përmendur – “Më flit në ti”, “Përsëri besoj” dhe “Tonight”.
Në koncertin-promovim më 10 mars në një nga klubet e kryeqytetit Ljubo Kirovi doli në skenë bashkë me Zhivko Petrovin, Kalin Veljovin, Angjell Djullgjerov dhe LaTiDa. Publiku dëgjoi versionin e ri të këngës së tij më të njohur “Ti”, si dhe versione koncertesh të këngëve “Mundem” dhe “Në fund të botës”. Albumi “E di” – më e mira nga Ljubo Kirovi” del si në disk, ashtu dhe në pllakë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..