Aktori i dashur i disa brezave bullgarë Nikollaj Nikollaev kohët e fundit gjithnjë e më shpesh hyn në rolin e klounit dr. Koko dhe me buzëqeshje dhe fokuse i ndihmon fëmijët e sëmurë në spitalin “Pirogov”. Nikollaj Nikollaev, ose si të gjithë e quajnë me dashuri Lali Nikollaj, ka mbaruar Akademinë e Arteve Teatrale dhe Filmore bashkë me aktorët tanë të njohur Todor Kolev, Vança Dojçeva, Ivan Nallbantov. Ai ishte aktor në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” deri në ndryshimet demokratike në vendin tonë. Pas kësaj u nis për në Itali, ku disa vjet punonte në një prej cirqeve më të mëdha si kloun. “Pasi mbusha 60 vjeç, arrita nivelin më të lartë të përsosmërisë dhe pasi kisha kaluar 28 vjet në skenë, vendosa se ka ardhur momenti ta mësoj artin e klounit” – thotë aktori.
 “Unë  jam një njeri i lumtur. Para 8 vitesh përjetova një operacion të rëndë si  rezultat i një sëmundjeje onkologjike. Pasi dola nga spitali vendosa se pjesën  e fundit të jetës sime duhet t’ia kushtoj fëmijëve të sëmurë në Bullgari.  Atëherë krijova Klinikën e vetme te ne të psikoterapisë me anë të të qeshurit.  Ne kujdesemi për pacientët në spitalin “Pirogov”, kurse ata janë nga mbarë  vendi. Rezultatet janë të shkëlqyeshme. Fëmijët dalin nga spitali 5-6 ditë më  herët. Prioriteti im është një sistem mjekimi, të cilin e krijova dhe tashmë  kam patentë. Sistemi nuk ka të bëjë me shakatë në spitalet e tjera. Në çdo një  spital në Evropën Perëndimore ka një kloun të emëruar me organikë. Ai hyn në  dhomë, bën fokuse ose shaka të ndryshme, që të qeshin fëmijët dhe pas kësaj  niset. Zakonisht është me përparëse të bardhë, ka hundë të kuqe, por ka  stetoskop, shiringa dhe fëmijët kanë frikë nga ai. Sistemi im është tjetër. Me  partnerin tim themi se jemi klounë-mjekë, kurse fëmijët fillojnë të qeshin. Pas  kësaj bëjmë disa fokuse, të cilat i quajmë magji dhe ata mbeten të mahnitur.  Përveç shakave në terapi kam përfshirë edhe terapi ujore, në saje të së cilës i  mësoj fëmijët të pinë ujë të pastër. Në spital dhe jashtë fëmijët blejnë pije  më të ndryshme freskuese, plot konservante. Mirëpo, kjo nuk mund të ndalohet.  Prandaj u jap fëmijëve një gotë me ujë dhe u shpjegoj se kjo është një dekoratë  shumë e madhe, sepse ne njerëzit jemi bërë prej uji. Unë u shpjegoj fëmijëve se  kur vrapojnë dhe djersiten, nga trupat e tyre nuk del djersë prej lëndësh  freskuese, por pika transparente prej uji dhe kjo është prova se duhet të pimë  ujë të pastër dhe jo lëndë freskuese.”

 Aktori ka arritur më larg në eksperimentet  e tij me ujin e dobishëm. Para pak kohe bashkë me profesorin e njohur bullgar  të fizikës Zhivko Zhelev, i cili ka përpunuar një aparaturë speciale për matjen  e ujit, matën strukturën e një uji të mbushur me energjinë e të qeshurit të  fëmijëve. Eksperimenti u demonstrua njëkohësisht në një spital në Strasburg dhe  në një spital në Sofje. Rezultati ishte i qartë – e qeshura e bën ujin kurues.

“Mirëpo, e qeshura mund të ketë edhe efekt negativ – thotë aktori. – Ka një shoumen të njohur, i cili imiton me sarkazëm politikanë dhe njerëz me profesione të ndryshme. Unë nuk e pëlqej këtë të qeshur, ajo është në dëm të njeriut. Gjatë 27 viteve të fundit më bën përshtypje se pasi filluan ndryshimet demokratike ne gjithmonë jemi në vend të parë për nga varfëria, korrupsioni dhe sëmundjet. Më shumë me trishton fakti se jemi në vend të parë edhe për nga vrasjet dhe vetëvrasjet e fëmijëve. Që pasi e kuptova këtë, unë përpiqem të kujdesem për shëndetin shpirtëror të sa më shumë fëmijëve këtu. Trashëgimtarët tanë sëmuren nga kompjuterët, morali i falsifikuar dhe programet e shëmtuara televizive.”
 Ja se çfarë tjetër na tregoi Nikollaj  Nikollaev për të qeshurit e bullgarit përpara dhe tani:
Ja se çfarë tjetër na tregoi Nikollaj  Nikollaev për të qeshurit e bullgarit përpara dhe tani:
“Ka dallim të madh në të qeshurit dhe në marrëdhëniet e bullgarëve më parë dhe tani. Ndryshimi nuk është nga përpara 20 viteve, por nga përpara më shumë se 60 vjet. Tani njerëzit qeshin në qoftë se bie ndonjë njeri mbi akull gjatë dimrit, në qoftë se më dhemb. Me njerëz të tillë tallës ndeshem çdo ditë, në të kaluarën ishte më ndryshëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..