Si do të duket bota pa ujin? Shkretëtirë? Bile dhe aty ajo ekziston, pavarësisht dhe në sasi minimale, ajo i bën rrugë vetes, që të mund të mbajë gjallë natyrën. Njëkohësisht një forcë jetike dhe stuhi, e cila humbet me fuqinë e vet, pa të jeta e çdo një qenie e gjallë e tokës do të ishte e pamenduar. Prandaj dhe shkencëtarët përcaktojnë nëse ka jetë në një planetë të dhënë në varësi nga ekzistenca e ujit. Ai është kudo rreth nesh – në jetë, në organizmat e gjalla, vet ne jemi të përbërë në 75% nga uji. Jemi mësuar ai të jetë deri diku në ditët tona të përditshme, pa u menduar fare se , miliardë njerëz nëpër botë nuk kanë bile një prani deri tek uji i pastër i pijshëm, kurse për përdorimin e nevojave jetike nuk bëhet fjalë.
Duke e kuptuar rëndësinë e ruajtjes së këtij burimi të shkëlqyer dhe marramendës të jetës, gjithnjë e më shumë vende nëpër botë shënojnë Ditën e Ujit, të propozuar për t’u festuar përpara 22 vjetëve në Konferencën për mjedisin rrethues dhe zhvillimin në Rio de Zhaneiro-në Brazili. Festa tek ne organizohet nga Asociacioni Bullgar i Ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin”:
“Përveç se festojmë Ditën e Ujit, ne i kemi përkushtuar dhe një javë të tërë – shënon Antoaneta Sallfixh nga Shoqata “Unë e dua ujin”. – Sivjet ajo zhvillohet në Universitetin e arkitekturës, ndërtimit dhe gjeodezisë, i cili mbushi 75 vjet nga krijimi i vet. Prandaj dhe tema është e drejtuar drejt arsimit, studentëve dhe kandidat-studentëve. Qendra e ngjarjes është një ekspozitë me foto, e cila quhet “Shatërvanët në Bullgari” dhe është aty një javë të tërë. Pjesëmarrësit janë të shumtë, pothuajse nga e gjithë Bullgaria. Sonte nga ora 16 zhvillohet dekorimi zyrtar. Akoma asnjë nuk e di se kush është fituesi, vetëm një pjesë nga organizatorët dhe juria. Prandaj urdhëroni në hyrjen qendrore, që të kuptoni se cilët janë fituesit.”
A kujdesemi në mënyrë të mjaftueshme për burimet e ujërave në Bullgari?
“Duhet shumë mirë t’i japim llogari vetes, se në Bullgari ka ujë të mjaftueshëm – ujë për të pirë, alkal, të pastër – ai është në sasi shumë të mëdha, shumë më tepër sesa mund të krenohen shtetet e tjera dhe kontinentet e tjera – vazhdon Antoaneta Sallfixh. – Kurse kur kemi një gjë me bollëk, nuk i kushtojmë vëmendje. Kështu ndodh dhe me ujin, mjerisht. Ne mendojmë se ai është një diçka e dhënë, rrjedh dhe vet kujdeset për veten e vet. Sigurisht që përpara një farë kohe, kur teknologjitë nuk kanë qenë të zhvilluara, ka qenë e mjaftueshme që uji vetëm të spastrohet dhe të mirëmbahet me shumë më pak mjete. Por sa më shumë përparojmë në këto fusha, kaq më shumë flasim për inovacione në sektorin e ujit. Në themel të inovacionit është njeriu dhe në qoftë se ai nuk di sesi ta drejtojë, nuk mund të garantojmë se, uji do të jetë në sasinë përkatëse dhe do të mund të bëhen llogaritë. Pikërisht kjo rastis dhe në këtë moment, po rritet çmimi i ujit në Sofje me 18%, ku ideja është që deri më 5 vjet të shtohet me pothuajse 50%, që është jashtëzakonisht shumë. Justifikimi bazë është se, aktualisht në kryeqytet ka nevojë prej investimeve për inovacione në sektor.
Në të njëjtën kohë, në Bullgari ka vende të populluara, ku në vend të ujit të pastër të pijshëm rrjedh një lëndë e turbullt, e cila nuk mund të përdoret dhe për nevoja jetike. Dëmtimet në tubacionet e ujit dhe në vetë Sofjen janë një dukuri e shpeshtë, kurse uji i pijshëm derdhet nëpër rrugë... për llogari të konsumatorëve. “Mjerisht, deri tani gjithmonë i kushtohej një vëmendje përpunimit të ujërave mbeturinore dhe u bënë stacione të mëdhenj spastrimi të cilët kujtojnë mjaftë, kurse projektet për ciklet rreth ujërave në qytete mbetën në fund – nënvizon Antoaneta Sallfixh. – Me të vërtetë furnizimi i ujit të pastër të pijshëm mbeti në plan të dytë. Por, derisa u realizuan stacionet e spastrimit – kjo po kështu është nën pyetje. Ky është një nga problemet bazë në Bullgari, për të cilat flitet vetëm në një nivel ekspertësh. Çfarë formohet në daljen e stacionit të spastrimit – llumë në sasi të mëdha, të cilat janë bomba me vonesë. Në qoftë se problemi me llumrat nuk zgjidhet – ne kemi një problem të madh ekologjik, për të cilin heshtet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: waterbridge.info
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..