Dy javë pas zgjedhjeve parlamentare para afatit në Bullgari ende po zhvillohen bisedime në nivel ekspertësh për programin e përbashkët të qeverisjes. Sidoqoftë, javën e kaluar u përvijuan disa gjëra të rëndësishme. Filluan bisedime në nivelin më të lartë midis partisë GERB dhe koalicionit nacionalist “Patriotët e Bashkuar” për formimin e koalicionit mes tyre. Të dyja formacionet u morën vesh që qeveria e re të jetë me mandat 4 vjeçar dhe me Kryeministër Bojko Borisov. Tani për tani është dukshëm se partia e re “Volja” /“Vullnet”/ e afaristit Mareshki nuk do të jetë partner koalicioni në qeveri. Mirëpo, GERB vuri në dukje se përkrahja suplementare në Parlament do të ishte e dobishme.
Qëllimi i bisedimeve në nivelin e ekspertëve është që programet paraelektorale të GERB-it dhe të “patriotëve” të përpunohen në një program të përbashkët qeverisës. Prioritetet, për të cilat GERB do të ngulë këmbë, do të jenë me rëndësi të parë që pas ditës së parë të punës së qeverisë së re dhe ato janë luftimi i burokracisë dhe korrupsionit, reforma gjyqësore, arsimi, kriminaliteti në familje. Javën e kaluar një prej bashkëkryetarëve të koalicionit “Patriotët e Bashkuar” – Krasimir Karakaçanov, vuri në dukje para Radios Kombëtare Bullgare se sa i përket kriminalitetit në familje ka mirëkuptim dhe se tashmë janë shënuar disa masa. Sa i përket temës së rritjes së pensioneve, ndaj së cilës GERB ka disa rezerva, është duke u kërkuar kompromis. Dallimet rreth aplikimit të sistemit zgjedhor mazhoritar, gjë për të cilën GERB ngul këmbë, kurse “patriotët” janë kundër, gjithashtu mbeten, por sipas Karakaçanovit ato nuk mund t’i ndalojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Çështjet e hapura të lidhura me programin qeverisës tani për tani nuk lejojnë të bisedohet për përbërjen dhe ndarjen e përgjegjësive në kabinetin e koalicionit.
Ndërkaq, javën e kaluar u bë e qartë se ka të ngjarë që Presidenti Rumen Radev të thërrasë Parlamentin e ri pas Pashkëve dhe kjo na jep arsye për të menduar se së shpejti do të kemi qeveri të re. Sipas Kushtetutës, Presidenti i dorëzon mandat për formimin e qeverisë së re partisë që i ka fituar zgjedhjet dhe në rast se mandati përfundon me sukses – i propozon Parlamentit të zgjedhë kandidatë për Kryeministër. Pas kësaj deputetët votojnë për përbërjen dhe strukturën e Këshillit të Ministrave. Në rrethet e Partisë GERB priten që deri në fund të prillit të zgjidhet qeveri e re me në krye partinë GERB.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..