Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Stoev: Të ardhurat reale të popullsisë shënojnë rritje të konsiderueshme pas aderimit të Bullgarisë në BE

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Pas aderimit të Bullgarisë në BE para dhjetë vitesh deri tani ekonomia e vendit u rrit me rreth 74 për qind. Është e rëndësishme të shënohet se inflacioni gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare është rreth 41 për qind. Domethënë, ekonomia e vendit është rritur me ¼, deklaroi për Radio Bullgarinë ekonomisti nga “Industry Watch” Georgi Stoev. Rritja e pagave gjatë këtyre dhjetë viteve është rreth 170 për qind dhe tejkalon konsiderueshëm rritjen e PBB-së. Thënë me fjalë të tjera, vëzhgohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave reale të popullsisë, tha Georgi Stoev dhe shtoi:

Prodhueshmëria e punës në vend rritet me tempe të mira për Evropën dhe pagat arrijnë të kompensojnë mungesën e kapitalit njerëzor në disa sfera. Do të jap një shembull me industrinë përpunuese në Plovdiv, ku pagat gjatë vitit të fundit janë rritur me rreth 10 për qind. Aktualisht punëdhënësit në zonën industriale Plovdiv planifikojnë rritje të pagave me 8 për qind çdo vit. Kështu qe në këtë sfond ndoshta duhet të rishqyrtohen të gjitha kërkesat për ndërhyrjen politike dhe rregullimin e pagave në Bullgari.

Mungesa më e madhe e bilancit në nivel regjional për nga treguesit “aftësi blerëse” dhe “pasuria e popullsisë” vëzhgohet mes Sofjes dhe regjioneve të tjera të vendit. Në kryeqytet ka një përqendrim të madh të popullsisë aktive, kurse dallimi mes pagimit të punës në Sofje dhe në disa regjione të tjera është i disahershëm. Mungesa e bilancit mes Bullgarisë Veriore dhe asaj Jugore gjithashtu bën një përshtypje të madhe. Në regjionet në veri të malit Stara Pllanina janë punësuar vetëm 29 për qind prej të gjithë bullgarëve. Kjo që bën përshtypje të mirë është se disa industri, si software-i dhe deri diku outsourcing-u e pakësojnë shumë shpejt dallimin mes Sofjes dhe qyteteve të tjera. Duhet të shënojmë se pagat në industrinë e software-it në Sofje dhe Plovdiv janë pothuaj të njëjta. Aktualisht Plovdivi është në qendër të këtyre industrive, por së shpejti ato do t’u drejtohen qyteteve të tjera si Veliko Tërnovo, Burgas dhe Bllagoevgrad, ku ka universitete, shton Stoev.  

Në Bullgarinë Veriore problemi nuk është lidhur kaq shumë me punësimin, por me faktin se njerëzit atje prodhojnë vlerë të vogël të shtuar. Duhet të shpresohet tek investitorët, të cilët hapin pak vende pune, por me vlerë të lartë të shtuar. Regjionet në Bullgarinë Veriore dhe regjionet me shumë pak popullsi kanë nevojë për një lloj të tillë punëdhënësish dhe industrish dhe jo ata, të cilët kohët e fundit hapnin disa qindra dhe madje disa mijë vende pune. Në këtë mënyrë investitori nuk do të dëshpërohet nga mungesa e kuadrove dhe njerëzit në regjion do të punojnë me prodhueshmëri të lartë dhe do të ketë rritje të shpejtë të të ardhurave.

A i arrin Bullgaria vendet e tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore për nga këta tregues, ose përkundrazi – gërshëra hapet gjithnjë e më shumë?

Po, i arrin. Kjo shihet nga statistika e Eurostatit. Kjo që është më interesante është se regjionet në Bullgari lëvizin me shpejtësi shumë të ndryshme. Për shembull Sofja tashmë është një regjion më i pasur në krahasim me disa prej regjioneve në Greqi dhe Portugali. Në të njëjtën kohë disa regjione në Bullgarinë Veriore mbeten më të varfrat në Evropë. Kështu qe këshilla ime është kur të bëhen këto krahasime të mos shihen kaq shumë ekonomitë kombëtare, por të krahasohen regjionet, sidomos tani, kur investitorët kërkojnë qytete konkrete, ose krahina.

E pyetëm Georgi Stoevin se si do të ndikojë aderimi në eurozonë mbi çmimet e mallrave dhe shërbimeve?

Nuk ka arsye të presim rritje të çmimeve pas aplikimit të euros në rast se ne tashmë e përdorim euron si valutë rezerve. Në momentin kur e zëvendësojmë monedhën bullgare, levin, me euron, ka të ngjarë që disa tregtarë të përpiqen t’i rritin çmimet, por në fund të fundit tregu është i hapur dhe i aftë për konkurrencë, kurse ekonomia importon një pjesë të madhe të mallrave me çmime me euro. Prandaj nuk ka shkak që këto çmime të ndryshohen kur euroja bëhet valutë zyrtare në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD