Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e madhe e çmimit të gazit do të ketë pasoja të rënda

Foto: BGNES

Rritja e fundit drastike e çmimit të gazit natyror do të ketë pasoja të rënda për prodhuesit bullgarë. Këtë e tha për Radio Bullgarinë kryetarja e Bashkimit Kombëtar të Bukëpjekësve dhe Ëmbëltorëve Mariana Kukusheva. “Në 10-12 vjetët e fundit gazifikimi i industrisë bullgare të përpunimit u zhvillua me rritmë relativisht të shpejta dhe një pjesë e madhe е prodhuesve e përdorin gazin në ndërmarrjet e tyre, përdorin gjithashtu mjete të transportimit me motorë që punojnë me gaz. Për shembull, në se deri tani shpenzimet për një firmë të tillë kanë qenë për 50 mijë euro për muaj, pas rritjes 30 përqindëshe të çmimit të gazit, ajo duhet të paguajë 65 mijë euro. Kjo do të thotë se punëdhënësi duhet të pakësojë shpenzimet e veta për paga, ose të pakësojë numrin e punonjësve. Ai tashmë nuk do të mund të ofrojë stimulime financiare për personelin e vet” – tha Mariana Kukusheva dhe shtoi:

Duke shtuar shpenzimet për logjistikë, vlera e përbashkët e harxhimeve bëhet akoma më e madhe. Kështu ne humbim konkurrueshmëri dhe aq më tepër – presim falimentime, më pak njerëz të punësuar në fabrikat tona dhe me siguri shumë prodhues do ta zgjedhin sektorin informal. Aktualisht lënda e parë është me një çmim të lartësuar në mënyrë artificiale. Përveç kësaj në treg po punon një zinxhir i madh i shitjes me pakicë, i cili kohët e fundit rriti çmimin e bukës për klientët përfundimtarë. Në të njëjtën kohë ai nuk lejon që furnizuesit të ndryshojnë çmimet e tyre për një periudhë 1 vjeçare. D. m. th. ne jemi detyruar të furnizojmë produktet tona me çmime më të ulëta, sesa është vlera e tyre reale. Kjo do të shkaktojë efektin e dominosë, sepse pas Pashkëve do të bëhet e qartë se do të ketë shumë detyrime të pashlyera ndaj furnizuesve të lëndëve të para. Në një takim me kolegë llogaritëm se rreth 10 mijë vende pune janë në rrezik në industrinë e përpunimit dhe në bujqësi.

Sipas Mariana Kukushevës rritja e madhe e çmimit të gazit është “një vendim i një komisioni shtetëror, i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit, anëtarët e të cilit nuk respektojnë metodikën e ndryshimit dhe pranimit të çmimeve të reja të burimeve të energjisë” dhe akoma:

Ky komision mbron interesat e lobistëve, sepse duket qartë se vitet e fundit tek ne sa më shumë që të rriten çmimet, aq më shumë rriten detyrimet financiare të të gjitha kompanive shtetërore, duke përfshirë këtu dhe kompaninë Bulgargaz, operatorët e ngrohjes qendrore dhe shoqëritë për furnizim me ujë. Vendimet e një komisioni për çmime monopoliste ulin indeksin ekonomik të shtetit dhe e bëjnë situatën të pasigurt dhe të paparashikueshme. Biznesi nuk do vetëm para, ka nevojë për kushte të qarta dhe perspektiva për zhvillim.

Mariana Kukusheva nuk mund të angazhohet me prognozë për rritjen e çmimeve për konsumatorët përfundimtarë:

Pres nga Parlamenti i ri që t’i kushtojë një vëmendje të posaçme mënyrës, në të cilën po punon Komisioni Shtetëror për Rregullimin e Ujit dhe Energjisë. Pres se Gjykata do të pranojë ankesat e të gjithëve, të cilët protestojnë kundër rritjes së paarsyetuar tridhjetë përqindëshe të çmimit të gazit natyror. Pres se partnerët socialë do të ndërhyjnë në këtë debat, sepse detyra e tyre është që të kujdesen për vendet e punës. Në të njëjtën kohë pres gjithashtu masa kundër ekonomisë informale dhe praktikave të padrejta tregtare. Nuk është e pranueshme që në vigjiljen e kryesisë sonë të BE-së, kur një nga prioritetet tona do të jetë rritja e të ardhurave, informaliteti të përbëjë 50% të ekonomisë së shtetit.

Ndërkohë kompania Bulgargaz botoi informacion për lëvizjen e çmimeve të gazit gjatë disa viteve të fundit. Është e dukshme se gjatë viteve 2015 dhe 2016 çmimet e lejuara nga Rregullatori dhe të aplikuara nga Bulgargazi janë ulur më se 52%. Nga kompania sqarojnë se rritja e çmimit për tremujorin e vitit 2017 do të ishte më e vogël, në qoftë se më “1 janar 2017 Komisioni Rregullator i Ujit dhe Energjisë kishte miratuar rritjen e dëshiruar nga Bulgargaz prej 13.53%, jo siç ai vendosi – prej 5%.

Instituti Statistikor Kombëtar i ofroi Radio Bullgarisë informacion për lëvizjen e çmimit të bukës për vitet 2015, 2016 dhe muajt e para të vitit 2017. Gjatë 2015-ës çmimi i mesëm i shitjes së bukës së bardhë (për një kilogram) ka qenë 1.33 leva (0,66 euro). Për vitin 2016 vëzhgohet një ulje e vogël – 1.31 leva. I njëjti mbetet çmimi për dy muajt e parë të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD