Të fotografosh të padukshmen dhe kështu të rinovosh një ndërtesë është një pohim, i cili tingëllon në mënyrë aq abstrakte, siç tingëllon “Zen dhe arti i mirëmbajtjes së motoçikletës”. Ngjashmëria, megjithatë, është vetëm e jashtme, sepse në këtë rast bëhet fjalë për shkencë serioze dhe fotografi profesionale. Mundësinë që të hedhim një vështrim në të padukshmen, e kemi në sajë të nxënësve nga Gjimnazi i Matematikës në Sofje. Ata organizojnë një ekspozitë bamirëse me fotografi astronomike, të kryera prej tyre. Mjetet e mbledhura financiare do të përdoren për rinovimin e Observatorit Astronomik të Sofjes, i cili nuk është rinovuar në vazhdim të dekadave.
Docent Evgeni Ovçarov – udhëheqësi i katedrës “Astronomia” pranë Fakultetit Fizik në Universitetin e Sofjes shpjegoi, se universiteti përpiqet t’i kryejë restaurimet me urgjente me mjetet e veta financiare. Në to marrin pjesë studentë, doktorantë, vullnetarë. Observatori në fjalë është më i vjetri në Ballkan me historinë e vet 120-vjeçare, shpjegoi docenti Ovçarov dhe shtoi:
“Ai është një monument i kulturës, i shpallur akoma në vitin 1976. E përdorim atë për studim dhe për popullarizimin e astronomisë. Ndodhet në një vend shumë të bukur në një nga parqet e Sofjes që quhet Kopshti i Borisit. Njerëzit janë kureshtarë dhe ne përpiqemi ta kënaqem kureshtjen e tyre.”
Nxënësit nga Gjimnazi i Matematikës na treguan, se ideja për ekspozitën në fjalë lindi në një mënyrë spontane.
“Dëshira jonë ishte që të ndihmojmë dhe për arsye se Teodorit ka një talent të jashtëzakonshëm në fushën e astrofotografisë, ne i bashkuam këto dy gjëra” – tregoi Raja Dimitrova, e cila është nxënëse nga Gjimnazi i Matematikës dhe është një nga organizatorët e ekspozitës dhe vazhdoi: “Ndoshta për vizituesit do të jetë interesante të kuptojnë, se objektet në këto fotografi janë reale – shumë njerëz mendojnë, se për krijimin e tyre janë përdorur programe dhe teknologji kompjuterike. Shumë njerëz dëshirojnë të blejnë fotografi”.
Ganço Gançev është doktorant pranë katedrës “Astronomia” dhe gjithashtu merr pjesë në ekspozitë. Ai na shpjegoi, se astrofotografia na tregon këtë, që ekziston pranë nesh, mirëpo të cilën nuk kemi mundësi ta shohim.
“Sytë tanë janë detektorë relativisht të dobët në krahasim me aparatet fotografike dhe kamerat – vazhdoi ai. – Për të shikuar sa më shumë i realizojmë fotografitë duke përdorur ekspozim të gjatë dhe duke i vendosur kuadrot mbi njëri- tjetrin. Nganjëherë përdorim pajisje të posaçme, e cila bën sinkronizim me rrotullimin e Tokës. Për këtë ekspozitë mblodhëm fotografi të objekteve astronomike dhe peizazheve. Mendoj se të gjitha duken shumë mirë.”
Për pengesat dhe befasitë e këndshme në punën e një fotografi, i cili e ka zgjedhur qiellin për objekt të vet, na tregoi Teodor Aleksiev – nxënës në Gjimnazin e Matematikës. Ai është një nga pjesëmarrësit kryesorë të ekspozitës dhe sipas bashkënxënësve të tij ka një talent të jashtëzakonshëm. Teodor pohoi, se sfidat më të mëdha në këtë lloj fotografie janë lidhur me pritjen e gjatë për realizimin e fotografisë.
“Me Ganço kemi qëndruar nga 6 orë në një të ftohtë të madhe për të bërë një fotografi. Mirëpo në këtë punë ka edhe befasi shumë të këndshme. Për shembull, në vitin 2013 u bëra dëshmitar i shpërthimit të një ylli të ri. Unë e pashë atë përmes teleskopit. Më vonë pata mundësi të fotografoj një kometë me aparat fotografik. Pikërisht kjo fotografi mund të shihet në ekspozitë.”
Sipas Teodorit astrofotografia është një prirje, kurse për ne mbetet pyetja se çfarë është ta shikosh Rrugën e Qumështit mbi çatinë e shtëpisë dhe të kuptosh se ajo gjithmonë ka qenë atje. Ndoshta mistikët do të pohojnë se kjo është një ndjenje “zen”, skeptikët – se fotografitë janë kryer me anë të teknologjive kompjuterike. Në këtë situate të tjerë do të mendojnë për lidhjen mes riparimit të ndërtesës dhe mundësisë për të parë të padukshmen.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e ekspozitës
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të..