“Festivali Muzikor Evropian”-2017 u hap zyrtarisht më 29 mars dhe do të vazhdojë deri më 6 qershor. Ky është edicioni i 17-të i forumit, organizator i të cilit është ekipi i agjencisë muzikore “Kantus Firmus”, kurse bashkorganizator është Ministria e Kulturës.
Festivali është krijuar gjatë vitit 2001 me idenë të mbajë gjallë interesin e publikut ndaj vlerave jokalimtare, të cilat muzika klasike i transporton gjatë kohës. Në programin e tij kanë ardhur si miq artistë me famë botërore, mes të cilëve janë Misha Majski, Najxhëll Kenedi, Gidon Kremer, ansambli “Kremerata Balltika”, Orkestra e Dhomës e Koncertgebau, Orkestra e Dhomës e Lituanisë, “Virtuozët e Moskës”, Orkestra Simfonike e Moskës “Filarmonia Ruse” me dirigjent Dmitrij Jurovski... Nuk janë të pakët dhe emrat e yjeve bullgare të muzikës nga brezat e ndryshme Svetlin Rusev, Ljudmill Angjellov, Aleksandrina Pendaçanska, Pllamena Mangova e të tjerë.
Sivjet mbi 250 muzikantë do të paraqiten në skenat e festivalit, kurse miqtë e huaj mbërrijnë nga Gjermania, Italia, SHBA, Maqedonia. Mes tyre është dhe Kori i Përzier i Universitetit Bucknell (SHBA), me dirigjent Bet Uillër, David Orllovski trio nga Gjermania e të tjerë.
Klasikë, por nga pamjet e paharruara në xhaz ofrojnë Kamelia Todorova dhe trioja e Zhivko Petrovit në projektin “A Song For You”, në të cilin janë përfshirë këngë nga repertori i Bili Holidejit, Ella Ficxheralld e të tjerë. Ndaj auditorit të fëmijëve është drejtuar projekti “Petja dhe ujku” në bazë të muzikës të Sergjej Prokofievit, i cili do të prezantohet nga ansambli “WindArt” dhe artistë-balerin nga Teatri Shtetëror Muzikor. Janë të parashikuara po kështu diskutime si dhe klasa mjeshtërie. Tanimë përfundojë klasa e mjeshtërisë, e drejtuar nga Vesko Panteleev-Eshkenazi. Mjeshtri i koncerteve i Koncertgebau, i cili është mes miqve tradicionalë në programin e “Festivalit Muzikor Evropian” do të dëgjojmë në programin “4+4” “Kohërat Vjetore” nga Vivaldi dhe Piacolla. Kurse Milla Georgieva ka përgatitur një program dhome me violinë, bashkë me pianistin Petër Petrov.
Më 24 maj, si çdo vit veprimtarë të njohur bullgarë të kulturës dhe të artit do të marrin “Pandën e artë” – një dekoratë e cila jepet me iniciativë të radios Classic FM dhe galeria “Makta”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..