Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapë sytë dhe mendo për planetin

БНР Новини
Foto: BGNES

Ngrohja globale, ndotja e tepruar, urbanizimi dhe veprimtaria njerëzore janë shkaqet bazë për problemet me mjedisin rrethues në një përpjesëtim botëror. Prandaj çdo vit organizohen iniciativa të shumta për mbrojtjen e natyrës, të cilat t’u rikujtojnë njerëzve sesa e rëndësishme është natyra për shpëtimin e tyre. Një nga më të mëdhatë quhet “Ora e Tokës”. Ajo zhvillohet çdo ditë e shtunë e fundit e muajit mars, kur në kuadrin e një ore – nga 20:30 e deri në 21:30 minuta, çdo një i cili dëshiron, fik dritën në shenjë të bashkë unitetit në emër të kauzës për një planet më të pastër dhe të zhvilluar harmonik. Apeli, të cilin e drejtojnë pjesëmarrësit çdo vit është i ndryshëm. Sivjet ai është “Shuaji dritat, hap sytë për planetin”. Çfarë do të thotë kjo, dhe a u bëmë më të përkujdesur për ndryshimet ekologjike dhe problemet, nga të cilët jemi një pjesë, pyetëm klimatologun Georgi Stefanov nga organizata WWF:

Kategorikisht është kështu dhe kjo vihet re nga pjesëmarrja masive e bullgarëve në “Orën e Tokës”, por po kështu dhe në studimet sociologjike tradicionale, të cilat i bëjmë ne nga WWF. Është e shkëlqyer se mbrojtja e natyrës është faktori bazë në shoqërinë bullgare. Ne duam që të respektohet ligji. Ajo të cilën e presin njerëzit nga ne, është popullarizimi i problemeve dhe aplikimi i vendimeve, të cilat lejojnë të arrihet një bilanc në ruajtjen e natyrës, të prosperitetit ekonomik, stabilitetit, arsimit. Ndryshimet klimatike, të cilat janë aksenti bazë i fushatës tanimë 10 vjet, janë ai problem global, i cili ve në një masë të përbashkët të gjitha problemet më të vogla si prerja e pyjeve, ndotja e tokës, shkatërrimi i ujërave. Në fund të fundit ne vëmë nën rrezik gjendjen e përgjithshme të planetit t’ua ofrojë këto resurse njerëzve, të cilët gjithmonë i kemi konsideruar se janë të pafund, të pashtershme dhe falas. Por bëhet e qartë se, kjo fare nuk është kështu. Resursi është i kufizuar dhe mundësitë e ekosistemeve larg nuk janë pafund. Në qoftë se ne nuk bëjmë përpjekje për ruajtjen e tyre, fëmijët dhe që të gjithë ne do të privohemi nga uji, ajri, ushqimi dhe resurset e tjera, të cilat i marrim nga planeti Tokë.”

Sipas Stefanovit, gjatë 10 vjetëve të fundit po vihet re një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën, në bazë të së cilës pasqyrohen problemet ekologjike. Në qoftë se përpara kësaj tema për ruajtjen e mjedisit rrethues pothuajse nuk ka qenë e pranishme në rendin e ditës të shoqërisë, sot mbi të shikohet shumë më seriozisht.

Kjo është e vlefshme të paktën për mediat. Në programet përpara zgjedhjeve të partive, tema e gjelbër po kështu është përfshirë, por nëse kandidatët do t’i realizojnë premtimet e tyre, do të kuptojmë në të ardhme.

Ideja për “Orën e Tokës” lind gjatë vitit 2007 në Australi. Për 10 vjet në sajë të këtyre iniciativave mbrojtëse të natyrës dhe të iniciativave të tjera, janë rivendosur qindra hektarë pyje në Gjeorgji, kurse Duma Ruse është e detyruar të miratojë ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit rrethues, të cilat janë të lidhura me marrjen e mineraleve të dobishme. Në Paraguai qe zgjatur moratoriumi mbi prodhimin e druve, si një masë kundër shpyllëzimit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: WWF



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD

Muzeu i parë i arit investues hap dyert në Plovdiv

Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..

botuar më 25-11-16 8.20.PD

“Caritas” u zgjat dorën të varfërve, njerëzve të vuajtur dhe atyre në nevojë

Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..

botuar më 25-11-15 8.00.MD