Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashka do të thotë një ekzistencë e përjetshme në dashuri

БНР Новини
Foto: BGNES

Sot, më 16 prill, e gjithë bota lavdëron Ringjalljen e Krishtit. Shekuj të tërë me radhë lajmi i gëzuar për jetën në përjetësi transmetohet nga njëri tek tjetri, pa humbur sikur edhe një grimcë nga emocioni, të cilin e shkakton. Të krishterët përshëndesin njëri-tjetrin me vezë të lyera në ngjyrën e kuqe, simbol të Ringjalljes dhe të dashurisë të Krijuesit, me uratën e të cilit nga veza e mbyllur lind jeta e re.

Më shumë se 2 mijëvjeçarë bota e krishterë pret ardhjen e Pashkës. Pas vuajtjeve të tmerrshme në kryq, me të cilat lan mëkatet e njerëzimit, biri i Zotit Jesu Krishti ringjallet, që të mund të hapë rrugën drejt shpëtimit në një botë të re në përjetësi pa dhimbje dhe vuajtje. Me besimin në jetën pas vdekjes të krishterët e pranojnë më lehtë vdekjen, me shpresën të mblidhen me qeniet e veta të dashura në botën e përtejme. Pikërisht ky besim i detyron të jenë më të mirë dhe të lartësojnë shpirtin e vet mbi materialen dhe kalimtaren.

Mbase kjo është ngjarja më e rëndësishme në të gjithë historinë njerëzore – shënon pedagogu i teologjisë në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo – Dobromir Dimitrov, prift në Kishën “Shën Martiri Mina” në qytet. – Duhet të gëzohemi se kjo është ditë i fitores mbi vdekjen. Në botën në të cilën jetojmë, shikojmë se ajo ka lënë gjurmën e vet mbi çdo gjë dhe është kthyer në problemin më të madh njerëzor. Çdo një prej nesh pa dyshim që ndeshet me të. Ne humbasim njerëzit të cilët i duam, kurse ata na humbasin ne. Dhe në qoftë se mendohemi mbi këto çështje, shikojmë se, jeta njerëzore është një vuajtje. Shikojmë se si çdo një lule, çdo një qenie e gjallë do të vdesë. Dhe kur vet Zoti, i cili është jashtë kohës dhe hapësirës zgjedh të bëhet njeri si ne, hyn në një trup njerëzor, lind nga barku i virgjër i Shën Mërisë, jeton me ne, na qetëson, na shëron dhe në fund merr përsipër vuajtje  të tmerrshme dhe ringjallet-ky është shkak për një gëzim të përgjithshëm. Përmes Ringjalljes së Tij hapet rruga dhe për ringjalljen tonë. Kjo nuk është ndonjë farë festë, të cilën e përmendim në një kohë të caktuar gjatë vitit, por një akt, me të cilin i vihet fund vdekjes.

Pashka është shtylla e besimit të krishterë. Prandaj është festë dhe për të gjallët dhe për ata të cilët tanimë i kemi humbur. Sipas fjalëve të atit Dobromir i gjithë fisi njerëzor, ulet në tryezën festive me Zotin e ringjallur:

Ja kjo është ngjarja, të cilën e përmendim dhe në të cilën marrim pjesë dhe ajo është një diçka shumë më tepër. Ajo është përgjigje e të gjitha çështjeve jetike, të cilat na emocionojnë. Ajo është guri i marrëdhënieve tona të përbashkëta, sistemi i vlerave. Ky është kriteri, në bazë të të cilit ekzistojmë, të mos të zgjedhim të keqen dhe të jetojmë ditë më ditë për llogari të tjetrit. Ringjallja është porta drejt jetës së përjetshme, sepse nuk ka logjikë që çdo gjë të përfundoi këtu. Për shkak të kësaj ne të krishterët jemi më të gëzuar, prandaj kemi mposhtur perandori dhe krishterimi është afirmuar si një mënyrë jetese si shpirt. Kjo është në çdo një kulturë dhe ndryshim të botës. Shikoni botën e cila na rrethon, luftërat, fatkeqësitë, vuajtjet. Mund t’u rezistojmë vetëm me mendimin për shpëtimin. Mjerisht në botën e sotme, përmes mediave ngulmohet vetëm mbi një tipar të ritit – çfarë hahet, çfarë bëhet, por thelbi i festës është shumë më i thellë. Ringjallja prek mënyrën tonë të jetesës dhe ekzistencën tonë përtej kohës dhe hapësirës.

Prandaj është një Ditë e Madhe, siç e quajmë ne bullgarët Ditën e Pashkës. Ky është shkaku më frymëzues për gëzim, të cilin ne e ndajmë që të gjithë gjatë natës së rojës festive. Gjatë kohës së liturgjisë festive, kishat ortodokse mbledhin mijëra besimtarë, të cilët kanë ardhur të afrohen pranë dritës të zjarrit të shenjtë, simbol i Shpëtimit. Pikërisht në mesnatë të gjithë e përshëndesin njëri tjetrin me “Krishti u ringjall!” dhe çudia e dashurisë së Zotit arrin deri tek zemrat e të gjithëve:

Bile mund të themi – Triumfi i dashurisë – shënon i ati Dibromir dhe shton: Në qoftë se i thua ndokujt “të dua” është e barabartë sikur t’i thuash, ti asnjëherë nuk do të vdesësh dhe do të jetosh gjithmonë për mua. Kjo është ajo cilën e marrim nga dashuria e Zotit, të cilën ne e shikojmë tek Krishti. Dhe kur ai na do, Zoti na do, sepse vet Ai është Dashuri. Në qoftë se ne i përgjigjemi kësaj dashurie dhe i duam njerëzit rreth ne, bile dhe armiqtë tanë, kjo do të thotë një ekzistencë të përjetshme në dashuri. Përfytyroni që të jeni me njeriun e dashur në përjetësi. Një gjë e tillë është dhe martesa e krishterë. Kjo është shpresa jonë, edhe sikur t’i humbasim njerëzit tanë të dashur tani, kjo do të jetë për pak. Krishti na ka dhënë shumë, kurse prej nesh kërkohet vetëm vullneti ynë i lirë dhe dashuri ta duam dhe të krijojmë lidhje me Të. Prandaj Dita e Pashkës është kuptimi i jetës sonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: pravoslavie.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD