Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“ImpruveSatie” – një projekt i përbashkët i Milen Kukosharovit dhe i Veselin Veselinovit-Eko

Foto: arkiv personal

Basisti Veselin Veselinov-Eko dhe pianisti Milen Kukosharov janë mes muzikantëve më të afirmuar të xhazit tek ne. Për ta, sfida për eksperimentim nuk ka kufi. Një dëshmi për këtë është projekti i tyre i përbashkët “ImpruveSatie”. Bashkë po e zhvillojnë talentin e vet të improvizimit dhe të aranzhimit mbi pjesë të zgjedhura të kompozitorit francez dhe pianist Erik Sati-përfaqësues të avangardizmit nga fillimi i shekullit të XX-të.

Më shumë për albumin e përbashkët të dy instrumentistëve do të mësojmë nga Eko:

Ne me Milenin u mblodhëm, që të vazhdojmë një traditë muzikore, e vënë nga shoku ynë i cili vdiq Vasko Përmakov. Ai ekzekutonte disa herë në javë në klube të ndryshme në Sofje. Atij i pëlqente të improvizojë mbi krijime të kompozitorëve të ndryshëm klasik si Shostakoviç, Çajkovski e të tjerë. Mjerisht Vaskoja vdiq vjet më 21 maj dhe unë u ndjeva si trashëgimtar i kësaj vije të tij. Kështu e ftova Milenin të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë traditë, me qenë se Parmaku, siç e quanim, qe për ne një shok shumë i shtrenjtë. Në fakt, këtë album i ja kemi përkushtuar atij. Në fund të vitit të kaluar, derisa qëndroja në shtëpi, kontrollova për ndonjë farë notash, të cilat të mund ti ekzekutojë në piano, me qenë se unë nuk jam ndonjë pianist i mirë. Doja që të ekzekutoj diçka të lehtë nga ana teknike, por me një melodi të pasur dhe të bukur. Kështu zbulova këto pijes të francezit Erik Sati. Fillova të ekzekutoj piesën e parë dhe të dytë, ku ai i quan kompozicionet e veta gnossienne dhe gymnopedie – fjalë të trilluara prej tij. Bëra aranzhime të lehta, që të mundim të njëjtën natë me Milenin ti ekzekutojmë në një bar. Publiku i pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në të njëjtën kohë aty doli se ishte një njeri, të cilin unë nuk e njihja mirë, Mario Krëstev. Pasi na dëgjoi, ai na propozoi të botojmë një disk me këngë të këtij kompozitori. Aranzhimet janë tonat – të miat dhe të Milenit.

Në këtë mënyrë del në dritë “ImpruveSatie” një album në të cilin të dy muzikantët kanë përfshirë nëntë kompozicione. Eko dhe Milen i janë përmbajtur krejtësisht tekstit me nota të piesave, të kompozuara nga Erik Sati. Ana e tyre prej autori është në shtimin e kontrabasit, si dhe të momenteve të veçanta, të përshtatshme për improvizim nga dy instrumentistët. Për Milen Kukosharov si pianist me një arsim klasik muzikor, rikrijimi i muzikës të kompozitorit francez ka qenë një sfidë e madhe. Por, duke dëgjuar të gjithë albumin, njeriu i jep llogari vetes se me sa sukses të dy futen në shpirtin interesant dhe të pasur të Erik Satis.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD