Basisti Veselin Veselinov-Eko dhe pianisti Milen Kukosharov janë mes muzikantëve më të afirmuar të xhazit tek ne. Për ta, sfida për eksperimentim nuk ka kufi. Një dëshmi për këtë është projekti i tyre i përbashkët “ImpruveSatie”. Bashkë po e zhvillojnë talentin e vet të improvizimit dhe të aranzhimit mbi pjesë të zgjedhura të kompozitorit francez dhe pianist Erik Sati-përfaqësues të avangardizmit nga fillimi i shekullit të XX-të.
Më shumë për albumin e përbashkët të dy instrumentistëve do të mësojmë nga Eko:
“Ne me Milenin u mblodhëm, që të vazhdojmë një traditë muzikore, e vënë nga shoku ynë i cili vdiq Vasko Përmakov. Ai ekzekutonte disa herë në javë në klube të ndryshme në Sofje. Atij i pëlqente të improvizojë mbi krijime të kompozitorëve të ndryshëm klasik si Shostakoviç, Çajkovski e të tjerë. Mjerisht Vaskoja vdiq vjet më 21 maj dhe unë u ndjeva si trashëgimtar i kësaj vije të tij. Kështu e ftova Milenin të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë traditë, me qenë se Parmaku, siç e quanim, qe për ne një shok shumë i shtrenjtë. Në fakt, këtë album i ja kemi përkushtuar atij. Në fund të vitit të kaluar, derisa qëndroja në shtëpi, kontrollova për ndonjë farë notash, të cilat të mund ti ekzekutojë në piano, me qenë se unë nuk jam ndonjë pianist i mirë. Doja që të ekzekutoj diçka të lehtë nga ana teknike, por me një melodi të pasur dhe të bukur. Kështu zbulova këto pijes të francezit Erik Sati. Fillova të ekzekutoj piesën e parë dhe të dytë, ku ai i quan kompozicionet e veta gnossienne dhe gymnopedie – fjalë të trilluara prej tij. Bëra aranzhime të lehta, që të mundim të njëjtën natë me Milenin ti ekzekutojmë në një bar. Publiku i pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në të njëjtën kohë aty doli se ishte një njeri, të cilin unë nuk e njihja mirë, Mario Krëstev. Pasi na dëgjoi, ai na propozoi të botojmë një disk me këngë të këtij kompozitori. Aranzhimet janë tonat – të miat dhe të Milenit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..