Sallatë e freskët, djathëra të ndryshme, mish gjahu, desertë të shkëlqyeshëm, verë cilësore – kjo është një pjesë e vogël e gjellëve dhe pijeve që mund të shijoni në Sofia restaurant week në kryeqytet. Java e restoranteve është në Bullgari për të dytën herë me radhë dhe po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh, si ndër bullgarët, ashtu dhe ndër të huajit. Më shumë hollësi për javën e shijshme na sollën organizatorët Nikollaj Koev dhe anglezja Kristin Milner, e cila na befasoi me bullgarishten e saj:
“Sivjet ka 17 restorante të reja, të cilat nuk morën pjesë në edicionin e kaluar – 2016. Sivjet interesi është më i madh në krahasim me atë vitin e kaluar. Tashmë kemi 2 mijë rezervime. Marrin pjesë 25 restorante dhe çdo një prej tyre ofron meny të jashtëzakonshme. Mund të përjetoni çaste të shkëlqyera, kurse çmimi është i fiksuar që nga vetë fillimi. Mund të zbuloni lokale të reja si për ju, ashtu dhe për miqtë tuaj” – thanë organizatorët.
Gjatë edicionit të parë Sofia restaurant week u vizitua nga mbi 6000 veta, të cilat patën mundësi ta vlerësojnë seleksionimin e 25 restoranteve dhe ofertat e tyre interesante. Sivjet mikpritësit do të jenë shefat më të shquar bullgarë – Ivan Mançev, Cvetomir Nikollov, Petër Jankov dhe shumë të tjerë. Në cilat pika të botës do të na çojë Java e restoranteve në Sofje?
“Sivjet kemi 4 restorante aziatike, madje të tilla nga India – tregon Kristin Milner. – Kemi restorante nga Lindja e Mesme dhe kuzhinë të ndryshme evropiane. Çdo një restorant ka bërë përpjekje për të na ofruar një meny të shumëllojshme. Këtu nuk mund të shijoni gjellë, të cilat çdo njeri i gatuan gjatë javës. Një prej restoranteve disponon një fermë dhe gjithçka që ofrohet në meny është prodhim i tij. Do të shohim salca dhe erëza origjinale. Ejani dhe provoni. E gjithë kjo nuk mund të shpjegohet me fjalë.”
Sofia restaurant week tërheq shumë të huaj në vendin tonë, kurse në saje të fluturimeve të lira mund të vijnë shumë njerëz nga jashtë. Sipas organizatorëve të aktivitetit, Sofja është gati të bëhet një destinim tërheqës, ja përse:
“Plani ynë afatgjatë është që ta ndihmojmë Sofjen, që të bëhet një destinim i njohur kulinar. Kjo është shumë e lehtë në saje të fluturimeve të lira nga Evropa. Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por këtë herë kemi angazhuar disa njerëz, të cilët shkruajnë në faqet e tyre personale në internet në gjuhën angleze për udhëtimet e tyre. Faqet e tyre lexohen nga njerëzit në Evropë, të cilët kërkojnë destinime interesante. Mendoj se edicioni tjetër i aktivitetit do të vizitohet nga më shumë të huaj”, komentoi Kristin Milner.
Në kuadrin e këtij aktiviteti kulinar zhvillohet një garë mes 10 restoranteve, të cilat konkurrojnë se kush do të përgatisë mishin më të shijshëm prej qengji. Pikërisht mishi i qengjit dhe mishi i gjahut i tërheqin vizituesit e huaj. Çfarë mund të thuhet për të ardhmen?
“Vjeshtën do të kthehemi me një fuqi më të madhe” – thotë Nikollaj Koev dhe na bën që të ndiejmë keqardhje se ngjarja vazhdon vetëm një javë. Presim me padurim të shijojmë përsëri gjellët e jashtëzakonshme të Sofia restaurant week.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: restaurantweek.bg
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..