Bilbili është njëfarë simboli i lavdisë botërore të këngëtares Nadka Karaxhova, të shprehur përmes timbrit të saj të shkëlqyer të një sopranoje, me këngët e saj emblematike “Dragana dhe bilbili”, “Më këndon bilbili” si dhe kuarteti i krijuar prej saj “Sllavej” (“Bilbili”). Emri i saj dallohet mes këngëtarëve të njohur bullgar, të cilët mbajnë shenjën e karakterit të veçantë të zërit të bullgarëve.
Nadka Karaxhova është mbajtëse e dekoratave më prestigjioze shtetërore “Kirill dhe Metodij”, “Stara pllanina”, çmimet “Penda e artë”, “Nestinarka” – një dekoratë të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në Burgas e të tjera. Gjatë muajit mars shënojmë 80 vjetorin nga lindja e këngëtares së madhe. Në prag të njërit prej koncerteve i cili është zhvilluar në Radion Kombëtare Bullgare, Svetlla Karaxhova – vajza e këngëtares tha:
“Për mua ky përvjetor i saj i 80-të është një festë e frymës bullgare, festë e folklorit bullgar. Duhet të flitet për të dhe për brezin e saj – këngëtaret, të cilat për herë të parë interpretuan folklorin bullgar në të gjitha skenat prestigjioze. Ky është një mision i jashtëzakonshëm. Ata kishin një talent të madh, por dhe shansin ta bëjnë. Nëna ime thoshte, se folklori bullgar është si një kishë. Në të duhet të hyhet me shumë respekt dhe përkulje përpara mençurisë së popullit tonë. Duhet me vëmendje të ecet drejt tij. Ajo thoshte akoma se: “Duhet të jesh i mirë, sepse të këqijtë bëhen njerëz të shëmtuar”. Mirësia e njeriut është e shkruar mbi fytyrë. Dhe ajo buzëqeshja e saj, me të cilën shkonte drejt njerëzve, donte të më tregojë se, mirësia është arma më e fortë. Ajo bëri një shoqëri të vogël me shumë dëshirë dhe shumë dashuri – ky është kuarteti “Sllavej”. Dikur Filip Kutevi thoshte, se jo çdo njeri bëhet për performanca vetjake. Duhet të kesh një dëgjim shumë të saktë, një disiplinë të fortë që të mund të mësohet një krijim i dhënë. Por ajo qe njeriu, i cili i zotëronte këto veti. Me një kënaqësi të madhe dhe përgjegjësi po e vazhdoj misionin e kuartetit “Sllavej”. Po rivendosim këngë të saj të vjetra, të përpunuara nga Filip Kutevi. Do të vazhdojmë me këngë të Krasimir Kjurkçijskit, Stefan Dragostinovit, Kosta Kolevit. Shumë nga koncertet sivjet i janë kushtuar asaj. Në këtë moment po punojmë dhe me këngëtarë pop për shfaqje të ardhshme. Po investojmë përpjekje të shumta në projektin “Muzikë të shesheve” – koncerte verore, të cilat i kushtohen përvjetorit të saj të 80-të.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..