Gjatë javës së kaluar specialistë nga Spitali Universitar Bullgar “Aleksandrovska” dhe Klinika e psikiatrisë së fëmijëve “Shën Nikolla” shpallën rezultatet nga projekti “Zhvillimi i programeve efektive për një diagnostikim të hershëm të fëmijëve me autizëm në Bullgari përmes aplikimit të instrumenteve të standardizuara ndërkombëtare”. Për vit në Bullgari, përafërsisht 300 fëmijë diagnostikohen me autizëm. Njohja e kësaj sëmundjeje, në një etapë të hershme, dhe drejtimi ndaj shërimit është qëllimi bazë i Ministrisë shëndetësore. Projekti kryhet në dy etapa, në të cilat specialist nga Suedia, duhej t’i njohin dhe t’i arsimojnë psikologët bullgarë, pediatret dhe psikiatrit me dy instrumente, të cilat garantojnë një diagnostikim shumë të saktë të autizmit.
Çfarë probleme dhe vështirësi kanë takuar specialistët gjatë ekzaminimit të pacientëve të vegjël dhe me çfarë ky projekt do të jetë i dobishëm për ta?
“Duhet  të bëhen përpjekje që ekzaminimi të bëhet një procedurë standarde – tregon udhëheqësja  e ekipit ekspertësh prof. Nadja Pollnareve. – Në këtë drejtim është punuar, ka shumë instrumente të përkthyera  psikologjike, bile në kuadrin e këtij projekti. Prindërit i kushtojnë një  vëmendje gjithnjë e më të madhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve, por kjo  duhet të jetë prioritet dhe të mjekut familjar. Ata duhet të jenë të pajisur me  instrumente, të cilat japin rezultate të sakta, sepse caktimi i një  diagnostikimi të tillë të rëndë është tepër stresues për prindërit. Nga përvoja  që kemi mund të bëjmë konkluzionin se, prindërit e rinj duhet të përkrahen nga  mjekët personalë. Një përshtypje shumë të mirë na bën se, mësuesit në çerdhe  dhe kopshte  janë të përgatitur shumë mirë dhe janë një faktor i  rëndësishëm në stimulimin e prindërve të kërkojnë një ndihmë të hershëm të  mjekëve.”
I gjithë procesi i diagnostikimit tek  fëmijët në spektrin e autizmit është falas për prindërit e tyre, por ai është i  realizueshëm vetëm në sistemin e një spitali të caktuar. Docenti Dimitër  Terziev, drejtues në sektorin ditor në Klinikën e psikiatrisë së fëmijëve,  sqaron se çfarë pjese nga shërimi merret përsipër nga Arka e shëndetësisë dhe  si kalon ai.
“Prindërit duhet të sigurojnë vizita të rregullta të fëmijëve gjatë kohës së shtrimit ditor në spital. Analizat janë psikologjike dhe psikiatrike, duke përfshirë një varg vërejtjesh. Financimi merret përsipër nga Ministria e shëndetësisë, e cila i paguan spitalit për çdo një pacient. Kjo formë ditore spitalore është ndihma e vetme, të cilat prindërit mund të mos të paguajnë. Kuptohet se, në qoftë se përdoret ndihma psikiatrike e diagnostikimit dhe një terapi shtesë – ajo paguhet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: alexandrovska.com dhe clinica.bg
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..