Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktori Lali Nikollaj buzëqesh, që ta mjekojë të ardhmen e Bullgarisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Aktori i dashur i disa brezave bullgarë Nikollaj Nikollaev kohët e fundit gjithnjë e më shpesh hyn në rolin e klounit dr. Koko dhe me buzëqeshje dhe fokuse i ndihmon fëmijët e sëmurë në spitalin “Pirogov”. Nikollaj Nikollaev, ose si të gjithë e quajnë me dashuri Lali Nikollaj, ka mbaruar Akademinë e Arteve Teatrale dhe Filmore bashkë me aktorët tanë të njohur Todor Kolev, Vança Dojçeva, Ivan Nallbantov. Ai ishte aktor në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” deri në ndryshimet demokratike në vendin tonë. Pas kësaj u nis për në Itali, ku disa vjet punonte në një prej cirqeve më të mëdha si kloun. “Pasi mbusha 60 vjeç, arrita nivelin më të lartë të përsosmërisë dhe pasi kisha kaluar 28 vjet në skenë, vendosa se ka ardhur momenti ta mësoj artin e klounit” – thotë aktori.

Unë jam një njeri i lumtur. Para 8 vitesh përjetova një operacion të rëndë si rezultat i një sëmundjeje onkologjike. Pasi dola nga spitali vendosa se pjesën e fundit të jetës sime duhet t’ia kushtoj fëmijëve të sëmurë në Bullgari. Atëherë krijova Klinikën e vetme te ne të psikoterapisë me anë të të qeshurit. Ne kujdesemi për pacientët në spitalin “Pirogov”, kurse ata janë nga mbarë vendi. Rezultatet janë të shkëlqyeshme. Fëmijët dalin nga spitali 5-6 ditë më herët. Prioriteti im është një sistem mjekimi, të cilin e krijova dhe tashmë kam patentë. Sistemi nuk ka të bëjë me shakatë në spitalet e tjera. Në çdo një spital në Evropën Perëndimore ka një kloun të emëruar me organikë. Ai hyn në dhomë, bën fokuse ose shaka të ndryshme, që të qeshin fëmijët dhe pas kësaj niset. Zakonisht është me përparëse të bardhë, ka hundë të kuqe, por ka stetoskop, shiringa dhe fëmijët kanë frikë nga ai. Sistemi im është tjetër. Me partnerin tim themi se jemi klounë-mjekë, kurse fëmijët fillojnë të qeshin. Pas kësaj bëjmë disa fokuse, të cilat i quajmë magji dhe ata mbeten të mahnitur. Përveç shakave në terapi kam përfshirë edhe terapi ujore, në saje të së cilës i mësoj fëmijët të pinë ujë të pastër. Në spital dhe jashtë fëmijët blejnë pije më të ndryshme freskuese, plot konservante. Mirëpo, kjo nuk mund të ndalohet. Prandaj u jap fëmijëve një gotë me ujë dhe u shpjegoj se kjo është një dekoratë shumë e madhe, sepse ne njerëzit jemi bërë prej uji. Unë u shpjegoj fëmijëve se kur vrapojnë dhe djersiten, nga trupat e tyre nuk del djersë prej lëndësh freskuese, por pika transparente prej uji dhe kjo është prova se duhet të pimë ujë të pastër dhe jo lëndë freskuese.

СнимкаAktori ka arritur më larg në eksperimentet e tij me ujin e dobishëm. Para pak kohe bashkë me profesorin e njohur bullgar të fizikës Zhivko Zhelev, i cili ka përpunuar një aparaturë speciale për matjen e ujit, matën strukturën e një uji të mbushur me energjinë e të qeshurit të fëmijëve. Eksperimenti u demonstrua njëkohësisht në një spital në Strasburg dhe në një spital në Sofje. Rezultati ishte i qartë – e qeshura e bën ujin kurues.

Mirëpo, e qeshura mund të ketë edhe efekt negativ – thotë aktori. – Ka një shoumen të njohur, i cili imiton me sarkazëm politikanë dhe njerëz me profesione të ndryshme. Unë nuk e pëlqej këtë të qeshur, ajo është në dëm të njeriut. Gjatë 27 viteve të fundit më bën përshtypje se pasi filluan ndryshimet demokratike ne gjithmonë jemi në vend të parë për nga varfëria, korrupsioni dhe sëmundjet. Më shumë me trishton fakti se jemi në vend të parë edhe për nga vrasjet dhe vetëvrasjet e fëmijëve. Që pasi e kuptova këtë, unë përpiqem të kujdesem për shëndetin shpirtëror të sa më shumë fëmijëve këtu. Trashëgimtarët tanë sëmuren nga kompjuterët, morali i falsifikuar dhe programet e shëmtuara televizive.

СнимкаJa se çfarë tjetër na tregoi Nikollaj Nikollaev për të qeshurit e bullgarit përpara dhe tani:

Ka dallim të madh në të qeshurit dhe në marrëdhëniet e bullgarëve më parë dhe tani. Ndryshimi nuk është nga përpara 20 viteve, por nga përpara më shumë se 60 vjet. Tani njerëzit qeshin në qoftë se bie ndonjë njeri mbi akull gjatë dimrit, në qoftë se më dhemb. Me njerëz të tillë tallës ndeshem çdo ditë, në të kaluarën ishte më ndryshëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD