Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare krijoi pikturën e parë me mikroorganizma në botë dhe tërhoqi biologë nga mbarë bota

БНР Новини

Zoti e ka krijuar botën të shumëllojshme dhe vetëm nga ne varet nëse do ta shohim krijesën e tij me sytë e një zbuluesi të vërtetë, ose do t’u besojmë etiketave, të cilët ndokush i ka vënë para nesh.

Në vigjilje të një Krishtlindjeje në një laborator francez ndriçoi një Pemë e Vitit të Ri. Ajo nuk e mbushi me solemnitet mjedisin steril, por megjithëse ishte e madhe sa një pjatë e vogël, historia e saj u përhap në mbarë botën nga shkencëtarët, kurse imazhi i saj simpatik u shndërrua në një simbol të dashur të Krishtlindjeve. Pas kësaj ndodhën shumë gjëra, por le të përmendim më parë fjalët më të rëndësishme – baktere të gjalla, mjedis ushqimor, “petri”, “joze”, që të mund të na tregojë protagonistja jonë Rosica Tashkova përrallën, në të cilën “të këqijtë” nuk na vrasin gjithmonë, madje nganjëherë krijojnë bukuri.

СнимкаPara dy vitesh punoja në një laborator në Francë mbi punën e diplomës për master në degën e mikrobiologjisë – filloi tregimin e vet Rosica Tashkova. – Dhe meqenëse nuk isha në një ekip të madh, nganjëherë mërzitesha. Ndoshta për këtë shkak merresha me projekte të vogla sekrete eksperimentale prapa kurrizit të profesorit tim, thjeshtë që të dëfrehem. Pas kësaj i paraqitja para kolegëve të mi. Njëri prej këtyre projekteve ishte lidhur me pikturimin me mikroorganizma të një Peme të Vitit të Ri në një petri (diçka si pjatë e vogël) në mjedisin ushqimor.

Në vend që t’i hedhë këto pjata plot mikroorganizma në forma dhe me ngjyra më të ndryshme, Rosica filloi ta ngrohë “joze-n” (një vrimë e vogël prej teli me dorezë) dhe filloi të krijonte veprat e saj. Kështu aktinomicetet u shndërruan në flokë bore, kurse baciluset e ndryshme në trung, degë të Pemës së Vitit të Ri, lodra për Krishtlindjet.

СнимкаQë të pikturohet diçka e bukur në mjedisin ushqimor, duhet të jeni në dijeni të karakteristikave të mikroorganizmave, të cilat do të përdoren – na shpjegoi Rosica Tashkova. – Llojet e veçanta të mikroorganizmave kanë nevojë për një mjedis më të ndryshëm dhe një temperaturë më të ndryshme të kultivimit, që të rriten. Përveç kësaj ato ngjyrosen në një mënyrë të ndryshme, domethënë ngjyrat gjithashtu janë rezultat i ndikimit mes mikroorganizmave dhe mjedisit. Mirëpo, nganjëherë ndonjë lloj bëhet antagonist i një lloji tjetër, duke e vështirësuar rritjen e tij dhe ka të ngjarë që ndonjë prej ngjyrave të tij të mos shihet aspak në pikturë. Në fakt, më interesantja është se piktori nuk e sheh veprën e vet në procesin e pikturimit, sepse në vetë mjedisin mbeten vetëm vija të zbehta nga e ashtuquajtura “joze”. Thënë me fjalë të tjera – piktori nuk i sheh ngjyrat, si piktori i vërtetë. Në fakt piktura gjallërohet pas disa ditësh.

Pasi Pema e vogël e Vitit të Ri e Rosicës u gjallërua ajo i dërgoi një fotografi Shoqërisë Amerikane të Mikrobiologjisë (ASM), kurse ajo nga ana e vet e publikoi në faqen e saj në Facebook. “Numri i njerëzve, të cilët e pëlqyen dhe i komenteve është pa precedent deri tani në historinë e publikimeve të ASM”, thotë ajo. E frymëzuar nga piktura e bullgares, organizata tashmë tre vjet me radhë zhvillon një konkurs ndërkombëtar për pikturë me mikroorganizma mbi petri. Kurse revista “Shkenca bullgare” është në vigjilje të konkursit të saj të dytë. Me këtë konkurs shkencëtarët bullgarë duan të tregojnë se mikrobiologjia gjithashtu është formë arti.

СнимкаSepse ka nevojë për dituri të hollësishme – shkencore dhe praktike, dhe për ndonjë ndjenjë estetike – beson Rosica Tashkova. – Gjithmonë kam menduar se mikrobiologët me të vërtetë kanë një shikim më të mirë ndaj botës, sepse zakonisht njeriut i bën përshtypje natyra, që e rrethon, derisa mikrobiologët punojnë me diçka që nuk shihet dhe kanë nevojë për një imagjinatë më të madhe, që ta përfytyrojnë objektin e punës. Sigurisht që ka mikroskopë, por gjithmonë ka kufizime dhe shumë prej punës së mikrobiologut është lidhur me imagjinatën e tij.

Gjithçka rreth nesh mund të shndërrohet në art, por nuk duhet të jemi me prapamendim. Kështu mendon Rosica Tashkova – shkencëtari i parë në botë, i cili ka pikturuar me mikroorganizma.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: ASM



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD