Miti për mungesën e ujit në rajonin e Dobruxhës vite me radhë përhapej në trojet e sotme të fshatit Nikolla Kozlevo të Bullgarisë Verilindore. Udhëtarët, të cilët kaluan para më se 150 viteve përmes pyjeve të dendura të rajonit Ludogorie dhe nëpër Dobruxhën e rrafshët, përshkruanin etjen e njerëzve aty ditët plotë vapë verore. Letrarë vendorë tregonin, se “...uji kristal i pastër asgjëkund në rajon nuk shihej të rrjedhë, vetëm aty – këtu kishte puse të thella dhe llaka, por nga puset uji merret vështirë, ndërsa në llakat uji është i ndenjur dhe prej tij mund të pinë vetëm bagëtitë...”
Dekada më vonë tabloja u ndryshua. Rajonin e populluan ardhës nga Bullgaria Jugore, të cilët kërkonin treva të reja pjellore. Ata deshën të përpunojnë tokën dhe të rritin bagëtinë. Mbetën të magjepsur nga natyra e rajonit Ludogorie dhe nuk u trembën nga mungesa e ujit. Ardhësit e parë filluan të hapin puse. Pranë tyre ndërtoheshin edhe shtëpitë. Kështu ata zbuluan 27 burime të ujit të pastër për pije. “Që atëherë çdo pus ka emër, sipas familjes e cila popullohej pranë tij. Edhe njerëzit nga vendbanimet e tjera të afërta, të cilët gjithashtu nuk kishin ujë, filluan të vijnë për të pirë ujin dhe për të ujitur bagëtitë. Atëherë në Nikolla Kozllevo vendosën që atyre t’u japin një pus të veçantë. Edhe më sot ai mban emrin “Drugosellski Kladenec” pra pusi i banorëve të fshatrave të tjera” – tregon Ivanka Semerxhieva. Ajo është ndër nismëtarët e projektit shoqëror për ruajtjen dhe rinovimin e puseve vendore si një trashëgimi dhe fenomen karakteristik të fshatit.
“Pranë puseve zhvillohej jeta e vendbanimeve – tregon Ivanka Semerxhieva. – Aty beqarët takoheshin vajzat, aty miqësoheshin njerëzit. Shumë vasha erdhën nga vendbanime të tjerë dhe u bënë nuse në Nikolla Kozlevo. Prova për punëdashësin e tyre ishte që ato të mbajnë ujë pa të derdhin asnjë pikë prej tij. Për këtë arsye ato e mbuluan enët prej bakri me gjethe të pemëve. Besohej, se pikërisht ky ujë posedonte një forcë çudibërëse, prandaj me të lanin fytyrat e fëmijëve. Për bagëtitë uji nga puset nuk shfrytëzohej. Njerëzit e fshatit zbuluan shumë fotografi familjare të cilat tregonin jetën përreth puseve. Kësaj romantike iu dha fund në mesin e shekullit të kaluar, me ndërtimin e ujësjellësve të para. Çezma e parë këtu daton nga viti 1954. Një mjeshtër i vjetër vendor, Ivan Uzunov, tregon se si edhe më sot ëndërron ujin. Është i bindur, se sot ne e pranojmë ujit si një gjë e zakonshme dhe prandaj nuk e respektojmë dhe nuk e ruajmë. “Në atë kohë uji ishte shumë i shtrenjtë për ne dhe nuk lejuam që të derdhet kot asnjë pikël prej tij.”
Me një entuziazëm të madh në projektin për rindërtimin e puseve të vjetra u përfshin edhe nxënësit e shkollës së mesme në Nikolla Kozlevo. “Uji nuk është vetëm pasuri, ai është edhe jetë. Ndërsa jeta jonë do të vazhdojnë fëmijët e sotëm të fshatit. Gëzohemi, se historia për puset vendore u rimëkëmbë kryesisht me ndihmën e tyre – rrëfen Deljan Kostadinov, drejtor i shkollës. – Ata shfaqën një gëzim dhe një iniciativë të madhe. Rrethuan fshatin shtëpi më shtëpi, mblidhnin fotografi, regjistronin histori të treguara nga paraardhësit e tyre. Fëmijët u përfshin edhe në restaurimin e puseve. Ata zbuluan enë, në të cilat ruhej uji. Kështu ndihmuan për prezantimin më të plotë të historisë së puseve tona. Si rezultat një firmë vendore filloi të nxjerrë dhe të mbushë shishe me ujin me emrin “Nikolla Kozlevo”. Ditën Botërore të Ujit – 22 mars, fëmijët u shpërndan të gjithëve nga ky ujë. Uji i puseve u shndërrua në një simbol të së ardhmes dhe të jetës në fshatin Nikolla Kozlevo.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..