Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesioni “Udhëzuesi i malit”

БНР Новини

Fshati i vogël Çerni Osëm shtrihet në rrëzat e majës Ambarica të malit Stara Pllanina. Këtu arsimi ka një historik 137 vjeçar. Në vitin 2000 shkolla vendore “Vasill Levski” nga tetëvjeçare u bë e mesme me klasën e vetëm në mbarë vendin për udhëzues të malit – një profesion, i cili është në regjistrin e profesioneve të Bullgarisë. Në fakt kjo është ëndrra e realizuar e drejtorit shumëvjeçar Minko Zankovski, një alpinist i njohur bullgar, i cili e ngjiti disa maje tetëmijëshe. Tërë energjinë dhe jetën ai ia kushtoi shkollës dhe malit.

Снимка
Për këtë shkollë unike, më shumë hollësi sjell drejtoresha Rumjana Veleshka:

Tashmë 17 vite me radhë ne pranojmë dhe te ne mësojnë nxënës të cilët përvetësojnë profesionin “Udhëzues të malit”. Problemet demografike ndikojnë edhe te ne, por megjithëkëtë arrijmë të tërheqim të rinj nga mbarë vendi. Kjo është shkolla e vetme në Bullgari, e cila siguron arsim në këtë profesion. Secili që frekuenton shkollën tonë ka një qëndrim special ndaj malit dhe natyrës. Përpiqemi të edukojmë dhe të mësojmë fëmijë të përgjegjshëm, të cilët me kalimin e kohës kthehen në personalitete me karaktere të forta. Ata me sukses udhëheqin grupe në mal dhe janë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësinë.

Në këtë shkollë krahas mësimeve të zakonshme ka disiplina si ski, alpinizëm, ngjitje sportive, topografi dhe orientim, speleologji. Shumica e orëve mësimore kalojnë në mesë të natyrës në bazën mësimore të shkollës, e cila ndodhet nën majën Botev. Pikërisht ky model i arsimit e bënë shkollën të dallohet nga të tjerët dhe të tërheqë interesin e të rinjve. Mësuesit gëzohen, kur disa prej ish nxënësve kthehen dhe bëhen kolegë të tyre të lëndëve speciale mësimore. “I njohim mirë nxënësit dhe ne – pedagogët, jetojmë me gëzimet dhe problemet e tyre. Arrijmë t’u tregojmë atyre se nuk jemi në pole të ndryshme” – rrëfen Rumjana Veleshka.

СнимкаPara tre vitesh Ivan Geshkov nga fshati Rupça rajoni i qytetit Pleven dëgjoi për shkollën nga një miku i tij...

Që nga fëmijëria e pëlqej natyrën dhe prandaj vendosa të mësoj këtu. Shkolla na bënë më të përgjegjshëm, na mëson të punojmë në ekip dhe t’i ndihmojmë njeri tjetrit. Më pëlqen gjithashtu, se në kuadrin e programi “Erazëm” vizituam Francën. Aty kishim mundësi të ngjitemi, por akoma është herët që të pushojmë maje të larta” – tregon me ngazëllim i riu.

Снимка

Parase t’i kushtojë 17 vite nga jeta profesionit të mësuesit, Ivan Mutafovi ndante kohën midis malit dhe paletës së pikturimit. Në biografi ka dhjetëra ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare – piktura dhe ikona. Katër herë bëri udhëtime në Himalajën e Nepalit. Realizoi ëndrrën e madhe dhe vizitoi mbretërinë mistike Mustang të shtrirë në 3 500 metra mbi nivelin e detit në pjesën veriore të Nepalit.

Çfarë mësime u jep të rinjve në shkollë Ivan Mutafovi?

Në radhë të parë përpiqem t’u mësoj të respektojnë natyrën dhe të jenë atdhedashës. Politika e shkollës, është të mësojmë të rinjtë të komunikojnë me natyrën. Industrializimi, kompjuterizimi, qëndrimi orë të tëra me radhë para ekranit të gjitha këto i sëmurin të rinjtë. Që në moshën më të re ata duhet të orientohen se si të komunikojnë dhe të zbulojnë natyrën. Dhe kjo mund të mësohet që nga fëmijëria në familje ose në shkollën si jona.

СнимкаNë Bullgari zhvillimi i turizmit në të gjitha format e tij ka të ardhmen e vet. Është shumë mirë, se ka të rinj të cilët zgjedhin t’i kushtohen profesionit të udhëzuesit të malit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: nupv.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një renditje botërore e shpalli Banskon resortin më të mirë të skive në Bullgari

Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..

botuar më 25-11-11 9.23.PD

Shëtitje në të kaluarën – fshati Medven dhe shtëpitë e tij prej druri që i rezistojnë kohës

Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell  dhe..

botuar më 25-10-28 4.45.MD

Nga Rodopet deri te Stara Planina – turizmi me kalë, pasuria e fshehur e Bullgarisë

Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..

botuar më 25-10-27 4.25.MD