“Ngazëllimi nga Ringjallja nuk duhet të mbetet vetëm në tempull. Duhet të synojmë ta ruajmë atë edhe në momentet më të vështira gjatë tërë jetës. Dhe t’ua transmetojmë njerëzve të tjerë, me sa është e mundshme. Kjo është domethënia e festës së Pashkës së Madhe.” Kështu mendon Nikolla Antonov, i cili më se dhjetë vjet punon në sferën e teknologjive të informacionit si specialist IT. Mirëpo, siç vet pranon, muzika kishtare është isoja e përhershme e jetës së tij. Rruga e tij profesionale kalon si përmes Televizionit Kombëtar Bullgar, ashtu edhe përmes Radios Kombëtare Bullgare, ku drejtonte programe me tema ortodokse. Dhe kjo nuk ishte e rastit. Ai mbaroi Seminarin në Sofje. Në sajë të talentit prej këngëtari, të përkrahur dhe të orientuar nga pedagogët, me formacione profesionale ai u përfshi në projekte të ndryshme të kushtuara muzikës kishtare. Pasi mbaroi Seminarin ishte korist dhe lexues i teksteve klerike në kisha të ndryshme të kryeqytetit. Krahas kësaj mësonte këndim klasik te maestro Georgi Kuzmanov. Për miqtë e Radio Bullgarisë bashkëbiseduesi Nikolla Antonov zgjodhi disa himne të kushtuara Ringjalljes së Krishtit në interpretim të formacionit të themeluar prej tij “Trisagion”. Të gjithë ata janë në stilin e preferuar prej tij bizantin.
Më shumë hollësi sjell vet themeluesi Nikolla Antonov: “Trisagion” është një formacion solo dhe mendoj se është e para e këtij lloji. Unë këndoj në korin “Shën Joan Kukuzell – Angelloglasnija”, ku jam edhe solist. Repertori i këtij kori i dhomës është i larmishëm, përfshin kompozime për shumë zëra, për një zë. Mirëpo, formati i cili ka popullaritet në Bullgari, të paktën gjatë 50 viteve të fundit, është kryesisht koral. Mirëpo, muzika kishtare bizantine e zë fillin në interpretimet solo. Me rëndësi është teksti. Këndimet janë për një zë dhe kuptimi zbulohet nëpërmjet dridhjeve të ndryshme të zërit. Ka një iso, e cila është baza e grupit të atyre toneve, në të cilët zhvillohet melodia. Krijova formacionin “Trisagion” që të prezantoj këtë muzikë. Grupi përbëhet nga një solist dhe disa këngëtarë, të cilët mbajnë ison. Svetosllav Cankov, i cili është këngëtar operistik dhe pedagog, dhe unë jemi pjesën konstante të formacionit.”
Nikolla Antonov sjell më shumë hollësi për himnet, incizimet e të cilave ai i dha Radio Bullgarisë:
“Mbrëmjen e Ngjalljes motivi kryesor i himneve është “Krishti u ngjall”. Ky këndim kishtar prezanton në një formë të shkurtër përmbajtjen e festës. Ai është në thelbin e tërë ciklit të himneve, të cilat këndohen 40 ditë pas Pashkës deri në ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiell. Çdo ditë këndohet “Krishti u ngjall” gjë që vjen të bëjë që edhe njerëzit të përjetojnë ngjarjet ungjillore. Ndër psalmet e zgjedhura prej meje është edhe himni “Dita e Ngjalljes” i mësuesit të muzikës nga fundi i shekullit XIX Zheko Pavllov. Himni tjetër është “Engjëlli bërtiti” – psalm nga qyteti Elena. Në shekullin XIX ky vendbanim malor ishte një vatër kulturore, sidomos për muzikën kishtare. Këngëtarët i atyshëm mësoheshin në stilin dhe traditat e Shkollës së Këndimit të Stambollit. Ata i transferuan në gjuhën kishtare sllave, duke i thyer përmes prizmit të shpirtit tonë.”
Pavarësisht se e përditshmja e bashkëbiseduesit tonë, si një njeri me familje dhe përgjegjësi profesionale, është e tensionuar, që prej vitesh Nikolla i kushton shumë kohë këndimit. Mban lidhje profesionale me muzikologë të njohur dhe me mjeshtër të muzikës kishtare bizantine në Greqi. Që nga fundi i vitit të kaluar është anëtar i korit grek bizantin “Domestiki” në qytetin Drama me udhëheqës Grigorij Papaemanuill. Para kohe bashkë bënë vizitë në Izmir të Turqisë, së shpejti do të frekuentojnë Aleksandrinë të Egjiptit.
Çfarë i sjell atij këndimi në tempull?
“Muzika është mënyra e zgjedhur prej meje të shpëtojë shpirtin tim. Ky është motivi im kryesor të interpretoj dhe të përhap psalmet me sa kam mundësi. Kjo i jep kuptim jetës sime. Pas periudhës së gjatë të Kreshmës së Madhe dhe pas Javës së Madhe, gjatë së cilës, megjithëqë edhe në mënyrë simbolike, përjetojmë tërë rrugën dhe vuajtjet, të cilat Shpëtimtari i pranoi për ne, kisha na dërgon një mesazh, të cilin nuk duhet të harrojmë kurrë. Ai është i thjeshtë dhe përmbahet në fjalët e para të troparit të Pashkës së Madhe “Krishti u ngjall”. Dhe ai është “Ditën e Pashkës të gëzohemi” sepse kjo është dita në të cilën kalohet nga vdekja te jeta, nga toka te qielli. Dhe në se do të arrijmë të ruajmë këtë mesazh në vet veten dhe kurrë nuk të harrojmë atë, edhe në momentet më të vështira, kjo do të thotë se kisha e ka plotësuar misionin e saj.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..