“Ditë e mrekullueshme, ditë magjike me diell dhe me dashuri. Ngrihuni nga gjumi jeta të valojë...” Ky është një fragment i një vjershe të poetit rus Anton Dellvig, bashkëkohës dhe mik i krijuesit Aleksandër Pushkin. Mbi këtë këngë ishte njeri prej dueteve të të dy këngëtareve të njohura operistike bullgare Mariana Cvetkova dhe Cvetana Bandallovska, bashkë me profesorin Jovço Krushev, i cili sjell hollësi për aktivitetin në fjalë:
“Në koncert prezantuam vepra vokale të kompozitorit Sergej Rahmaninov. Ai ka më se 80 romanca. Koncerti ishte me ide të këtyre dy këngëtareve bullgare, soliste të Operës së Sofjes. Ato deshën të përfshijmë edhe disa vepra të mia.”
Vet Cvetana Bandallovska pranon, se gjuhën e parë, në të cilën filloi të flasë ishte ajo ruse. Prandaj realizimi i një programi të tillë që prej kohe është një ëndërr.
“Para vitesh dëgjova për talentin e profesorit Krushev – vazhdon Cvetana Bandallovska. – Atëherë në repertorin tim kishte shumë këngë ruse dhe një kolege këngëtare më tha se patjetër duhet të realizoj një program me romancë ruse pikërisht me pianistin Jovço Krushev. Kjo ndodhi para 15 vitesh. Para pak kohe Marijana Cvetkova më tha se e takoi dhe rrëfeu ngazëllimin nga talenti i pianistit dhe kompozitor Jovço Krushev. Më propozoi të realizojmë bashkë një koncert. Ideja e parë që lindi ishte që ai të jetë me muzikë të Rahmaninovit. Vendosëm, se do të jetë mirë, që në koncert të dëgjohen edhe vepra të këtij pianisti të njohur bullgar. Për mua muzika e dhomës është me rëndësi të madhe. Ajo jep mundësi që të përqendrohesh mbi detajet. Në format e vogla duhet të rikrijohet një botë e tërë vetëm për disa minuta, aq që zgjatet vepra. Kjo kërkon përpjekje të mëdha – shpirtërore, artistike, edhe fizike.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..