Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur traditat dhe inovacionet i ndihmojnë njëra-tjetrës

БНР Новини

Kur flasim për programe të suksesshme mësimore, gjithmonë lindin debate midis përkrahësit e tradicionales dhe ata, të cilët mbështeten tek idetë dhe metodat e reja, me shpresën se dijet mund të parashtrohen në mënyrë më interesante, kurse grumbullimi i tyre, i lidhur me më pak përpjekje dhe afate më të shkurtra. Por, prapë së prapi ka vende, në të cilat traditat që përpara më shumë se 100 vjetëve bashkëveprojnë me programe fare të reja dhe moderne për arsim. Një shembull i tillë është Gjimnazi profesional për ekonomi pyjore dhe përpunim të drurit “Sava Mlladenov” në qytetin Teteven.

СнимкаAi është hapur gjatë vitit 1909 si një shkollë për përpunimin e drurit me 12 nxënës, të cilët kalojnë një kurs 6 mujor të arsimit me mundësinë të zgjedhin një nga të dyja degët – mobilieri ose torneri. Vetëm 3 vjet më vonë, arsimi është 3 vjeçar. Fillojnë të hapen dhe degë të reja si: i përpunimit të hekurit dhe të karrocave, të punimit të fuçive, të tapicerisë, të ndërtimit e kështu me radhë – tregon drejtoresha e gjimnazit inxh. Zoja Petrova. – Sot në shkollën tonë mësojnë më shumë se 300 nxënës, kurse degët e specializuara janë: ekonomi pyjore dhe të gjuetisë me një mësim intensiv të gjuhës angleze, ekonomi pyjore dhe përpunim të drurit, mekanizim të ekonomisë pyjore, prodhim të mobilieve, dhe punim i drurit. Gjatë vitit të ardhshëm mësimor do të kemi edhe një degë – ndërtim të parqeve dhe gjelbërim.

Shkolla disponon me një bazë të pasur materiale-teknike. Ndaj godinës bazë ka dhe një konvikt, kurse mensa gjithmonë ka një ushqim të ngrohtë dhe i afrohet maksimalisht mjedisit të shtëpisë. Në arsim praktikat tradicionale dhe teknologjitë moderne plotësojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë nxënësit përvetësojnë mjeshtërinë e artizanët të vjetër dhe në të njëjtën kohë përvetësojnë teknikat më moderne në përpunimin e drurit. Ata të cilët studiojnë lëndë, të lidhura me ruajtjen e natyrës, i zhvillojnë disa nga leksionet e veta në klasat e hapura të mësimdhënies mes pyllit, ku ka dhe vende të përshtatura për fjetje.

СнимкаMarrin pjesë dhe në konferenca, në të cilat prezantojnë shpirje të veta elektronike. Jordan Hristov – një nxënës nga klasa e 12 tregon:

Qemë pjesëmarrës në “Konferencën e VI kombëtare të rinisë”, të organizuar nga Universiteti teknik dhe i pyjeve në Sofje. Paraqitëm idenë për një ndihmesë elektronike në dendrologji, gjë e cila t’u lehtësojë nxënësve gjatë njohjes së llojeve të shkurreve dhe të pemëve. Në të janë përfshirë të gjitha familjet dhe fiset e llojeve drusore. Me qenë se është në një pamje vizuale, lehtëson dhe mbajtjen në mend. Morëm propozim nga vet universiteti për një punë të përbashkët mbi ndihmesën.

СнимкаSipas Adrian Shishmanovit, i cili është pedagog në lëndët gjeografi dhe histori në gjimnaz, të jesh një mësues të njerëzve të rinj, të cilët kanë një interes ndaj natyrës, zanateve dhe arteve është një frymëzim i madh:

Me nxënësit e tanishëm punohet në mënyrë shumë interesante, sepse kanë interesa të ndryshme dhe merren me gjëra të ndryshme. Kjo na provokon edhe ne –mësuesit të ruajmë dhe të nxisim dhe më tepër interesin. Unë për shembull mundohem t’i lidh disiplinat tradicionale, në të cilat u jap mësim me lëndët e tyre të specializuara. Për mua gjimnazi ka dhe një vlerë sentimentale. Kam përfunduar studimet e mia këtu, kurse tani po e vazhdoj traditën familjare si babai im, i cili po kështu qe pedagog më shumë se 40 vjet në shkollën “Sava Mlladenov”. E gjithë jeta ime është e lidhur me këtë shkollë.”

СнимкаGjimnazi i qytetit Teteven gërsheton programe bullgare dhe ndërkombëtare. “Që nga viti 2007 punon mbi programin “Leonardo da Vinçi”, kurse tani dhe mbi programin “Erasmus+”. Mbi to  çdo vit 15 nxënës zhvillojnë praktikën e vet jashtë Bullgarisë. Deri tani mikpritës kanë qenë Polonia, Çekia dhe Franca – tregon Aleksandra Hristova – nxënëse në gjimnaz. – Unë morra pjesë gjatë muajit shkurt të vitit 2016 tek “Shoqëria e zejtarëve” në qytetin Muzon të Francës. Përpara se të nisemi kaluam një arsim gjuhësor, një përgatitje kulturore dhe profesionale, kurse pasi u kthyem morëm dhe certifikata evropiane me një vlerësim të shkëlqyer nga Qendra për zhvillimin e resurseve njerëzore. Punuam në një mjedis real me makina moderne dhe teknika moderne, që qe shumë e dobishme për ne.”

СнимкаDisa ngainiciativat e nxënësve janë krejtësisht në frymën e traditës si “Java e pyllit” në të cilën spastrohet shtrati i lumit Vit dhe mbillen rajonet. “Prej 5 vjetëve shkolla jonë është organizatore dhe mikpritëse e garës ndërkombëtare “Një prerës i ri i druve” – mësojmë nga Marin Petrovi – nxënës nga gjimnazi dhe një nga të dekoruarit në të. – Pjesëmarrësit janë nxënës si ne nga shkollat profesionale nga Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Spanja e të tjera. Deri në këtë moment, çdo vit gjimnazi ynë zë një ndër vendet e para.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD